Për Nikolla Gruevskin edhe një ditë të shpëtojë nga burgu, ju vazhdoni ta bllokoni Kuvendin, kurse për atë qytetarët ende paguajnë tarifë radiodifuzive, qytetarët ende paguajnë rrymë të shtrenjtë, tha Damjan Mançevski, deputet i LSDM-së, në seancën kuvendore e cila vazhdon ende. Mançevski shtoi se kërkesa për shtet bi-nacional është kërkesë e Gruevskit përmes kërkesës së parimit për koalicionim fituesi me fituesin. Duke komentuar mbi rritjen e numrit të qytetarëve të cilët protestojnë rreth një muaj në shumë qytete, Mançevski tha se protestat, duke ironizuar, do të zgjerohen edhe në dy vende tjera, edhe atë Idrizovë dhe Shutkë.
Author: Rilinda
Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski sot nga foltorja e Kuvendit, deputetëve të VMRO-DPMNE-së ua lëshoi inçizimin e lajmeve të TV “Sitel” kur gazetarja Ivona Talevska, thotë se Nikolla Gruevski e ka pranuar platformën e BDI-së për të formuar Qeveri. “Të ju rikujtoj se Nikolla Gruevski arriti marrëveshje me BDI-në më 29 janar, kur shumica prej juve ishit me kostume për të festuar Qeveri të re”, tha Spasovski. https://www.youtube.com/watch?v=xUkp8X1tf04
Agjencia ‘Marili’ në kuadër të vitit për zgjedhjen e 10 grave menaxhere më të suksesshme, sot organizon tematikë ditore ‘Shëndeti dhe bukuria në funksion të gruas bashkëkohore. Kjo ngjarje organizohet për të tretë herë me radhë, e cila i dedikohet gruas, ku përveç punëve të shtëpisë dhe angazhimeve tjera harron shëndetin e saj dhe bukurinë, njofton AIM. Qëllimi i organizimit është që gruaja në një pasdite të edukohet, të informohet, të shoqërohet dhe të argëtohet. Për këtë është përgatitur një program i plotë. Kjo është një ditë edukative me numër të madh informatash edukative për shëndetin dhe bukurinë e gruas…
Portali Aktuelno.mk ka shkruar se në Gjykatën Themelore Shkupi 1 është caktuar lista e gjykatësve të cilët siç bëhet e ditur do të merren kryesisht me rastet e Prokurorisë Speciale. Sipas këtij portali, po emërohen njerëz që dyshohen për lidhje të afërta me pushtetin dhe që deri tani kanë dëshmuar me vendimet e tyre duke kundërshtuar çdo kërkesë të Prokurorisë Speciale. Disa prej këtyre emrave janë dëgjuar edhe në bisedat e përgjuara me krerë të lartë të pushtetit të VMRO-DPMNE.
skush në Bashkimin Europian nuk e pëlqen bojkotin. Kështu u shpreh eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, duke iu referuar situatave politike në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi dhe Kosovë. “Bojkoti i Parlamentit po kthehet në një lloj sporti në rajonin e Ballkanit, por vendi për debat politik është në Parlament”, tha eurodeputeti, gjatë konferencës në Parlamentin Europian me titull “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”. Kukan dënoi nacionalizmin në rritje në vendet e rajonit, që siç tha po përdorej nga politikanë të ndryshëm për të tërhequr votuesit e tyre. “Hija e së kaluarës nuk është e dobishme dhe procesi i zgjerimit…
Forumi i titulluar ‘Perspektivat evropiane të vetëqeverisjes lokale’ do të mbahet sot në Manastir në organizim të MVL dhe Asociacionit evropian për demokraci lokale-ALDA, në suaza të Programit për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Normandisë. Forumin do ta hapë ministrja e Vetëqeverisjes Lokale, Shiret Elezi, kurse do të marrin pjesë anëtarë të këshillave komunale, nëpunës shtetërorë të cilët punojnë në komunat, përfaqësues nga Qendrat për zhvillim rajonal dhe organizata civile, njofton AIM. ‘Qëllimi i këtij takimi treditor është të diskutohet për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane, me përqendrim në rolin e vetëqeverisjes lokale’, informojnë organizatorët.…
Televizioni Sitel në pronësi të Lubisav Ivanov – Xingo po përgatitet të ndryshojë stafin kryesor redaktues, duke përfshirë edhe kryeredaktorin Dragan Pavlloviç – Llatas. Ky i fundit tanimë është stolisur edhe me titullin akademik prof.dr, dhe se mund të përfshihet në ndonjë universitet privat. Llatas ka shkuar në pushim vjetor, ndërsa sipas portalit Libertas, menaxhmenti i këtij televizioni po zhvillon bisedime që në vend të tij të vjen një kuadër nga jashtë.
Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i ngrohtë dhe i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej 3 deri në 18 gradë celsius. Në Shkup do të kemi gjithashtu mot të kthjellët dhe me diell. Temperatura do të lëvizin prej 7 deri në 17 gradë celsius.
Bdi paguan Xharren për të shpifë.. Shpifjet se për Besën dielli lind në perëndim për BDI-në dielli lindë në Rusi deklaron Skender Rexhepi gjatë debatit televiziv në Tv21 në #Click Plus. Çdo etiketim, shpifje na bën më të fortë, ne nuk kemi nevojtë të promvojmë, ju pa zgjedhe hallin e UÇK-së flisni për pjesën që ne nuk votokemi ish-komandant për kryeparlamentar, ju e ndani sa vite pushtetin me VMRO-në, uleni në tavoline sa kohë me ta dhe ndani kolaçet, shton Rexhepi gjatë këtij debati në #Click Plus./Almakos
https://www.youtube.com/watch?v=WJ5MVOsyxAw Ndërkaq, deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë se për momentin Lëvizja BESA nuk është deklaruar të jetë pjesë e shumicës parlamentare, por qëndron në opozitë me VMRO-DPMNE- në… “Kjo pasi nuk dha nënshkrimet e duhura për të përkrahur kandidaturën e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi dhe nëse i shikoni edhe ulëset, ato janë ulur bashkë me VMRO-DPMNE-në”, ka theksuar Grubi i BDI-së në Click plus në TV21. https://www.youtube.com/watch?v=gD8cRQk8RYU
https://www.youtube.com/watch?v=Tu8A-kHaFYU Bashkim Bakiu, i ftuari i sontshëm në Tv 21 thekson se Ali Ahmeti na paralajmëroi se do na gjej rasti i Belgjikës, dhe këtë po e bën VMRO. Fajtor pjesërisht është BDI dhe ndryshmi i rregullores së parlamentit VMRO-BDI. “Është fakt që BDI ka pjesën më të amdhe të deputetëve, megjithatë nuk ka përgjegjësi në atë parti, nuk ka debat në atë parti a kanë kredibilitet personat të cilët kanë qenë pjesë e përgjimeve që sot të negocionë qoft me VMRO qoft me LSDM-në” u shpreh Bakiu. Natyrisht, në këtë konstalacion të sontëm ajo që duhet të ndodhë është…

