Author: Rilinda

Vendosja e tabelës në dy gjuhë: maqedonisht dhe shqip në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Ohër ka ngjallur reagime të tmerrshme fyese kundër drejtorit shqiptar Samet Rizvani. Tabela pasi që ishte vendosur para disa muajve, ajo disa netë më parë është thyer dhe vandalizuar, sidomos në pjesën ku është shkruar në shqip. Por e përditshmja “Dnevnik”, shkruan se nuk janë vandal ata që e kanë thyer tabelën, por ata që e kanë vendosur. Kjo sipas kësaj gazete bazohet në ate se gjuhëa shqipe nuk është zyrtare në Ohër dhe se nuk guxon të përdoret gjuha shqipe. Mediat maqedonase…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama flet për dialogplus mbi trazimet politike në Ballkan dhe rrezikun e ndryshimit të kufijve, mbi rritjen e ndikimit rus, marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë si dhe mungesën e vizionit strategjik të BE-së në rajon. Rama thotë se nisma për krijimin e ushtrisë së Kosovës ngrit temperaturën politike në Ballkan. Në prag të vizitës së tij në Zvicër kryeministri Rama gëzohet që do të qëndrojë në një vend, siç e quan, «monoton», dhe paralajmëron se nuk është e largët dita kur do të ketë një linjë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë, e cila do të mundësojë…

Lexo më Shumë

Kompania amerikane e inteligjencës Stratfor (Strategic Forecast) ka paralajmëruar se Rusia ka kthyer fokusin në Ballkan dhe se dëshiron të rrisë ndikimin në rajon duke shfrytëzuar tensionet në shtetet e Ballkanit, vend i cili, sipas Stratfor, paraqet një përzierje etnishë, religjionesh dhe lëvizjesh politike, transmeton AA. Stratfor në faqen e saj të internetit ka publikuar një analizë me titullin “Rusia ngacmon folenë e grerëzave”, në të cilën ka parashikuar se Rusia do të vazhdojë të përpiqet t’i shfrytëzojë përçarjet në Ballkanin Perëndimor, i cili, sipas analizës, ka qenë tradicionalisht teatër i matjes së forcave për shumë fuqi botërore, dhe se…

Lexo më Shumë

Prej të hënën dy reparte të Spitalit Shtetëror “8 Shtatori” do të mbyllen për shkak mungesës së 180 infermiereve, këtë gjë e vërtetoi për “Fokus” drejtori i spitalit Sasho Stojçev. Sipas tij, mbyllja është zgjidhja e vetme për momentin sepse nuk mund ta arrijnë ritmin e punës që e kanë. Bëhet fjalë për repartin e Pulmologjisë me Endokrinologji të Përgjithshme dhe Urgjente, kurse tashmë një periudhë të caktuar është bashkuar edhe reparti i lëkurës me infektiven. Edhe pse deri tani, udhëheqësia e spitalit disa herë ka apeluar te Ministria e Shëndetësisë për problemin me të cilin përballen, megjithatë ata gjatë…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e kaluar, dyqind e njëzet punëtorë nga fabrika LEAR në zonën e industriale në Tetovë janë pranuar në spitalet në Tetovë dhe Gostivar pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Sipas informatave paraprake nga policia, rasti është raportuar nga stafi mjekësor i Spitalit Klinik të Tetovës rreth 04:40 pas mesnate pasi më herët, rreth orës 01:00 kanë konsumuar darkët ata që ishin turni të tretë në punë. Pas dy orëve, nga gjithsej 264 punëtorë që kanë qenë aktualisht në punë, tek 220 prej tyre u shfaqën simptomat e para të helmimit me ushqim, të vjella, dhimbje barku, si dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), ka sjellë vendim që deri më 31 mars të largohen nga konvikti “Tome Stefanovski-Seniç” të gjithë banorët e lagjeve të vërshuara, pasi sipas tyre, banorët tani mund të kthehen në shtëpitë e tyre, shkruan gazeta Koha. Mbi 100 familje nga rajonet e vërshuara, Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci, u vendosën në konvikt. Muaj më parë atyre iu vazhdua qëndrimi nga ana e shtetit, kurse te premten duhet ta lëshojnë konviktin. Banorët janë të revoltuar nga ky vendim pasi, sipas tyre, nuk kanë se ku të kthehen sepse shtëpitë i kanë ende të pa banuara.…

Lexo më Shumë

Qendra për Hulumtim dhe Monitorim, në Preshevë, njofton elektoratin se sonte në ora 24,oo, fillon heshtja parazgjedhore e zgjedhjeve presidenciale në Serbi, të cilat do të mbahen, të dielën, më 2 prill 2017. Elektorati shqiptar gjatë këtyre zgjedhjeve edhe njëherë duhet të vendos vetë se a duhet dalë për të votuar, apo duhet bojkotuar ato. Përveç ndonjë subjekti politik, në Luginë të Preshevës, spektri politik ka dështuar para elektoratit, sa i përket nivelit të zgjedhjeve presidenciale. Mirëpo, ky dështim nuk është evident edhe nëpër nivelet e tjera zgjedhore në ato lokale dhe parlamentare, ku e kanë interesin e tyre partiak,…

Lexo më Shumë

Iniciativa për Maqedoni të përbashkët” protestuan edhe sot për të 32 ditë me radhë. Protesta në Shkup si zakonisht filloi nga Qeveria. Protestuesit kërkuan edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Masës së protestuesve iu drejtuan edhe dy ish kryeparlamentarët Lubisha Georgievski dhe Savo Klimovski. Ata kërkuan organizimin e një peticioni nga qytetarët dhe të dorëzohet në Bashkimin Evropian. Ata gjithashtu propozuan që organizatorët e protestës të formojnë programin e tyre dhe të kërkojnë zgjidhjen çështjeve të ngecura në gjysmë me datë dhe kohë të caktuar. Në protestën e sotme morën pjesë rreth 6 mijë qytetarë.

Lexo më Shumë

Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Shkup, – duke marrë parasysh Deklaratën e partive shqiptare parlamentare në Maqedoni, të nënshkruar në Shkup, më 7 janar 2017, me të cilën përfaqësuesit e tyre janë zotuar se: ,,Përmbushja e këtyre objektivave do të mbikëqyret nëpërmjet krijimit të Tryezës së partive shqiptare parlamentare”; – duke u bazuar në parimet themelore, sidomos nenin 1 dh 2, të Deklaratës universale për të drejtat e njeriut, të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (10 dhjetor 1948); – duke marrë parasysh Paktin ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike të Asamblesë së…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së Artan Grubi është përgjigjur në pyetjen e përfolur këtyre ditëve, se pse kjo parti nuk tërheq ministrat e saj nga postet qeveritare që ushtrojnë për momentin. Grubi në emisionin “Zig –zag” në Art chanel ka thënë se kjo i shkon në favor opozitës, konkretisht VMRO-DPMNE-së. “Nga takimi i fundit që kanë realizuar Zaev dhe Ahmeti kanë ardhur në konkludim se kjo i shkon në favor VMRO-DPMNE-së, sepse me këtë atij i jepet pushtet i plotë në ekzekutiv, komuna…, me çka nga ana e tyre kjo është refuzuar ”, ka thënë Grubi i BDI-së, duke shtuar se protestuesit…

Lexo më Shumë

Borxhi publik i Maqedonisë edhe zyrtarisht kaloi shifrat e 5 miliardë eurove. Numratori në ueb faqen Javendolg.mk tregon se borxhi publik i Maqedonisë në mënyrë maramendëse po rritet në çdo sekondë, ndërsa për momentin arrin vlerën prej 5 000 041 000eurove, transmeton Aktuale.mk I llogaritur sipas Bruto prodhimit vendor, borxhi publik kap vlerën prej 53.21 % të BPV-së, ndërsa në bazë statistikore çdo qytetar i Maqedonisë ka borxh në vlerë prej 2500 eurove. Të dhënat e publikuara në ueb faqen për borxhin publik janë vlerësime në bazë të të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave dhe Entit shtetëror të…

Lexo më Shumë

Edhe në vazhdimin e katërt të seancës konstituive të Kuvendit, pjesën më të madhe të kohës deputetët debatuan për probleme dytësore kurse më pak ju qasen pikave të rendit të ditës. Diskutimi filloi nga kushtet për zhvillimin e sportit, bujqësisë, testimin ekstern, kushtet dhe ushqimin në shtëpitë e studentëve, në spitale dhe në qytetet tjera për të përfunduar në përplasje për deklaratën e partive shqiptare. Gjatë debatit pati akuza për ndarjen e mundshme të Maqedonisë nga njëra anë dhe akuza për shmangie nga përgjegjësitë e kriminaliteti, nga ana tjetër. “U propozoj të gjithëve që të klikoni në njërën nga ueb…

Lexo më Shumë