“Shqiptarët e Maqedonisë na bëjnë krenarë për faktin se janë mbështetësit kryesorë të integrimit euroatlantik të Maqedonisë “ shprehet Nazif Cungu kryetar i Forcës së re Demokratike në Mal të Zi dhe kryetar i Uqinit, në një intervistë ekskluzive për portalin “TetovaSot”. Sipas tij sjellja e partive maqedonase ndaj shqiptarëve kujton retorikën shoviniste të viteve të errëta të shekullit të kaluar. Një qëndrim kaq flagrant e të egër anti shqiptar nuk e kanë as serbët e Malit të Zi. Si e komentoni “Deklaratën Shqiptare” të nënshkruar nga liderët shqiptarë , ku tani kemi një parti si VMRO e Gruevskit që…
Author: Rilinda
Në Komunën e Gostivarit vijon projekti për gjelbërimin dhe mbjelljen e druve dekorativ në brendinë e qytetit. Aksioni i radhës, njofton Komuna e Gostivarit ka përfshirë sipërfaqen përgjatë rrugës “Sedek Kostovski”. I pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili tha që ndër prioritetet e Komunës mbetet mirëmbajtja e gjelbërimit dhe mbjellja e druve në mjediset publike. “Në të njëjtin vend para dy vite mbollëm dru dekorativ që i kishim donacion nga Shqipëria, por që për shkak të kushteve klimatike u thanë dhe nuk i rezistuan klimës që kemi në vendin tonë. Si komunë…
VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate thekson se luajtja dhe tregtia me interesat shtetërore ka ngritur apetitet e strukturave të ndryshme që nuk e duan të mirën e Maqedonisë. Nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se ka vazhduar me poshtërimin e popullit maqedonas duke i quajtur sllavo-maqedonas dhe sipas tyre, në mënyrë indirekte ka porositru se nëse Maqedonia nuk e ndryshon emrin dhe nuk lufton për hyrje në BE, atëherë do to ngjallen idetë për ndryshimin e kufijve. “Opinioni ishte dëshmitarë se LSDM-ja është pajtuar për dygjuhësinë, ndryshimin e parave dhe uniformave. Opinioni e dëgjoi Zaevin si është i gatshëm…
Rreth 20 gjyqtarë kanë kundërshtuar risistemimin e kryetarit të Gjykatës Penale, Stojançe Ribarev, thonë pjesë e gjyqtarëve për televizionin Telma. Nga Gjykata Supreme thonë që kur të skadojë afati do të dalin me informacion zyrtarë se a është kundërshtuar ky vendim, sa e kanë kundërshtuar dhe kur do të shqyrtohen ankesat dhe kundërshtimet. Nëse vlerësohet sipas numrit të ndryshimeve por edhe atë të kundërshtimeve, ky risistemim ka shkaktuar më shumë reagime sesa ai për kryetaren Mihajlova. Ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Jordan Mitrinovski thotë se kryetari i gjykatës nuk duhet që pa pajtimin e gjyqtarëve ti transferojë ata nga…
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Muzliu, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi, më 2 prill. Ai i tha agjencisë Beta se këtë thirrje e ka bërë për shkak se asnjëri prej kandidatëve presidencialë në programin e tij nuk ka treguar interesim për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Serbi. Zoti Musliu, që është edhe lider i Lëvizjes për Progres Demokratik, ka deklaruar se të gjithë kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë “treguar diskriminim ndaj shqiptarëve, që është edhe shkak i ftesës së tij, që votuesit shqiptarë të…
Besa duhej e para të dalë në rrugë, pasi u humbi dy deputet nga KSHZ-së, e pastaj edhe LSDM. Kështu e ka kujtuar Isen Saliu, drejtor informacioni në gazetën Lajm, deputetin e Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, në “Top Tema”. “Gabuat me Platformën, iu bashkangjitet BDI-së dhe tani i dhatë preteks VMRO-DPMNE-së”, ishte decid Iseni. Gashi nuk u pajtua me kritikën e Saliut, duke thënë se nuk kanë kërkuar Platformën, por kanë shkuar në Tiranë për t’iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit shqiptar Edi Ramës dhe jo Ali Ahmetit.
Pas heqjes së flamurit shtetëror në qendër të Kumanovës dhe vendosjes së atij kombëtar shqiptar, ka reaguar edhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri. Ai këtë akt e ka quajtur akt të turpshëm dhe se kjo i shërben vetëm partisë së Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. “Si deputet i NJZ 2 ku ben pjese edhe Kumanova, dua tu them gjithe qytetareve se kjo qe ndodhi sot ne kete qytet eshte akt i turpshem dhe ne sherbim te regjimit Gruevski dhe askujt tjeter. I beje thirrje qytetareve ne kete qytet pavarsishte perkatesise etnike te ruajn qetesin dhe gjakftohesin pasiqe paqa dhe mireqenja mes…
Llogaria bankare i është mbyllur edhe gazetarit proqeveritar dhe kontrovers, Milenko Nedelkovski , njoftoi javorja Fokus. Kjo është bërë e ditur pasi që gjykata ka urdhëruar që Nedelkovski ti paguaj dëmshpërblim gazetarit Borjan Jovanovski, për fyerje. Por mospagesa e borxhit ka bërë që ti bllokohet llogaria. Ky është gazetari i dytë që i bllokohet llogaria, pas gazetares Ivona Talevska.
Shënimi i 31 Marsit, Ditës së gjyqësorit të Maqedonisë, sot po kalon me bojkotim nga administrata gjyqësore. Nga Shoqata e administratës gjyqësore të R. së Maqedonisë thonë se janë të detyruar të mos i mbështesin aktivitetet e këtij viti për shënimin e festës dhe se qëndrojnë edhe më tej në kërkesat e tyre për rritje rroge, transmeton meta.mk. Nga Shoqata paralajmëruan masa më radikale për shkak se të gjitha ata që kanë qenë pjesë e grevës së administratës gjyqësore janë gjobitur me 40% ulje rroge dy muaj me radhë. Thonë se gjykatësit, prokurorët dhe nëpunësit e prokurorëve marrin rritje rroge…
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në publikimin e shpallur në internet faqen e saj Informacion për lëvizjet në qarkullimin pagesor në vitin 2016 thekson se në vlerën më të madhe të transaksioneve pa para të gatshme apo 99 për qind janë realizuar përmes transfertave kreditore, ndërsa pjesa tjetër me kartela pagesore. Kjo strukturë e transaksioneve pa para të gatshme, sipas BPRM-së, përkon me strukturën e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Evropës Juglindore (EQLJL) dhe në vendet e vjetra anëtare të BE-së, ku transfertat kreditore marrin pjesë me 99,2 për qind dhe me 94,2 për qind. Në kuadër të…
– Prodhimtaria industriale në dy muajt e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është ulur për 1,9 për qind. Në shkurt të këtij vitit krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar ulja arrin 1,3 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Shikuar sipas sektorëve, te prodhimtaria industriale në sektorin e “minierave dhe nxjerrjes së gurit” në shkurt të këtij vitit në krahasim me muajin e njëjtë nga viti i kaluar është shënuar ulje prej 4,9 për qind, ndërsa 4,4 për qind në “industrinë e përpunimit”, Rritje prej 31,9 për qind statistika…
Sot në mesditë rreth orës 13:40 në Shkup ka ndodhur zjarr nga oxhaku i restorantit, në rrugën ‘Bitpazarska’. Policia sot ka informuar se është kapluar nga zjarri restoranti i 47-vjeçarit XH.V. nga Shkupi. Përveç oxhakut, me zjarr është kapluar edhe konstruksionet e çative të tre banesave. Nga ana e ekipës nga Brigada e Njësitit për kundërzjarr, zjarri është shuar dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Inspektimi i vendit nga zjarri do të kryhet gjatë ditës.

