Internet portali i Brukselit “EU Observer”, sot doli me lajm të shkurtër për vizitën e djeshme të kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në Maqedoni dhe deklaratën e tij në lidhje me krizën politike. Në tekstin e titulluar “Apeli i Tuskit hasi në vesh të shurdhër në Maqedoni”, portali shkruan se presidenti Gjorge Ivnaov, i bllokon partitë shqiptare që t’i ngjiten Qeverisë koalciionuese. “Kryetar i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i tha presidentit Gjorge Ivanv në Shkup se procedurat e tij e mbajnë peng shtetin që të kthehen në rrugën euro-atlantike. Ai, gjithashtu kërkoi nga ai që të mos…
Author: Rilinda
Komuna Qendër sot herët në mëngjes ka nisur me rrënimin e një objekti që siç thuhet është ndërtim ilegal në rrugën e “Plastikave” në Shkup. Sipas komunës Qendër, rrënimi i objektit ilegal midis rrugëve “Samoili” dhe “Nikola Karev” ka nisur në orën 3.30 me asistimin e policisë, përcjell INA. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes as sot nuk është paraqitur investitori i këtij objekti, që është i panjohur. Vendimi për rrënim ishte dhënë në fazën e parë, kur inspektorët e ndërtimit kishin konstatuar se bëhet fjalë për ndërtim të paligjshëm, por investitori kishte vazhduar ndërtimin. https://www.youtube.com/watch?v=81rwylYMbuU
Pas këmbënglujes së Kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, që të mos mandatoj Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re të vendit, një nismë e quajtur ”Iniciativa Megafon” ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar dorëheqjen e Ivanovit, njofton Telegrafi. Peticioni është online dhe kërkon që kryetar Ivanov të dorëhiqet për shkak se, siç shkruan në nismë, e ka shkelur Kushtetutën e vendit dhe e shtynë Maqedoninë drejt paqëndrueshmërisë dhe problemeve përmes pengimit të transferimit të qetë të pushtetit. Ata ia rikujtojnë Ivanovit rastin e SHBA-ve, ku Hillary Clinton fitoi 3 milionë vota më shumë se Donald Trump,…
Në emisionin Zig Zag në TV Art ishte i ftuar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, i cili deklaroi se me fillimin e dialogut në Kuvend, edhe punët kanë filluar të ecin mbarë. “Si hap i parë duhet të jetë vendosja e rregullave fikse. Duhet marrëveshje për çështjet të cilat deri tani janë aplikuar pa marrëveshje. Duhet të fiksohet se kush bën Qeveri, kush e merr kryetarin e Kuvendit, etj. Praktikë në gjithë vendet evropiane është që kryetari i Kuvendit t’u takojë partisë që fiton zgjedhjet”, deklaroi Nikolla Popovski. Edhe në këtë debat, Poposki mbrojti qëndrimin se zgjedhjet e…
Sektori i punëve të brendshme në Shkup bën të ditur se në 13 aksidente të ndodhura dje në Shkup kanë vdekur dy persona, kurse janë lënduar shtatë persona. Për shkak të një numri të madh shkeljesh në komunikacion, 18 shoferë janë dënuar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, një tjetër ka qenë i dehur, tre shoferë tjerë kanë kaluar në të kuqen, si edhe 16 të tjerë nuk kanë patur patent shoferi ose nuk e kanë patur automjetin e tyre të regjistruar.
Maqedonia është në nivel më të ulët të demokracisë që nga vitit 2001 kur vendi u përball me konflikt të dhunshëm etnik. Kjo thuhet në raportin e ri të publikuar sot nga “Freedom House” të titulluar “vendet në tranzicion”. Në raport Maqedonia edhe më tej gjendet në grupin e vendeve me Qeveri tranzicionale ose me regjim hibrid. Në të njëjtin grup me Maqedoninë janë edhe Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Kosova si Ukraina dhe Romania, gjegjësisht, ka bërë përparim dhe nga vendi me regjim autoritar gjysmë të konsoliduar, hyri në kategorinë me regjim hibrid. E përbashkëta e të gjitha…
Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti, ka qenë i ftuar në emisionin “E diell” të Top Channel, ku ka deklaruar ndër të tjera se është shumë normale që partitë shqiptare të Maqedonisë, për çështje mbarëkombëtare, të konsultohen dhe komunikojnë me Prishtinën dhe Tiranën zyrtare e për këtë aspak nuk duhet të kompleksohen, sipas tij mos vallë ata maqedonas që protestojnë e janë kundër kësaj, kanë pritur që dikush të shkojë në Beograd apo Sofje! https://www.youtube.com/watch?v=iFNrjSfe1cA Moderatori i njohru shqiptar, Adi Krasta i ka parashtruar një pyetje tepër direkte shkrimtarit Kim Mehmeti, lidhur me maqedonasit. “Ok, një pyetje direkte, mos duan dru?”,…
Muaji prill konsiderohet të jetë muaji kushtuar personave me autizëm. Që nga viti 1966 është zbuluar e ashtuquajtura terapia ABA (Applied Behavior Analysis) për zhvillim të aftësive të munguara në këto persona, por në Maqedoni nuk ka program dhe trajtim të veçantë për këtë kategori të fëmijëve edhe pse numri i tyre rritet. Më së shumti nga tërë ky mosinteresim institucional vuajnë fëmijët, pastaj prindërit dhe më pas personat të cilët pa mbështetje institucionale merren me trajtimin e tyre. Megjithatë, shpresëdhënëse në tërë këtë rreth jo-sensibilizues është dëshira për bashkëpunim dhe angazhim nga ana e prindërve. Profesori Bujar Hoxha, prindi…
Vazhdon debati në seancën konstituive të Kuvendit, por jo për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, por për qerim hesapesh mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov ka kujtuar kolegët se po krijojnë një praktikë të keqe parlamentare. “Po krijojmë praktikë për ta vrarë demokracinë. Askush nuk është kundër që të ketë debat. Megjithatë, është e papranueshme të lejoni replika dhe kundër replika të deputetëve nga e njëjta parti. Kudo në botë, pas zgjedhjeve pason krijimi i Kuvendi në mënyrë solemne. Krsto Mukoski, deputet i VMRO-DPMNE, në replikën e tij i tha Shilegovit se bëhet…
Deputeti i LSDM-së, Damjan Mançevski ka pyetur deputetët e OBRM-PDUKM-së a janë duke kërkuar ende që qeveri të bëjnë fituesi me fituesin. ”A kërkoni ju ende që të bëni qeveri mes fituesit dhe fituesit. Por kjo do të thotë se shteti duhet të bëhet shtet binacional. Ashtu siç e keni kërkuar deri tani, është njejtë si në kohën e luftës, kur kërkonit ndarjen e Maqedonisë, prej Grupçini dhe deri në Grupçin.” tha Mançevski deri tani.
Një djalë pesëmbëdhjetë vjeçar nga Kumanova është akuzuar për veprë penale “sulm gjinor ndaj një vajze që ka mbushur 14 vjet”, kumtoi sot MPB-ja. “I dyshuari i cili ka qenë në lidhje dashurie me vajzën dhe në dhjetor të vitit 2016 në vendin e quajtur “Spomen Kosturnica” ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën”, njoftojnë nga Ministria.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga vizita e sotme e kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk pret thënie precize për dalje nga kriza politike në të cilën ndodhet Maqedonia. “Besoj se kjo do të jetë në frymë dhe konotacion të njëjtë të asaj që e dëgjojmë nga e tërë bota demokratike tërë këtyre ditëve dhe muajve, e ajo është transferim i qetë dhe i shpejtë i pushtetit, dorëzim i pushtetit, respektim i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, respektim i shumicës së deklaruar dhe të formuar”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas shtyrjes së procesit gjyqësor…

