Moti në Maqedoni do të jetë me diell me më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët me drejtim jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 231 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Temperatura do të jetë deri në 20 gradë.
Author: Rilinda
Gjykata Themelore në Prilep ka hedhur poshtë edhe tre akuzat e fundit kundër njërit nga udhëheqësve të “Revolucionit laraman” në Prilep, Zharko Stevanoski, të cilat i dorëzoi SPB Manastir në Stacionin Policor në Prilepit. Me këtë, avokati nga Prilepi është i liruar nga 7 akuzat për prishje të rendit dhe sigurisë në komunikacion gjatë kohës së protestave qytetare vitin e kaluar me emrin “Revolucioni Laraman” nëpër më shumë vende të Maqedonisë, kundër krimit dhe korrupsionit të funksionarëve të Maqedonisë.
LSDM-ja ka lëshuar një kumtesë në të cilën thotë se në blerjen e ilaçeve 75% të çmimit e paguajnë qytetarët, ndërsa vetëm 25% e paguan Fondi i shëndetësisë. Sipas LSDM-së këto të dhëna e vendosin Maqedoninë në mes katër vendeve në Evropë, që shteti më së paku subvencionon ilaçe për qytetarët, transmeton Telegrafi. “Qeveritë në rajon, Bullgari, Serbi, Slloveni, Greqi, Mali i Zi, më shumë ju ndihmojnë qytetarëve të tyre, kur është në pyetje subvencionimi për ilaçe. Kjo ju ndodh qytetarëve të Maqedonisë, në kushte të varfërisë së skajshme, kur mbi 500 mijë qytetarët jetojnë në pragun e varfërisë. Dhe…
Gati dy e treta e të rinjve në Maqedoni janë analfabet funksional. Kjo është theksuar në raportin e ri të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga 70 vende të botës, Maqedonia gjendet në pozitën e 68 para Kosovës dhe Republikës Domenikane, përcjell Telegrafi Maqedoni. Analfabetizmi funksional nënkupton se një person është në gjendje të lexojë, shkruajë dhe të flasë në aftësi themelore, por nuk ka njohuri themelore për punën në kompjuter, si dhe njohjen e ndonjë gjuhe të huaj. Sipas raportit, 40% e popullsisë së Maqedonisë nuk është e përfshirë në tregun e punës, ekziston përqindje e madhe…
Fabio Liberti i ri nga Italia e fitoi çmimin për koreografi më të mirë në “Fluturën e Artë 2017″ në gala mbrëmjen e mbrëmshme të Garës internacionale për koreograf të rinj “Tanclab” në suaza të programit të festivalit të vallëzimit modern “Tanc fest”. Siç kumtoi “Tanc fest” këtë vit në “Tanclab” ka pasur një numër të madh të aplikuesve, ndërsa në paraselektim janë zgjedhur nëntë koreografë të rinj: Fabio Liberti nga Italia, Xhesika Simet nga Hungaria, Jakub Munko nga Polonia, Frederika Botini nga Italia, Veronika Akopova nga Rusia, Sonja Zani nga Italia, Diego de Rosa nga Gjermania, Beatriçe Panero nga…
Nesër pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të Komunave Ilinden, Aerodrom dhe Qendër në Shkup. Ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për shkak të ndërhyrjes teknike nga ana e EVN-së. Prej orës 10 deri 13, pa energji elektrike do të jetë objekti për prodhimin e këpurdhave në fshatin Ajvatoci në Ilinden, prej orës 8:30 deri 9:30 kullat numër 6 dhe 8 në Komunën Aerodrom, ndërsa prej orës 8:30 deri 11 një pjesë e rrugëve në Komunën Qendër
Shoqata për familje me një prindër “Një mundet” nga Shkupi sot fillon me zbatimin e projektit „One made – handmade“. Nga Shoqata u bëjnë thirrje të gjithëve të cilët kanë veshmbathtje tepricë, pëlhura dhe materiale të llojeve të ndryshme t’i donojnë në ambinetet e tyre, në rrugën “Naroden Front” nr.5, nga pra 15 e deri në orën 20. Paralajmërojnë se do të bëjnë pjesë të dobishme të disenjuara të cilat do t’i ofrojnë në të ardhmen
Rreth 1.500 garuese janë paraqitur në “garën për femra Avicena” , e cila do të mbahet sot në Parkun e Qytetit. Gara fillon nga Guaca në orën 10 me nxehje aerobik, ndërsa në orën 10:30 fillon gara. Tradicionalisht garueset do të vrapojnë në shteg të gjatë dy kilometra. Organizatorë të garës janë Lidhja e Sporteve Shkup, nën patronazh të Qytetit të Shkupit, “Gara femërore Avicena” është pjesë nga gara promovuese e “Viz er Maratona e Shkupit 2017″ dhe ka hyrë në kalendarin e Asoacionit atletik evropian. Një muaj më vonë në programin e “Viz er Maratona e Shkupit” i cili…
Nën moton “Maqedonia kundër dhunës mbi kafshët” sot në sheshin “Maqedonia” do të mbahet mbledhje publike, nën organizimin e Shoqatës për mbrojtjen e kafshëve “Anima mundi”, njofton AIM, Përmes kësaj mbledhje, organizatorët kërkojnë aktivitete nga institucionet kompetente për ndalimin e siç thonë, helmimin masiv të kafshëve endacake dhe të mbrohet liria e shitjes së helmit. “Anima mundi” njofton se helmi pohudhet në shëtitore, afër kopshteve dhe shkollave dhe se po bëhet helmim i sinkronizuar i kafshëve endacake. Nga kjo Shoqatë kërkojnë që urgjentisht të ndalohen aktivitetet dhe të ndërmerren masa për të hetuar kryerësit e siç thonë, kësaj vepre penale…
Inspektorati i Komunës Qendër ka sjellur vendim për t’u dënuar lokalet “Bruklinski” dhe “Çe”. Në të parën është konstatuar zhurmë dyfish më e madhe nga e lejuara, ndërsa matja në të dy objektet është bërë me modul preciz për matjen e zërit. Qytetarët janë ankuar për zhurmën, për shkak se objektet ndodhen në zona të banueshme dhe matja e zhurmës është bërë në orën 23. Ndërsa dy objekte tjera “Ganza” dhe “Kancelarija” edhe përkundër disa vërejtjeve nga ana e inspektoratit të Komunës Qendër, nuk kanë respektuar detyrimin ligjor për përpunimin e objekteve për mbrojtje të mjedisit jetësor. Përderisa edhe nga…
Numëratori i Uebfaqes që mat borxhin publik të Maqedonisë tregon rritje të vazhdueshme të tij, që ka arritur në 5 miliardë e 11 milionë euro, gjegjësisht 53 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shkruan gazeta Koha. Me fjalë të tjera, nëse i referohemi këtij treguesi, çdo qytetar i Maqedonisë ka borxh prej 2477 euro. Këto të dhëna nuk përputhen me të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, sipas të cilave borxhi publik nuk ka tejkaluar shifrën prej pesë miliardë. Sipas Uebfaqes së tyre, ku të dhënat e fundit janë për tremujorin e fundit të 2016, gjegjësisht fundin e muajit…
Më 12 prill skadon afati për ndërrimin e lejeve për mbajtje të armëve dhe deri në afatin tjetër qytetarët dhe personat juridik të cilët posedojnë armë me formularët e vjetër, kanë për detyrë të dorëzojnë kërkesë për rinovimin e tyre, shkruan gazeta KOHA. Në qoftë se nuk e rrespektojnë afatin ligjor në përputhje me ligjin, poseduesit do të ballafaqohen me gjobë prej 600 deri 1.000 euro, si dhe me masa të veçanta për marrjen e armëve. Edhe pse MPB deri më tani disa herë publikisht ju bëri thirrje qytetarëve që në afatin ligjor t’i ndërrojnë lejet e vjetra me të…

