Seanca e pesëdhjetë e pesë e Këshillit Komunal të Strugës, edhe pse ishte caktuar nga administrata komunale – nuk u zhvillua, sepse kreu i Këshillit, Avdulla Qazimoski, nuk pranoi ta drejtojë atë edhe pse ishte prezent në sallë. Qazimoski në arsyetimin e tij për gazetën KOHA, potencoi se ai si kryetar i Këshillit nuk ishte konsultuar fare si për rendin e ditës ashtu dhe për caktimin e kohës se kur duhet të zhvillohej seanca. Ai nënvizoi se në cilësinë e këshilltarit do të qëndrojë në sallë, por nuk do të pranojë të drejtojë të njëjtën, sepse nuk është respektuar nga…
Author: Rilinda
Shpenzimet e jetesës në mars të këtij viti, në krahasim me marsin e vitit 2016, shënojnë rritje prej 0,6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë rritje për 2,5 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të publikuara në mars të këtij viti shpenzimet në krahasim me muajin e kaluar janë më të larta për 0.5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 1,4 për qind. Rritje të indekseve të shpenzimeve të jetesës në mars të vitit 2017, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur tek frutat e freskëta dhe të ftohta për 7,3 për…
Mjekët kanë konstatuar depresion tek fëmija 1 vjeçarë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri, Nikolla todorov theksoi se nga 1200 mjekë të testuar, 70% e tyre kanë deklaruar se nuk munden saktë të njohin simptomat e depresionit. Prandaj ata kanë mbajtur ligjërata për edukimin e mjekëve amë për ti njohur shenjat e para të depresionit. “Konstatuam se këtë vit është dijagnostifikuar depresion tek një fëmijë një vjeçar. Të ngrihet vetëdija, me qëllim që ekspertët në këtë fushë, specialistet, profesorët, të merren me këtë aspekt, me qëllim që të mos përsëritet e njëjta. A është ajo rezultat I dijagnostifikimit të gabuar,…
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani është kandidati i nominuar për kryetar komune të Çairit, informon INA. Ai ka marrë mbështetjen e degës, por edhe të vetë liderit të integristëve, Ali Ahmeti. Por nga ana tjetër, jozyrtarisht mësohet se si kandidat është nominuar edhe Bekim Neziri, shefi i shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit. Neziri ka pasur mbështetje më të gjerë të forumeve partiake të BDI në këtë degë. Por për këto informacione nga kjo parti nuk kanë dashur të flasin, duke thënë se së shpejti do të bëhen publike propozimet dhe kandidaturat.
Lëvizja Besa nëpërmes një komunikate drejtuar mediave ka reaguar për gjendjen e sistemit shëndetësor në Maqedoni. ‘Sot kur shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë (dita e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë), kur në mbarë botën bëhet bilanci i suksesit të shëndetësisë, ky është edhe një moment i rëndësishëm që ta shohim se në çfarë gjendje është shëndetësia edhe në vendin tonë. Sipas një tradite për përzgjedhjen e një sëmundjeje për fokusim vjetor, këtë vit si problematikë shëndetësore me përmasa pandemike është zgjedhur depresioni, ndërsa fushata realizohet nën moton “Le të bisedojmë !”. Sipas të dhënave të OBSH-së, rreth 322 milionë…
https://www.youtube.com/watch?v=THiaZ2mevWI
Eurodeputeti Ivo Vajgël edhe njëherë ka bërë të ditur se Parlamenti evropian (PE) është kundër zgjedhjeve të reja në Maqedoni. “Nuk kam dëgjuar asnjë njeri në PE që të thotë se duhet shkuar në zgjedhje të reja…”, ka qenë decid Vajgël në emisionin 360 gradë në Alsat-M.
Nikolla Gruevskit i mundon mendja e shëndoshë, ai nuk mund të pajtohet me atë se tani më një vit nuk është kryeministër dhe se nuk mund të bëjë asgjë që të rikthen kohën, për shkak se koha e tij në politikë ka përfunduar, thonë nga LSDM, nëpërmjet një komunikate për media. “Për këtë Gruevski viziton studentët, hap salla sportive, shfrytëzon telefona zyrtarë, bën takime me ministra si shoqërues… Gruevski është i hutuar sepse nuk mund t’i pranojë ndryshimet që do të ndodhin dhe drejtësinë me të cilën ai duhet të ballafaqohet, sepse ka bërë shumë krime për 10 vite qeverisje”,…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) “dënon kërcënimet e djeshme kundër gazetarit të “Plusinfo”” duke thënë se sulmet e këtilla dëshmojnë për përshkallëzimin e dhunës kundër gazetarëve. “Sulme të këtilla kur dhunuesit në qendër të kryeqytetit marrin guximin të ndjekin gazetarë për ta rrahur, dëshmojnë për përshkallëzimin e dhunës kundër gazetarëve”, shkruan në reagimin e SHGM-së. Nga kjo Shoqatë po ashtu thonë se fushata kundër gazetarëve gjatë muajve të fundit është pasojë e fjalorit luftënxitës të të përfaqësuesve të qeverisë në largim, përkrahësve dhe mediave të tyre. Ndarja artificiale e mediave në patriot dhe tradhëtarë i shëndron gazetarët në mish…
Zgjidhja e krizës politike në Maqedoni është me rëndësi me qëllim që vendi të mund të vazhdojë me procesin reformues, i cili është kusht kyç për progres të mëtutjeshëm të rrugës drejt eurointegrimit. Jam i bindur se Maqedonia do të gjejë zgjidhje të bazuar në Kushtetutë dhe në parimet e demokracisë funksionale, thotë drejtori i Institutit italian për marrëdhënie ndërkombëtare, ambasadori Ferdinando Neli Feroxhi i cili sot po qëndron në Maqedoni me ftesë të MPJ-së. “Jam i njohur me krizën politike e cila tani është në qendër të debatit kritik në Maqedoni. U mbetet partive politike para së gjithash, edhe…
Tërësisht janë djegur dy shtëpi në lagjen Shuto Orizare të Shkupit, ndërsa dy pjesërisht, pasi mbrëmë ka shpërthyer zjarr nga deri tani shkaqe të panjohura. Sipas MPB-së, nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri ende nuk është lokalizuar. Shtëpitë e përfshira në flakë janë në pronësi i M.I. (49) dhe M.GJ., ndërsa pjesërisht janë përfshirë në flakë të A.S. (58) dhe F.T. (52).
Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në intervistën e fundit në Struga TV pasi që la të kuptohet se me gjasë nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë, e ka lënë të hapur mundësinë që mund edhe të bëhet pjesë e garës për një mandat të dytë në krye të Komunës së Strugës. Ai potencoi se disa projete të inicuara nga ai janë realizuar dhe disa të tjera po realizohen por ka hapësirë dhe mundësi që të jap kontribut edhe më tutje për zhvillimin dhe shndërrimin e Strugës në një vend më të zhvilluar. Ndërkohë duke folur në këtë…

