Author: Rilinda

Akademiku Luan Starova sot edhe zyrtarisht do ta marrë Dekoratën e Legjionit të Nderit. Në ceremoninë solemne në Rezidencën e ambasadës franceze në Shkup, Dekoratën do t’ia dorëzojë Kristian Timonie. Presidenti i Republikës së Francës e dekoron akademikun dhe shkrimtarin Luan Starova me dekoratën e lartë nga radha e Oficerit të Legjionit të nderit. Ai është bartës edhe i dekoratës së lartë franceze Komandant i arteve dhe letërsisë nga viti 2000. Këto dekorata të Starovës i ndahen për kontributin e tij të madh në zhvillimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Francës në periudhën kur ishte ambasador i parë i Republikës…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot ka kërkuar që Kuvendi dhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të hedhin poshtë dhunën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. “Duhet mendje e shëndoshë! Kuvendi dhe Gjorge Ivanov kanë për obligim të respektojnë vullnetin e shumicës së popullit të përfaqësuar me 67 deputetë dhe të mundësojnë zgjedhje të kryetarit të ri të Kuvendit dhe formim të Qeverisë së re”, shkruhet në kumtesën e LSDM-së. Nga kjo parti bëjnë të ditur së Gruevski nuk duhet të kërcënojë më dhunë në përpjekje për të ikur nga përgjegjësia duke shtuar se të punësuarit në institucione duhet të…

Lexo më Shumë

Këshilli për etikë në mediat (KEMM) reagoi në rastet e shpeshta të keqpërdorimit të disa mediave, veçanërisht, siç thonë, në kontekst të situatës aktuale politike, për zgjerimin e spekulimeve, propagandës dhe të pavërtetave, të cilat mund t’i forcojnë tensionet dhe të sjellin deri në trazira potenciale në shoqëri. “Në shembujt e tillë, Këshilli reagon tani më një kohë të gjatë, por gjatë ditëve të fundit ato janë shpeshtuar deri në nivele shqetësuese. veçanërisht shqetësues është mënyra e informimit të mediave në të cilat vërehen raporte të gazetarëve me informim të njëanshëm dhe informacione i nxitin druajtjet për trazira të mundshme…

Lexo më Shumë

Agjencia famëkeqe e statistika në Maqedoni po planifikon ti fshijë nga lista shqiptarët e diasporës, të cilët me dërgesat e tyre po e mbajnë gjallë ekonominë e falimentuar të vendit, njofton Ina. Nga Enti Shtetëror i Statistikave thonë për gazetën Dnevnik se gjatë regjistrimit të ardhshëm nuk do të përfshihen as shqiptarët që në gjashtë muajt e fundit kanë vizituar njëherë vendlindjen. Sipas këtij Enti, në regjistrim do të përfshihen vetëm banorët që kanë vendqëndrim të përhershëm në Maqedoni. Në anën tjetër, profesori Abdylmenaf Bexheti thotë se, sipas standardeve ndërkombëtare, në regjistrim duhet të përfshihen të gjitha ata shtetas të…

Lexo më Shumë

“Maqedonia për momentin është peng i tendencës ashtu siç shihet jo-reale dhe jo-demokratike nga një grup i caktuar i njerëzve në formë fizike të politikanëve dhe tregtarëve të lirë me populizmin, të cilët problemet e brendshme dhe frikën përpiqen që ta paraqesin “betejë patriotike” për mbrojtjen e shtetit nga një armik virtual”, kështu deklarohet për “DW”, nënkryetarja e BDI-së dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. “Në historinë politike dhe letrare ajo është më e konsumuar dhe shumë herë ajo tezë është pastruar, e karakterizuar për elita të caktuara totalitare, të cilët janë të humbur në nevojat personale për…

Lexo më Shumë

Konsulli i nderit të Republikës së Maqedonisë në Barcelonë të Spanjës, Mario Deus, është arrestuar në Afrikën Jugore, pasi që është i dyshuar për vrasjen e dy fëmijëve të tij, binjakë trevjeçarë, njoftojnë mediat spanjolle. Ashtu siç shkruan “Faktor”, policia e Afrikës Jugore ka informuar se nëna e fëmijëve e cila ka qenë shtetase suedeze, i ka gjetur trupat në rezidencën verore të Mario Deus në afërsi të Kejp Taun, kumtoi zëdhënësi i policisë Andre Traut. Kur nëna ka arritur në vilën familjare, i dyshuari për vrasje ka ikur me veturën e tij, por më vonë është arrestuar në Kejp…

Lexo më Shumë

LSDM sot nëpërmjet kumtesës bën porosi që institucionet janë të obligueshme që të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit dhe të mos u nënshtrohen skenarëve ë dhunshme. Sipas LSDM-së, shumë shpejtë do të zgjidhet kryetar i Kuvendit, ndërkaq më pas edhe Qeveria e re e qytetarëve të Maqedonisë unitare, në pajtueshmëri me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet në shtet. “Vendimi është i 700.000 qytetarëve në zgjedhjet kredibile, të transformuar në 67 mandate të deputetëve në shumicën parlamentare, e cila ka të drejtë, por edhe detyrë që ta zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë e re”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, kërcënon me reagim të ashpër nëse, sipas tij, LSDM-ja tenton që jashtë rregullores të emëroj kryetar të Kuvendit, duke shtuar se populli nuk do të qëndrojë duarkryq. Sipas tij, do të ishte gabim i madh i LSDM-së në drejtim të shkeljes së demokracisë dhe stabilitetit në Maqedoni, duke theksuar se populli është i njohur dhe i vetëdijshëm se, siç tha, Zaevi ka marrë obligime dhe ka fituar faturë për ato obligime. Gruevski paralajmëron Zaevin që, sipas tij, të mos luaj me demokracinë dhe me popullin pasi që shteti nuk është i tij, por i popullit.

Lexo më Shumë

Kriza politike ka goditur edhe pagesën e rregullt të rrogave. Është rritur numri i kompanive të cilat nuk munden në kohë t’i paguajnë obligimet ndaj të punësuarve. Sipas të dhënave që Alsat-M i mori nga Drejtoria e të Hyrave Publike, vetëm për 1 muaj përkatësisht nga janari deri në shkurt të këtij viti, 2000 kompani janë vonuar me pagesën e rrogave në afatin e paraparë me ligj. Në mënyrë shtesë, numri i kompanive që aspak nuk e kanë paguar rrogën e shkurtit është rritur për rreth 2000, krahasuar me janarin. Kjo do të thotë se gjithsej janë 3776 kompani që…

Lexo më Shumë

Në Hasanbeg të Shkupit ka ndodhur një përleshje e armatosur me ç’rast është plagosur një i punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK). Rasti ka ndodhur ditën e djeshme kur një i panjohur me veturë ”Pasta” është afruar te një veturë ”Golf” dhe ka gjuajtur me armë ndaj udhëtarëve. Sipas burimeve të Tv Telma, të sulmuarit i janë kundërpërgjigjur zjarrit që ka shkaktuar ikjen e sulmuesit. Policia ka të dhëna të sakta për identitetin e personave të sulmuar. Sulmuesi ka dashur që të vret vëllain e personit që e ka paraqitur rastin në polici. Këto burime policore për Tv…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në korsi të thata, pa pengesa dhe ndalesa. Nëpër ngushtica dhe gryka mali mund të ketë rrokullisje të gurëve. Shpeshtësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është e nivelit mesatar, ndërkaq në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.

Lexo më Shumë

Krizës politike në Maqedoni jo që nuk i duket zgjidhja, por ajo ndodhet para shpërthimit edhe në aspekt të sigurisë, paralajmërojnë njohësit e çështjeve politike dhe të sigurisë, transmeton REL. Komentet e tyre pasojnë kërcënimet e fundit të presidentit Gjorge Ivanov dhe të kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevski, se nuk do të heqin asnjëherë dorë nga bllokimi i formimit të institucioneve të reja, për shkak të, siç thonë, ruajtjes së integritetit dhe sovranitetit të Maqedonisë nga platformat e huaja duke aluduar në deklaratën e partive politike shqiptare, që të mos bëhet pjesë e programit të ri qeveritar të LSDM-së dhe…

Lexo më Shumë