LSDM-ja sot përmes një kumtese lidhur me qëndrimet e shprehura të liderit të VMRO-DPMNE-së për punësimet e reja thekson se ai nuk ka të drejtë çfarëdo qoftë t’u premtojë qytetarëve sepse ka humbur në zgjedhje. “Punësime të reja do të ketë. Do të ketë mbështetje të madhe shtetërore për ndërmarrjet vendore. Do të ketë investime të huaja reale. Por tërë këtë do ta sigurojë qeveria e re reformuese e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë. Pastaj shtohet se 700 mijë qytetarëve mbi 67-të deputetë e kanë formuar shumicën e madhe parlamentare e cila, siç thuhet, shumë shpejtë do…
Author: Rilinda
Maqedonia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është pjesë e turneut të senatorit amerikan John McCain. Fakti që ky senator, me ndikim nga radhët e republikanëve dhe ish kandidat për president, anashkalon Maqedoninë është një porosi e fuqishme diplomatike për krizën në Maqedoni, vlerësojnë analistët, transmeton REL. Denko Maleski, ish ministër i Punëve të Jashtme, beson se senatori John McCain është këshilluar që ta anashkalojë Maqedoninë për shkak të situatës politike e cila nuk po zgjidhet ashtu siç praktikohet në shtetet demokratike ku bëjnë pjesë edhe SHBA-të “Kjo tek ne nuk është praktikuar, që edhe e shkualifikon…
Qyteti i Shkupit këtë vit do të ndajë 10 milionë denarë për subvencionimin e qytetarëve të Shkupit për blerje të biçikletave të reja. Kryetrari i komunës Koce Trajanovski informoi se në seancën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit në rend dite do të jetë vendimi me të cilin parashikohet subvencionim deri 4.000 denarë për blerjen e biçikletave, me ç’ka me këtë masë pritet të ndahen subvencione për të paktën 2500 biçikleta. Sipas Trajanovskit, kjo është një nga masat e drejtpërdrejta për avancimin e qarkullimit të çiklizmit në qytet dhe të stimulohen qytetarët në numër gjithnjë e më të…
Policia ka arrestuar njeriun që dyshohet për vjedhjen në NLB ”Tutunska Banka”. Personi që dyshohet se ka vjedhur 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor ”Kisella Voda” në Shkup dhe ndaj tij do të merren masat e duhura Vjedhjen, sipas denoncimit e ka kryer B.S. (40), i punësuar në NLB banka. Ndryshe, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:58 kur drejtori i kësaj banke ka lajmëruar autoritetet se një i punësuar ka marrë 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro, i ka futur në një qese plastike dhe është larguar në…
Sonte në emisionin debativ #ClickPlus në TV21, tema e cila do të debatohet është: Ndikimi i krizës politike në biznes! Sa ndikoi kriza politike në investimet kapitale në vend? Si po reflekton ngërçi politik në biznesin, dhe kush po çan kokën për këtë gjë? Edhe sa mund të hyjë në borxh shteti, dhe sa gjatë do të kthejnë qytetarët këto borxhe? A u la ekonomia anash për t’u zgjidhur kriza politike, dhe kush duhet dhënë llogari për ngecjen e bizneseve? Sonte, e martë, në #ClickPlus debatojnë: Driton Kuçi, ministër i ekonomisë Abdylmenaf Bexheti, akademik Xhemail Dauti, afarist Fatmir Bytyqi, OEMVP…
Kryetarja e komunës së Tetovës njëherit edhe nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, znj. Teuta Arifi sot është takuar me ambasadorin e Malit të Zi në Shkup, ekselencën e tij Predrag Mitrovic. Nuk dihen arsyet e këtij takimi mes Arifit dhe Mitrovic ndonëse akoma nuk ka ndonjë kumtesë nga komuna e Tetovës, ndërkohë që znj. Arifi është një nga zyrtaret ose të vetmet që gati cdo ditë takohet me diplomat të huaj dhe zyrtarë të lartë duke qenë kështu personaliteti më i pranuar në arenën ndërkombëtare.
Përskaj shqetësimit të aktivistëve, ekspertëve dhe banorëve të vendbanimit Lagadin, hoteli ndërtohet në largësi prej 20 metrash nga bregu i liqenit. Është duke u ndërtuar në vendin e ish shitores së ndërmarrjes së dikurshme “Tregtia e Ohrit”, e cila ka qenë vetëm në katin e parë, shkruan SCOOP. Por, ky hotel nuk është përpjekja e vetme për urbanizim dhe shkatërrim të liqenit. “Me miratimin e Ligjit për zonat e zhvillimit turistik në vitin 2012 parashihet që ky lloj i zonave të jenë zona me interes publiK. Kjo do të thotë se procedurat dhe i gjithë dokumentacioni për zbatim, gjegjësisht për…
Në Strugë sot fillon Samiti i parë ndërkombëtar për fotografi dhe videografi. Përmes kësaj ngjarje të madhe me karakter edukativ dhe ekspozues, Maqedonia, thonë organizatorët, do të paraqitet në hartën e evenimenteve me renome botërore në artet dhe bizneset digjitale. Samiti i kushtohet portet fotografive dhe fotografive të dasmës. Do të mbahet në hotel ‘Drim’ dhe do të zgjasë tre ditë, deri më 13 prill, është i pasuruar edhe me përmbajtje nga video produksioni, fotografia e modës, e rrugës dhe e gazetarisë. Në kuadër të agjendës treditore, do të prezantohen prodhimet dhe arritjet më të reja teknologjike dhe digjitale, të…
Zvarritja apo mos procedimi në kohë i proceseve gjyqësor, edhe më tej paraqet njërën prej pengesave kryesor e cila e rrezikon sigurinë juridike në Maqedoni, gjegjësisht ndikon në rritjen e mos-besueshmërisë në sistemin gjyqësor të vendit tonë. Ky konstatim është përfshirë në Raportin e fundit të Avokatit të Popullit, i cili ka potencuar se parashtresat e qytetarëve lidhur me mosrespektimin e parimit të procedimit në kohë të procedurave gjyqësor për vitin 2016 shkojnë deri në 600 ankesa, shkruan gazeta KOHA. Në mesin e shumë ankesave që janë dorëzuar në zyrën e Ombudsmanit, numërohet edhe ajo e një qytetareje të Shkupit,…
Dje ka ndodhur një vjedhje e madhe në NLB Tutunska Banka në Shkup ku i punësuari ka vjedhur hiç më pak se 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:58 kur drejtori i kësaj banke ka lajmëruar autoritetet se një i punësuar ka marrë 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro, i ka futur në një qese plastike dhe është larguar në drejtim të pa njohur. MPB është duke hetuar rastin në fjalë.
Përfaqësuesit e Qendrës ndërkomunale për punë sociale, na informuan se në disa kategori ka ulje të numrit të shfrytëzuesve, shkruan gazeta KOHA. Drejtori i Qendrës në fjalë, Kreshnik Paçuku, na informoi se sivjet ka një ulje të aplikuesve të shtesave fëmijërore. Sipas tij, nga 89 kërkesa, kjo e drejtë u takon vetëm 67. Nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë, kur numri i shfrytëzuesve të shtesave fëmijërore ishte 115, atëherë është e qartë se ulja është drastike. Po ashtu edhe të dhënat e vitit 2015 tregojnë se ky numër ka qenë 138 shfrytëzues, që do të thotë se…
Debati në Parlamentin e Maqedonisë për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij institucioni, që u propozua nga shumica e re parlamentare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët, vazhdon të zgjatet përmes pengesave procedurale të VMRO- DPMNE-së, shkruan REL. Social Demokratët në foltoren e parlamentit në vazhdimin e dhjetë të seancës parlamentare thanë se deputetët e VMRO DPMNE do të vazhdojnë të mos e përfillin rregulloren e punës së institucionit ligjvënës duke bllokuar kështu zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit të Maqedonisë gjersa të marrin një garanci përkatësisht siç thonë “një fletë…

