Në Maqedoni 84 për qind e popullatës është religjioze, 10 për qind joreligjioze, ndërsa 1 për qind prononcohen si ateistë. Madje 88 për qind e popullatës së Maqedonisë prononcohen se besojnë në Zot, 6 për qind nuk besojnë dhe po aq nuk dinë nëse besojnë ose janë pa përgjigje në pyetjen e sondazhit që e zbaton Brima Gallup mbi një ekzemplar reprezentativ nga 1,210 të anketuar të moshës mbi 15 vjeçare në shtëpitë e tyre. Në anketën që njëherit është zbatuar në 68 vende të botës nga Vin Gallup Interneshënël në kuadër të vendeve fqinje, si më religjioze janë prononcuar…
Author: Rilinda
Sonte në emisionin debativ në ClickPlus në TV21 do të debatohet në temën: “A sheh LSDM-ja dritë në fund të tunelit?” – Kush është makinist i trenit, shumica e re parlamentare, apo ajo e vjetra? – Flasin apo jo njëzëri deputetët që ia besuan Zoran Zaevit mandatin e tyre, si zgjidhje për krizën? – Ka apo jo hapësira ligjore për ta debllokuar kuvendin, dhe transfer të qetë të pushtetit? Debatojnë: Edmond Ademi Osman Kadriu Albert Musliu dhe Naser Selmani Ndiqeni sonte në ora 21:30 #TV21 #ClickPlus.
Parku tek stacioni i autobusave për vite me radhë është anashkaluar nga të gjithë Kryetarët e Komunave të cilët kanë qeverisur me Tetovën. Po të marim kronologjikishtë ngjarjet, që nga viti 1991 është premtuar që në këtë hapësira do të ndërtoheshin projekte të ndryshme. Ashtu siç kalonin udhëheqësit e Komunës, edhe premtimet për këtë hapësirë ndryshonin. Derisa vendi në fjalë u katandis në një derexhe dhe strehë, ku zhvillohej prostitucioni dhe narkomania. Në një foto të postuar në rrjetin social fejsbuk, e para e Tetovës ka postuar dy fotografi të cilat rrëfejnë të gjithë storjen.
Gjuha luftënxitëse e pranishme në mediat e Maqedonisë ku ftohen qytetarët për trazira, për të cilën Këshilli i Etikës së Mediave bëri thirrje deri te Prokuroria Publike dhe Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizule të dënojnë të njëjtën, nga Prokuroria deri më sot nuk është hapur procedurë penale ndaj mediave të cilat përdorin gjuhë të urrejtjes dhe të cilat ftuan qytetarët për trazira. Edhe pse Prokuroria duhet të reagojë, nga atje nuk e shohin të arsyeshme as të përgjigjen për mediat. E kontaktuar nga Portalb zëdhënësja Elizabeta Nedanovska tha se deri më sot për tërë këto thirrje luftënxitëse askush nga…
Avokati Ignat Pançevski, në emisionin “Moj termin” të Ognen Janevskit, tha se ekziston bisedë telefonike në të cilën, udhëheqësi aktual i seancës konstituive të Kuvendit është drejtpërdrejt i lidhur me rastin e Liqenit të Smillkovës – “Monstra”. Në bisedë, avokati Pançevski thotë se është biseduar që të fshihen gjurmët nga masakra në Liqenin e Smillkovës në të cilën u vranë pesë persona maqedonas, ndërkaq më vonë në seancë gjyqësore u dënuan gjashtë shqiptarë, pas së cilës u ngrit revolt i madh në opinion dhe akuza për proces të montuar. https://www.youtube.com/watch?v=K059PGWWk9w
Paralelizmi që prej disa vitesh po vendoset mes profesorëve maqedonas të Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov” në Shkup dhe administratorëve shqiptarë, të cilët rrinë e marrin rroga kot, nuk është thjesht një anekdotë, shkruan gazeta KOHA. Në këtë shkollë të mesme, ku vite përpara paralelet në gjuhën maqedonase mbusheshin me nxënës shqiptarë, formimi i të ashtuquajturave paralele artificiale, është reduktuar dukshëm pasi është rritur ndjeshëm shkalla e vetëdijesimit të nxënësve dhe prindërve shqiptarë, për të mos lejuar një gjë të tillë. Është shtuar edhe numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe që lejohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës…
“Kot e kanë, nuk na frikëson as VMRO-ja as BDI-ja. Mos të harxhojnë kot karburante për helikopterët e transporterët se qytetarët nuk frikohen nga lojnat e politikës”, tha për Gazetën Lajm një banor 62 vjeçar i Tetovës. Ka edhe të atillë që haptazi shprehin dyshime se këto aktivitete të shtuara janë parapërgatitje për skenare të reja destabilizimi me qëllim që të ruajnë pushtetin Fluturimet e shpeshtuara të helikopterëve mbi qiellin e Tetovës, si dhe lëvizjet e shtuara të transporterëve policorë e ushtarakë, banorët e këtij qyteti i shohin si tentim nga qeveria e VMRO-së dhe BDI-së për të frikësuar banorët…
Nëse BE-ja është serioze në lidhje me mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtat e qytetarëve të Maqedonisë duhet pastaj të vendosë sanksione, jo vetëm kundër kryetarit Gjorge Ivanov, por edhe kundër partisë në pushtet, për shkak se ata injorojnë angazhimet për të cilët ata vetë kanë rënë dakord sipas Marrëveshjes së Përzhinos. Për shembull, roli i Prokurorisë Speciale, e cila është kritike për sundimin e ligjit, thotë ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni Ervan Fuere për emisionin Faktor 24. Sipas eurodiplomatit absolutisht është vendimtare që ky presion të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur, para se situata në vend…
Sipas analizës së gazetës austriake Der Standard, Prokuroria Speciale Publike (PSP) në Maqedoni është diçka revolucionare në Ballkan. Gazeta vlerëson se publikimi i përgjimeve të paligjshme jo vetëm që paraqesin skandal të madh, por sollën themelimin e kësaj prokurorie. Der Standard shkruan se PSP-ja për shumkë është një ankth i materailizuar në shtetin ballkanik ku në dhjetë vitet e qeverisjes së, sipas gazetës, nacional-konzervatorit Nikolla Gruevski, redhi deri te thellimi në autoritarizëm. Njerëzit që nuk kanë menduar se ndonjëherë do t’u kërkohet llogari për veprat e tyre, papritmas u përballën me akuza serioze. Kjo, sipas gazetës, është diçka revolucionare në…
Situata politike në vend çdo ditë shkon duke u tensionuar, përderisa po presim formimin e Qeverisë së re, klima politike vazhdon të bëhet çdo ditë e më e nxehtë. Kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski nëpërmes disa deklaratave ka kërcënuar për destabilizim të vendit, nëse partia e Zaevit pranon formimin e Qeverisë duke pranuar, siç thonë nga VMRO-ja, “Platformën e Tiranës”, që sipas këtyre të fundit e cenon autonominë e vendit. Sipas profesorit universitar Ramadan Ramadanit, këto kërcënime dhe sidomos gjuha dhe klima e urrejtjes që përhapet duhet të merret seriozisht, por nga ana e shtetit dhe institucioneve e jo siç…
Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë sot në sheshin “Pella” në Shkup organizon ngjarje publike për fushatën e ardhshme për përmirësimin e sigurisë së të rinjve në komunikacion. Në këtë ngjarje do të mbajnë fjalim kryetari i Këshillit republikan për siguri të komunikacionit në rrugë Stojçe Stamenkovski dhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sanja Dimitrievska.
Hulumtimet që ka realizuar shoqata e Odave Ekonomike Gjermane në Maqedoni nxjerrin në pah se 51 për qind nga 71 kompanitë e anketuara, e cilësojnë si shumë të keqe gjendjen ekonomike, përderisa vetëm 10 për qind e kompanive të anketuara vlerësojnë se klima ekonomike në vend është e mirë për të zhvilluar biznes. Vetëm 11 për qind e kompanive të anketuara janë shprehur optimiste se zhvillimi ekonomik gjatë vitit 2017 do të marrë të mbarën, përderisa mbi 63 për qind e kompanive janë shprehur me pesimizëm se ekonomia e Maqedonisë do të shënojë përmirësim. Mbi 82 për qind e tyre…

