“Shumica e re parlamentare e ka marrë për obligim që së shpejti t’i zhbllokojë proceset demokratike dhe të zgjedh Qeveri të re reformuese e cila do të sigurojë jetë më të mirë për gjithë. Ajo do të bëhet sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve, ashtu siç u ngjanë politikanëve të përgjegjshëm prapa të cilëve qëndrojnë 700.000 qyte tetarë të Maqedonisë”, kumtojnë sot nga LSDM. “Pritjet e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë, por edhe të opinionit ndërkombëtarë do të realizohen, pasi që rruga e vetme e rregullt për Maqedoninë është formimi i Qeverisë”, shtojnë nga LSDM. Ata gjithashtu se LSDM do t’i…
Author: Rilinda
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) këshillon që qytetarët t’i shmangen ushqimeve me kanaqe, teglla, kuti dhe paketime të tjera të dëmtuara, grimcuara, të bymuara ose të plasaritura, të mos blihen ushqime të gatshme të cilat qëndrojnë në enë të hapura dhe se mirë t’i pastrojnë pemët dhe perimet para përdorimit. Nga AUV thonë se shëndeti hyn përmes gojës dhe prandaj duhet të kemi kujdes se si, ku dhe çfarë hamë. Nga AUV thonë se po ashtu është e rëndësishme që qytetarët të dinë se kur bëjnë treg, të lexohet deklaracioni i ushqimit dhe nëse ushqejnë jashtë të përzgjedhin vende…
Zyra e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të rinovohet dhe për këtë janë ndarë 305.000 denarë apo 5000 euro për të cilat është hapur edhe thirrje publike. Zyrë e cila gjendet në qendër të Shkupit u thye më 13 prill të vitit të kaluar nga protestuesit e ”Revolucionit Laraman”. Thyerja e zyrës së Ivanov ishte nga mllefi i protestuesve për 56 faljet që i shpalli Ivanov para një viti për politikanë të pozitës dhe opozitës. Zyra në fjalë do të rindërtohet dhe do të zbukurohet menjëherë pasi të shpallet fituesi nga thirrja e hapur.
Festivali për vallëzim bashkëkohor “Dance Fest” sot pasdite në skenën “Zebra” do ta shfaqë programin “Inkubator floating” në të cilin marrin pjesë fëmijë valltarë nga tetë deri 12-vjeç. “Ky është projekti i parë i këtij lloji tek ne, në të cilin studentët nga Qendra e re e vallëzimit nga Haga, Holandë, para publikut tonë do t’i prezantojnë kreacionete veta. Do të kemi program ët hapur në të cilin do të marrin pjesë mysafirët nga Holanda dhe fëmijë nga Qendra RIC nga Shkupi”, kumtoi “Dance Fest”. Më 16 prill “Inkubator floating” do të vazhdojë në ambient të hapur, në Fshatin e…
Dy propozimet e kryetarit të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, janë lënë në tavolinë në vazhdimin e sotëm të seancës së përgjithshme të gjykatës më të lartë, njëri që të shpallet se “bombat” nga bisedat e përgjuara nuk mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë penale, ndërkaq tjetri që Prokuroria Speciale të shpallet si organ i paautorizuar që të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, nuk kanë kaluar sot në seancë, përcjell portalb. Portali SDK mëson se gjykatësit suprem kanër efuzuar që të ngrenë dorë dhe të votojnë “për” pas propozimeve ose të ashtuquajturave referate të dorëzuara nga Vangellovski. Në vend…
Gjatë festave të Pashkëve, moti në Maqedoni do të jetë i vranët, ndërsa nga e diela pasdite dhe në orët e natës drejt të hënës priten reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Në disa vende, veçanërisht në pjesët veriperëndimore të shtetit, pritet të reshin rreth 20 litra në një metër katror. Nga e disa në mbrëmje do të fillojë të fryejë erë e kohëpaskohshme veriore. Vranësira do të ketë nga e shtuna pasdite kur në shumë vende do të ketë shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe kushte për paraqitjen e bubullimave të rralla. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, të…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot në ora 11:00 në Klubin e gazetarëve ka organizuar konferencë shtypi. SHGM ka publikuar Raportin për gjendjen e lirisë së mediave në Maqedoni në vitin 2016. Nga SHGM është konstatuar se gjendja e lirisë së mediave gjatë vitit të kaluar është përkeqësuar në të gjithë indikatorët e hulumtimit, siç është legjislativa mediatike dhe zbatimi i saj, gjendja e përgjithshme profesionale, ekonomike dhe sociale e gazetarëve si dhe siguria e tyre. ‘Nga të dhënat e marra mund të konstatohet lehtë se Qeveria i përdorë të gjitha instrumentet e pushtetit të kufizojë lirinë e shprehjes dhe…
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë për gazetën Koha se takimi i sotëm me përfaqësues të partive politike shqiptare ka qenë joformal dhe i kërkuar pikërisht nga ai dhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. “U takuam sot me të gjithë përfaqësues të partive politike për të mësuar se çfarë po ndodhë dhe cili është pozicioni i partive shqiptare lidhur me kryetarin e Parlamentit dhe formimin e Qeverisë në Maqedoni”, ka thënë Kurti, pas takimit me kreun e LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Në ndërkohë, Konjufca ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të Qeverisë dhe emërimin e kryetarit shqiptar të…
Pesë vite pas vrasjes së pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës, familjarët e viktimave Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Arsovski dhe Kiro Trpkovski, si dhe të 45 vjeçarit Borçe Stevskovski janë mbledhur te varrezat e tyre për t’i kujtuar, raporton Telma. “Pësuan fëmijët e pafajshëm për interesa të tjerëve”, thotë Rade Sllavkovski, babai i Filip Sllavkovskit. Pas pesë viteve në zi, familjarët janë edhe në terr pa informacione se deri ku është rasti për të cilin lideri i opozitës paralajmëroi se “bombat” janë dorëzuar në PSP. në mesin e tyre ka edhe numra celularësh që konsiderohen si sekrete shtetërore, e për…
Fëmijët kanë bërë gjumin në dysheke të shtruara në dysheme, tubat e nxemjes qendrore kanë qëndruar varur mbi kokat e fëmijëve, hapësira të papërshtatshme, si dhe kushte të këqija higjienike. Këto janë pjesë nga parregullsitë që i kanë konstatuar inspektorë nga MPPS-ës në dy kopshte private të fëmijëve, njëra në Shkup dhe tjetra në Manastir. Objektet janë para mbylljes. ‘Në kohën e kontrollë së kopshteve private, inspektorët kanë konstatuar parregullsi në punë. Kanë afat prej tetë deri 30 ditë për t’i përmirësuar kushte, në të kundërtën do të mbyllen’, deklaroi për TV Sitell, Ibrahim Ibrahimi, ministër i MPPS-ës. Në ndërkohë…
Sipas ligjeve në fuqi të Qeverisë greke, shtetasit të vendeve të cilët nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, përveç patent shoferit të shtetit nga vijnë duhen të posedojnë edhe patent shoferi ndërkombëtarë , ndërsa gjoba për mos posedimin e kësaj ëeje është 200 euro. Ndërsa qytetarët të ciët udhëtojnë në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Bullgari, Slloveni, Rumani, Itali dhe spanj[ nuk e kanë të deturueshme posedimin e patent shoferit ndërkombëtarë, por është e pjaftueshme të posedojnë patent shoferin të shtetit nga vijnë. Me këto shtete Maqedonia ka të firmosur marrëveshje për njohjen e reciproke të lejeve për vozitje .…
Gazeta Lajm vazhdon t’i kushtojë vëmendje 25 vjetorit të harruar të mbajtjes së referendumit për Autonominë e Iliridës. Shqiptarëve të Maqedonisë u përsëritet historia në kontekst negativ, për shkak se i harrojnë datat e tyre pozitive. Për këtë arsye, në vazhdën e kërkimeve të detajeve që kanë të bëjnë me Referendumin për Iliridën, Lajm ka arritur të sigurojë rezultatet origjinale të referendumit. Dorëshkrimet i posedon ish ministri i financave Xhevdet Hajredini, i cili i ka shkruar vetë me dorë para se të shkruhen me kompjuter. Hajredini ka qenë kryetar i Komisionit zgjedhor që realizoi këtë referendum në vitin 1992, e…

