Në banesën e M.S.(36) që gjendet në rrugën “Tashko Karaca” në Shkup, dje në ditën e Pashkëve është kryer një vjedhje që rezulton me dëm të shkaktuar prej gjysmë milioni denarësh, apo më shumë se 8.000 euro, transmeton Express. Siç informojnë nga SPB e Shkupit, bëhet fjalë për vjedhje të rëndë ku autorë të panjohur, deri me tani, mjete të përshtatshme e kanë hapur derën e ballkonit, kanë kërkuar banesën dhe kanë gjetur dhe marrë stoli ari, stoli “Swarovski, celularë dhe gjëra të tjera të vefshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Kështu autorët në mënyrë të paligjshme kanë…
Author: Rilinda
Sipas shembullit të vendeve të zhvilluara evropiane, qeveria e re reformuese do të përgatisë ligj të ri për mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Në të do të përmbahet lista e monumenteve nga rëndësia nacionale, që do të jetë dokument nga karakteri publik, i disponueshëm për qytetarët. Qeveria e re do të përpunojë strategji për sanimin e gjendjeve në të cilat gjendet trashëgimia kulturore, tha sot në konferencën për shtyp Robert Alagjozofski, kryetar i Komisionit për kulturë të LSDM-së. Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Monumente Kulturore dhe Lokalitete – 18 prilli, e cila sivjet fokusohet në trashëgiminë kulturore dhe…
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtoi se nesër do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit me rritje të temperaturës së ditës, e cila do të jetë në interval prej 14 deri në 20 gradë Celsius. Të mërkurën, nën ndikimin e valës së re të shiut, do të ketë reshje shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët veriperëndimore, veriore dhe lindore të vendit. Në vendet lokale pritet të reshin mbi 25 litra në metër katrorë. Do të fryeë erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës drejt të enjtes për shkak të…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk do ta pranojë ish kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, i cili pritet që nesër ta vizitojë nesër Maqedoninë, shkruajnë mediat proqeveritare. Nga kabineti i Ivanovit zyrtarisht thonë se në agjendën e presidentit nuk parashihet takim me Bildtin. Sipas mediave proqeveritare, Ivanov nuk do të takohet me Bildtin pasi që “ai ka qasje jo-subjektive ndaj gjendjes së brendshme politike në Maqedoni, por edhe për shkak të përpjekjeve të tija direkte në punët e brendshme të Maqedonisë”.
A do të mundet që vetëm prokurori shtetëror, Marko Zvërlevski të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, madje edhe për lëndët e prokurores speciale, Katica Janeva dhe a do të ndalohet shfrytëzimi i “bombave” si dëshmi në procedurë penale? Gjykatësit suprem pas festave të Pashkëve, gjegjësisht nesër, do të vazhdojnë me debatin për këto dy pikat, të cilat me referatet e tij, në tavolinë i vendosi kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, njofton Portalb.mk. Për profesoreshën universitare, Besa Arifi, nuk ka mëdyshje se bisedat e përgjuara mund të jenë dëshmi. Gjykatësit e Apelit, tanimë janë deklaruar pozitivisht në rastin “Spiun”…
“Nëse një vendim i tillë do të sillet nga kryetari Ahmeti nga kryesia dhe nga të gjitha organet e BDI-së, sigurisht se do ta mbështesim me të vetmin qëllim, që gjithë kjo situatë sa më shpejt të zgjidhet dhe kthehet normaliteti i funksionimit brenda shtetit tonë.” Ky nuk është vetëm qëndrimi i ministrit të drejtësisë Valdet Xhaferit. Të njëjtën gjë e thonë edhe ministrat e tjerë të BDI-së që aktualisht janë pjesë e qeverisë ekzekutive. Që të lëvizin punët përpara, ministrat thonë se janë të gatshëm të japin dorëheqje, por për këtë vendim presin “Aminin” nga Reçica e Vogël, gjegjësisht…
Shtyrja e zgjedhjeve lokale shkaktoi zbrazëtirë ligjore dhe ia lidhi duart pushtetit lokal. Pasojat negative nga kjo do t’i ndjenjë edhe banorët dhe biznesmenët, shkruan Rel. Me kalimin e mandatit të kryetarëve dhe këshilltarëve komunal kufizohen edhe kompetencat e tyre, që nënkupton se ata nuk do të mund të sjellin vendime për zhvillim të komunës. Shtyrja e mundshme e zgjedhjeve lokale ua lidh duart kryetarëve komunal në pjesën dërmuese të komunave ku sillen vendime për aktivitete të ardhshme të cilat janë me karakter sezonal, siç është vendimi për pastrimin e kanalizimit, asfaltimit të rrugëve ose renovimit të shkollave gjatë pushimit…
“Të mbizotërojë logjika e shëndoshë, të mbrohet dinjiteti i popullit”, porositën politikanët e pushtetit për festat e Pashkëve. Edhe këtë vjet këto porosi i kanë dërguar sikur zbatimi i tyre të varet vetëm nga dikush tjetër, por jo edhe nga ata që i dërgojnë. Mu ditët në vijim do të jetë test, se a do të mbizotërojë logjika e shëndoshë, pasi që festat kalojnë, ndërkaq problemet ngelin të pazgjidhura. Maqedonia tanimë katër muaj pas zgjedhjeve është pa kryetar të Kuvendit, pa Qeveri të re, ndërkaq më pakë se një muaj (27 ditë) edhe pushtetit lokal do t’i mbarojnë edhe “kompetencat…
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşuğlu, pas daljes së rezultateve jozyrtare dhe fitores në referendumin e sotëm për ndryshimet kushtetuese, ka marrë mesazhe urimi nga homologë të vendeve të ndryshme. Krahas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki, Çavuşoğlu ka marrë mesazhe urimi edhe nga homologët e tij të Hungarisë, Katarit, Arabisë Saudite, Sudanit dhe Kenias.
Deklarata e Presidentit Ivanov për të përditshmen austriake “VinerCajtung” sipas partive shqiptare është nxitëse dhe nuk kontribuon marrëdhëniet ndëretnike. BDI-ja përgënjeshtroi Ivanovi i cili tha se një bisedë telefonike ka qenë shkaktari i mos-vazhdimit të qeverisjes me VMRO –BDI. Deklarata e Ivanovit për telefonatën e supozuar, sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, është shpifje e presidentit i cili është në mbrojtje të partisë së Gruevskit. “Fillimisht i hedhim poshtë këto pretendime, këto janë shpifje. Asnjë faktor nga jashtë nuk ka ndikuar në vendimin e BDI-së, ky vendim ka qenë konsensual dhe i brendshëm i BDI-së, në momentin kur kemi konstatuar…
Me një armë në dorë edhe frikacaku bëhet trim, kështu i quan sociologu Ali Pajaziti ngjarjet e fundit që ndodhën në Komunën e Sarajit. Kurse për qasjen e të rinjve tek armët, sociologu theksoi se është lëshim i institucioneve dhe se duhet të merren masa dhe të ndalohet rreptësishtë shitja e këtillë armëve në rrjetet sociale si dhe pazare. “Unë mendoj e çështja dhe tregtimin të armëve, duhet të jetë rreptësishtë e ndaluar, sepse kjo rrit ndjenjat militantizmit dhe ndjenjën e trimërisë tek njerëzit më frikacaku. Kjo i bënë që ata të jenë distruktiv, pra të fryhen dhe pa arsye…
Mungesa e vetëdijes institucionela dhe kulturës politike, por edhe jovazhdueshmëria në funksionimin e sistemit të institucioneve, janë arsyet për krizën e thellë politike në të cilën ndodhet Maqedoni, thekson Luan Starova, bartësi i ri i çmimit Legjioni i Nderit, të cilin e ndanë Republika e Francë. “Ne nuk kemi kontinuitet, nuk mbajmë atë në institucionet tona, të cilat shumë shpesh janë nën goditjen e ndryshimeve politike. Mendoj se ky është thelbi. Paaftësia jonë është të ndërtojmë traditë për afrim dhe integrim në organizatat euro-atlantike”, deklaroi për Telma, Starova. Në pyetjen se a është optimist për atë se çfarë po ndodh…

