Author: Rilinda

Analiza e Institutit për Hulumtime ekonomike “Finance Think” në Shkup, ka nxjerrë në pah se çdo i katërti i punësuar në Maqedoni merr pagë nën mesatare. Sipas analizës 76 për qind e të punësuarve në vend paguhen më pak se 20 mijë denarë (330 euro), shkruan REL. Në bazë të entit shtetëror të statistikave, rroga mesatare në Maqedoni është 22.750 denarë. Njohësit e çështjeve ekonomike, duke komentuar rezultatet e hulumtimit në fjalë, thonë se standardi i ulët jetësor bën që qytetarët në Maqedoni, më lehtë të bëhen pre e manipulimeve të ndryshme politike. Iljo Trajkoski për Radion Evropa e Lirë…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Reshje më intensive do të ketë pasdite në pjesët lindore, ku lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjellë me bubullimë. Në disa vende pritet të bien mbi 25 l/m2. Do të fryjë erë e përforcuar jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 11, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 20 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri…

Lexo më Shumë

Sonte në emisionin ClickPlus në televizionin 21, me fillim në ora 21:30, do të mund të ndiqni debatin rreth zhvillimeve të referendumit në Turqi që u mbajtën të dielën, dhe në të cilën turqit votuan pro shtetit presidencial. Debatojnë: Erdogan Saraç, Lëvizja për Unitet Kombëtar të Turqve në Maqedoni Muhamet Halili Alajdin Demiri Ramadan Ramadani – Cilat janë ndryshimet në Turqi pas rezultateve të referendumit të së dielës? – Sa do të preket rajoni nga këto ndryshime? – Si duhet të reflektojë Ballkani Perëndimor për ndryshimin e sistemit politik në Turqi? – Pse shqiptarët e mirëpritën rezultatin pozitiv të referendumit,…

Lexo më Shumë

Nivelet e ujërave të lumenjve nëpër Maqedoni janë më të ulëta se mesatarja për muajin prill, kumtoi DPHM. Sipas matjeve hidrometeorologjike javore, niveli i lumit Vardar në Jegunovc është 60 deri në 106 centimetra për dallim nga mesatarja për muajin prill, e cili arrin 122, në Veles është pothuajse e përgjysmuar, në Shkup lëviz prej 32 deri në 53, ndërsa mesatarja është 79… Në mënyrë drastike, niveli më i ulët nga mesatarja për muajin prill është niveli i ujit të Cërnarekës në Novaci. Matjet tregojnë edhe nivele dyfish më të ulëta të lumenjve Treska në Makedonski Brod, Pçinja te Banja…

Lexo më Shumë

Shtatë kilogramë heroinë kanë konfiskuar nëpunësit doganorë gjatë fundjavës së kaluar, pikërisht ditën e shtunë, gjatë kontrollit të një automjeti motorik në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”. Heroina ishte blerë në Stamboll, ndërsa duhej të transportohej në Novi Pazar. Siç informon sot Drejtoria doganore e RM-së, automjeti, me targa serbe, e drejtuar nga shtetasi i Serbisë, të shtunën rreth orës 20:15 minuta është paraqitur për hyrje në shtet. Shoferi ka thënë se nuk ka asgjë për të paraqitur, por gjatë kontrollit të automjetit në dy akumulatorët, njëri i vendosur në pjesën e përparme dhe tjetri në pjesën e bagazhit, janë gjetur 14…

Lexo më Shumë

Palmat e blera nga vendi i varfër në Ballkan për t’i dhënë kryeqytetit dhe qyteteve të tjera një pamje tropikale, kanë rezultuar një veprim qesharak pas dy vitesh – ndërsa vendasit e shohin këtë si shembull të shpërdorimit të parave publike. Në atë që disa e shohin si një simbol të saktë të vështirësive aktuale të Maqedoni, mbi njëqind palma të mbjella në Shkup dy vite më parë – të projektuara t’i sjellin qytetit një ndjesi tropikale – janë tharë nga dimri i acartë. “Kontrolluam të gjitha palmat një nga një dhe fatkeqësisht mund të themi se vetëm 10 për…

Lexo më Shumë

Pas Ohrit, edhe Dojrani do të bëhet me muze uji. Projekti do të bazohet në kërkimet arkeologjike të realizuara në periudhën 2012-2014, kur u gjetën mbetje që tregojnë elemente të caktuar të ekzistimit të një vendbanimi edhe në Dojran. Sipas njoftimeve, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, këtë vit do të përpilohet projekt për një lagje, kurse vitin e ardhshëm pritet që të fillojë ndërtimi i saj. Mendohet që kjo lagje të ngritet në Dojranin e vjetër në pjesën ndërmjet plazhit të qytetit dhe të Strumicës, ku mund të ndërtohet edhe një vendparkim veturash. Një ndërtim i këtillë do të…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa do të fryejë edhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 20 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 19 gradë Celsius. Të mërkurën, nën ndikimin e valës së re të reshjeve, do…

Lexo më Shumë

Ka humbur jetën djaloshi 15 vjeçar i cili më 7 prill ishte lënduar rëndë pas goditjes së marrë nga rryma elektrike, përderisa ka tentuar të fotografohet mbi një vagon në depon e Hekurudhave të Maqedonisë. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se i riu dje pasdite në Qendrën Urgjente ka humbur jetën si pasoj e goditjes së marrë. Aksidenti ka ndodhur më 7 prill. I riu, rreth orës 19:00, ka hipur në vagonin ndërsa shoqja e tij 13-vjeçare ka dashur ta fotografoj. Ai është afruar tek kablloja elektrike e cila ka pasur tension të lartë. Nga goditja ka marrë…

Lexo më Shumë

Fatet e pushtetit qendror po e presin edhe pushteti lokal në Maqedoni nëse nuk arrihet marveshje për ndryshime ligjore që kanë për qëllim zgjatjen e mandatit të kryetarëve të komunave që skadon më 15 maj të këtij viti. Zgjedhjet lokale, konform ligjit, ishin paraparë të mbahen këtë muaj, por për shkak të bllokimit të punës së Kuvendit dhe mosformimit të qeverisë, ato nuk janë shpallur në afatin e paraparë me ligjin për zgjedhjet kurse deri në përfundimin e mandatit të kryetarëve të komunave ka mbetur më pak se një muaj. Qeveria teknike javën që kaloi formoi një grup pune i…

Lexo më Shumë