Author: Rilinda

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa në male do të bjerë dëborë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, ndërsa më e fuqishme pritet të jetë në pjesët jugperëndimore dhe jugore të vendit, në disa momente me shpejtësi edhe mbi 90 km/orë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në gjashtë, ndërsa e ditës prej tetë deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të përkohshëm. Do të fryjë…

Lexo më Shumë

Në qytetin e Radovishit në pjesën juglindore të Maqedonisë është pamundësuar programi me rastin e Javës së Ditëlindjes së Profetit Muhamed, raporton Anadolu Agency (AA). Këshilltari për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, duke folur për AA në lidhje me rastin, u shpreh se programin me rastin e Javës së Ditëlindjes së Profetit Muhamed të cilin e organizojnë që nga viti 1989, këtë vit e kanë organizuar edhe në Maqedoni me temën “Profeti Muhamed dhe Shoqëria e Besueshme”. Alkan rikujtoi se gjatë ditës së djeshme në Shkup u organizua program nga Fondacioni Turk për Çështje Fetare…

Lexo më Shumë

Analisti Ibrahim Mehmeti në emisionin Click Plus në televizionin 21, ka theksuar se VMRO-DPMNE-ja dikton lojën, shumica parlamentare e luan. https://www.youtube.com/watch?v=Z-KZCPbGHVg Ibrahim Memeti citon që guximi për tu ballafaquar mungon, problemi kryesor është se shumcica parlamentare praktikisht pranojë ta luaj lojën e VMRO-së. VMRO-DPMNE-ja dikton lojën, shumica parlamentare e luan. Mirëpo ne e shohim se këtu kemi shkelje të kushtetutës dhe ligjeve. Nëse shkohet me logjikën e rregullave të lojës kuptojmë se VMRO do deri në pafundësi ta thelloj situatën. Madje gabimi i parë u bë momentin që u lejua ish kryeparlamentari ta udhëheq seancën dhe kjo ka qenë pjesa…

Lexo më Shumë

A janë të bazuara shqetësimet për shpërthim të krizës ndëretnike në Maqedoni? – Edhe sa arsyetime duhet dëgjuar, për ta kuptuar se ngërçi politik, ka të bëjë me pushtetin, dhe jo raportet ndëretnike, dhe përse s’po vepron shumica e re parlamentare? – Sa janë të koordinuara partitë e bllokut të ri, rreth gjetjes së zgjidhjes për ngërçin? – Ka apo jo hapësirë për tërheqjen e deklaratës së partive parlamentare shqiptare? Sonte në #Click Plus në TV21 debatojnë: Ilmi Selami, Bekim Fazliu, Artan Dika dhe Ibrahim Mehmeti. Ilmi Selami vlerëson se rrethanat dhe situata sjanë aq të thjeshta siç mund ti…

Lexo më Shumë

Ky lokal ishte arsyeja e sulmit që iu bë dje avokatit nga Tetova Bujar Sabriut në zyrën e tij. Ky i fundit kishte marrë pronësinë e lokalit në një ankand të përmbaruesit, pasi që të njëjtin banka ia kishte marrë si hipotekë 72 vjeçarit , Vebi Abazi. 72 vjeçari asnjëherë nuk ishte pajtuar me faktin që kishte humbur lokalin, dhe kishte kërkuar që t’i kthehet përsëri. Avokati Sabriu thotë se ka pranuar që t’ia kthej pronësinë e lokalit, por ka kërkuar kompensim, e për këtë i kishte disa afate që t’i sigurojë të hollat, por kjo nuk ka qenë e…

Lexo më Shumë

BDI po kthehet në përqafimin e VMRO-DPMNE-së, raporton radio Evropa e Lirë, duke cituar burime nga Lëvizja Besa lidhur me qëndrimin e djeshëm të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se për zgjidhjen e krizës duhet të merren vesh VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja. “Në këtë drejtim ne nuk jemi shumë ët sigurt se BDI nuk luan ende në favor të VMRO-DPMNE-së, prandaj edhe daljen nga kriza e shohin përmes marrëveshjes së ndërsjellë mes VMRO-së dhe LSDM-së. pas kësaj deklarate të Ahmetit, seriozisht vihet në pikëpyetje shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja. Kjo paraqet sinjal BDI sërish po kthehet në përqafimin e VMRO-DPMNE-së”,…

Lexo më Shumë

Prindërit nuk duhet ta anulojnë vaksinimin e fëmijëve me vaksinën kundër morbilit, rubeolës dhe parotit – MRP, sepse ajo është cilësore, e kontrolluar dhe e sigurt dhe me vite po përdoret, deklalroi sot Jovanka Kostovska, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë dhe anëtare e Komitetit për imunizim. Theksoi se përfshirja e imunizimit, sivjet është e shkëlqyer dhe po rritet, përveç për MRP vaksinën, e cila është minimalisht më e vogël nga vitet tjera dhe pritet të jetë në nivel të kënaqshëm. “Nëse pranimi i vaksinës ose vaksinimi me MRP në moshën 13 muajshe, në vitin 2015 ishte 88 për qind…

Lexo më Shumë

Pas masave të ndërmarra shtesë dhe veprimeve si dhe dëshmive të siguruara në rastin e fshehjes në NLB Tutunska Banka, Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik deri tek PTHP dorëzoi njoftim me shkrim për personat G.S. (43) vëlla i të denoncuarit të parë B.S., për E.P. (24) e punësuar si komercialiste bankare në NLB Tutunska Banka dhe për B.M. (38) mik i të denoncuarit të parë, të gjithë nga Shkupi. Për ta, informoi MPB, ekzistojnë baza për dyshime se kanë kryer vepër penale “fshehje”, “ndihmesë”, me ç’rast të denoncuarit të parë drejtpërdrejt i kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale…

Lexo më Shumë

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë pasdite e vazhduan seancën konstitutive, në të cilën u debatua për përzgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Edhe vazhdimi i sotëm i 14-të nga debati kaloi me replika, kundër replika nga deputetët. VMRO-DPMNE kërkoi që LSDM të heqë dorë nga platforma e Tiranës, e cila ka qenë tema kryesore edhe sot, si dhe të organizohen zgjedhje të shpejta për dalje nga kriza aktuale. Nga LSDM-ja dhe koalicioni, përmbahen prej replikave, por vetëm me vërejtje procedurale kërkuan nga kryesuesi që ta udhëheqë seancën në pajtim me Rregulloren. Ilija Dimovski duke i replikuar bashkëpartiakes,…

Lexo më Shumë

Temperaturat, veçanërisht ato të mëngjesit, të cilat ditëve në vijim do të ulen deri në minus katër, mund të jenë katastrofale për pemët dhe hardhitë, paralajmërojnë agrometeorologët. Veçanërisht kritike është e shtuna, kur priten vranësira në territorin e gjithë Maqedonisë, që sipas tyre, do të thotë mot edhe më i ftohtë. Prandaj rekomandojnë ndërmarrjen e masave përkatëse dhe në kohë për mbrojtje. “Ndryshimi i motit dhe vala e ftohtë ajrore e cila pritet ta kaplojë territorin tonë nga verilindja gjatë ditës së nesërme do të kontribuojë për ulje drastike të temperaturave të ajrit, veçanërisht të atyre të mëngjesit prej të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike para një majit do të realizojë takim me tetë anëtarët nga Gjermania dhe Hungaria të Këshillit të drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë, sepse edhe pas katër tentimeve nuk arriti të sigurojë urdhëresë gjyqësore për kontroll në kuadër të dy hetimeve lidhur me përgjimin masiv nga viti 2008 deri në vitit 2015, shkruan sdk.mk, duke u thirrë në burime të kompanisë që për shkak të se nuk janë të autorizuar të flasin në opinion dëshirojnë të mbeten anonimë. PSP konfirmoi se pasi u përball me obstruksione nga përfaqësuesit e kapitalit shtetëror në kuadër të kësaj kompanie dhe nga…

Lexo më Shumë