Mbrojtja e konsumatorëve prej blerjes së produkteve të falsifikuara është qëllimi i fushatës për ngritjen e vetëdijes për pasoja të dëmshme, që u mbajt në Shkup në kuadër të projektit Tuining “Përforcimi i të drejtave me pronësi intelektuale” i zbatuar nga “Zyra daneze për marka tregtare dhe patenta”. Nga Drejtoria doganore, e cila mori pjesë në fushatë, theksojnë se produktet e falsifikuara paraqesin rrezik të madh për shëndetin e njerëzve, ndërsa ekonomia botërore shënon humbje të mëdha për shkak të veprimeve të cilat lidhen me prodhimin dhe lëshimin në qarkullim të produkteve të falsifikuara. “Një prej prioriteteve kryesore të Drejtorisë…
Author: Rilinda
Euro- ambasadori Samuel Zhbogar sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski në të cilin është biseduar për situatën në gjyqësorin e vendit. Detaje nga takimi nuk ka, por Zhbogar në rrjetin social Twitter shkurtë deklaroi se: “Me kryetarin e Supremes biseduam se çfarë duhet të bëhet që të ndalohet ngecja në gjyqësor. Drejtësia duhet të jetë njësoj për të gjithë”. Nga Supremja sot nuk kishte informacion zyrtar për takimin e as nuk kishte kumtesë në faqen zyrtare gjegjësisht në portalin e kësaj gjykate, ku kohëve të fundit shpallen të gjitha risitë dhe njoftimet e gjykatave në…
Pas dënimit të “Magjar Telekom” për afera korruptive në Maqedoni dhe në Malin e Zi, një prej atyre të cilët u përfshinë në këtë çështje, ka deklaruar se tashmë çështja është mbyllur. Gjatë një interviste për portalin “SDK“, ka deklaruar se funksionarë të cilët janë në pushtet, në vitin 2005 u janë dhënë ryshfet nga “Magjar Telekom” përmes afaristit grek, Dimitris Kondominas. Ai rrëfen në Neë York se të përfshirë janë edhe Vllado Buçkovski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, si edhe zv. kryeministri i mëhershëm, Musa Xhaferi. Sipas tij, në tre raste ata janë paguar nga 2.5 milionë euro. Sllobodan…
Hojt Jii, zëvendës ndihmës Sekretari për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit të hënën vjen në Shkup në takim me elitën politike në vend, mëson jozyrtarisht Televizioni 24 nga partitë në Kuvend. Sipas informatave jozyrtare, është planifikuar që ai të ketë më shumë takime në Maqedoni. Ai vjen pasi javën e kaluar Departamenti i Shtetit amerikan kërkoi urgjentisht të zhbllokohet procesi dhe njoftoi sanksione për politikanët që do të bllokojnë zgjidhjen e qeverisë së re në Maqedoni.
Pas informacioneve për prishjen e barakave të vjetra në afërsi të nënkalimit në Komunën e Butelit, kryetari Petre Latinovski, tha se sipas planit urbanistik të komunës, në vend të barakave, nuk do të ndërtohet qendër tregtare, por do të ndërtohet objekt social për 360 familje në nevojë. “As komuna e Butelit, as Ministria e transportit dhe lidhjeve, madje as qeveria nuk kanë shitur tokën. Ajo parcelë është kthyer tek pronarët privat me ligjin për denacionalizim, por tani ne nuk e dimë nëse pronarët të njëjtën ia kanë shitur dikujt tjetër. Vendi i komunës së vjetër është i zbrazët dhe ato…
Sonte në emisionin Click Plus në t21, do të mund të ndiqni debatin me temë “A mund të përshkallëzohet kriza?. Debati do të zhvillohet në mes Mersin Maksutit, Bashkim Selmanit, Besim Hodës dhe Abedin Zimberit. Përse pothuajse çdo ditë shumica e re parlamentare, paralajmëron se zhbllokimi i kuvendit është afër? Edhe sa mund ta destabilizojë shtetin ngërçi aktual politik? Sa është i mbrojtur shteti, nga rreziqet e brendshme dhe a ka rreziqe nga jashtë? Si duhet kuptuar alarmin se ka potencial për gjendje të jashtëzakonshme? A ka mekanizma shumica e re parlamentare, për të ndal përkeqësimin eventual të situatës së…
Problemet në të cilat jemi janë gjithnjë e më të mëdha. Një pjesë e politikës së qeverisë sonë në qeverinë e vitit të kaluar ishte totalitare, e përkrahur nga metodat populistike të sundimit. Në vitin 2005 Maqedonia ishte vendi i parë në rajon, tani jemi në nivel me Kosovën, deklaroi Lubomir Fërçkovski. Mysafir në këtë ngjarje ishin ambasadorët e Sllovenisë, Hollandës dhe Suedisë dhe ish ambasadorin e Maqedonisë në Zagreb, Danco Markovski. “Qeveria e re do të duhet të nis nga fillimi. Kjo nuk është formë e reformës, por ristrukturo esenciale. Duhet që të ristrukturohet një numër i madh i…
Sa i përket gjendjes në skenën politike Tetuta Arifi është shprehur se pasiqë BDI ka vendosur të jetë pjesë e shumicës parlamentare, gjatë gjithë kohës kanë takime me partitë politike partnere si dhe me përfaqqësues ndërkombëtarë. “Mbetemi në qëndrimin se do të duhet sa më shpejtë të zgjidhet kryetari I kuvendit dhe të formohet qeveria e re pasiqë ky presedan nga ata që nuk e kanë shumicën mund që të të shfrytëzohet në të ardhmen për bllokimin e proceseve. Sa I përket takimit eventual të liderëve, BDI asnjëherë nuk ka ikur asnjë takimi për dalje nga kriza, por sipas neve…
Pas Gjevgjelisë edhe Vallandova përgatitet për referendum. Iniciativa qytetare “Shpëtim për Vallandovën” ka dorëzuar kërkesë me shkrim deri te komuna për caktim të referendumit për hapjen ose jo të xeherores në rajonin e Kazandollit. Iniciativa qytetare “Shpëtim për Vallandovën” fton për tubim publik në qendrën e qytetit. Siç thonë nga iniciativa qëllimi i tubimit është që të tregohet shqetësimi për pasojat e hapjes së mundshme të xeherores në afërsi të Vallandovës. Nga “Shpëtim për Vallandovën” kërkojnë seancë publike me prezencë të qytetarëve dhe me pikë të vetme të rendit, caktimi i referendumit nëpërmjet së cilit njerëzit do të tregojnë mendimin…
Propozim buxheti i administratës Trump për USAID parashikon ndryshime për shtetet në Ballkan. Shqipëria 8.65 -> 3 (-66 %) Kosova 39.5 3 -> 3 (-31 %) Bosnja 24.7 -> 3 (-28 %) Maqedonia 5.8 -> 3 (-31 %) Mali i Zi 1.75 -> 3 (-100 %) Serbia 11.87 -> 3 (-33 %) Programi i USAID në Mal të Zi me sa duket do mbyllet. Shqipëria ka uljen më të madhe në përqindje krahasuar me shtetet e tjera në Ballkan që do vazhdojnë të kenë programe USAID.
Bashkëjetesa ka qenë dhe është pasuri e çmuar e qytetarëve të Gostivarit kështu u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në takim me delegacionin e misionit të OSBE-së në Shkup, të udhëhequr nga zëvendësambasadori, Xhefri Golstajn. Gjatë takimit, siç thuhet në kumtesë, u bisedua rreth marrëdhënieve ndëretnike, me ç’rast Bejta nënvizoi që në Gostivar jetojnë shqiptarë, maqedonas, turq, romë dhe etni të tjera. Historikisht, shtoi Bejta, bashkëjetesa ka qenë dhe është pasuri e çmuar e qytetarëve të Gostivarit të cilët jetojnë në harmoni të plotë mes veti dhe pa dallime etnike dhe religjioze. “Gostivari është qyteti i miqve,…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë qëndron pas të gjithë qytetarëve të rajonit të Tikveshit kryesisht vreshtarë, të cilët gjatë fundjavës së kaluar pësuan fatkeqësi natyrore, me ç’rast kulturat bujqësore u janë ngrirë deri në njëqind për qind. Këtë sot në konferencë për shtyp e deklaroi kryetari i qytetit të Kavadarit Aleksandar Panov, i cili paralajmëroi dëmshpërblim për të gjithë të cilët pësuan dëme. “Këto ditë kemi disa komisione në përbërje të përzier të cilët do ta konfirmojnë dëmin. Pastaj do të vijojë përcaktim i përqindjes së dëmeve dhe vlerës së kompensimit të cilin duhet ta marrin të prekurit”, kumtoi kryetari.…

