Author: Rilinda

Gjysma e studentëve në Ballkan janë të papunë dhe nuk përfundojnë studimet e regjistruara. Gjithashtu, nga 100 studentë të rinj në shtetet e rajonit, që hyjnë në sistemin e arsimit të lartë në një vit, mund të pritet që vetëm 13 prej tyre të përfundojnë studimet dhe do të gjejnë punë që është e harmonizuar me kualifikimet e tyre, shkruan gazeta KOHA. Ekziston tepricë e studentëve të diplomuar nga shumica e fushave shkencore,e sidomos nga menaxhmenti, administrata dhe juridiku. Mjaft studentë braktisin studimet që sjell deri tek shkalla e ulët e përfundimit të tyre, ndërsa edhe ata që fitojnë një…

Lexo më Shumë

Në Galerinë e Arit në NLB Banka SHA Shkup sonte do të hapat ekspozita me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë monetare të Republikës së Maqedonisë. Ekspozita është organizuar nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Muzeun Popullor të Sllovenisë dhe do ta hapë guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov dhe ambasadori i Sllovensië, Millan Jazbec.

Lexo më Shumë

SPB Shkup dorëzoi kallëzim penal kundër disa personave të cilët kanë marrë pjesë në rrahjen në Matkë më 15 prill në të cilën jetën e humbi një djalosh 17-vjeçar. Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se kallëzimi penal është dorëzuar kundër 18-vjeçarit A.E. për shkak të dyshimit bazik se ka kryer vepër penale “vrasje”, si dhe kundër 18-vjeçarit XH.S. dhe një 16-vjeçari nga fshati Shishovë, 16-vjeçari nga fshati Saraj, 13-vjeçari nga Shkupi, 14-vjeçari nga fshati Gërçec dhe 13-vjeçari nga fshati Saraj për shkak të dyshimit bazik se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në grindje”. Më 15 prill rreth orës…

Lexo më Shumë

Policia i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 600 eurove ish pjesëtarit të UÇK-së nga Dibra, Arberor Velica. Në një deklaratë për Gazetën Lajm, Velica thotë se gjoba i është shqiptuar me arsyetim se ka prishur imazhin e kryetarit të komunës, Ruzhdi Lata, nga radhët e BDI-së. Nga ana tjetër kryetari i komunës, në një deklaratë për Gazetën Lajm thotë se nuk e njeh fare Arberor Velicën. “Unë mund t’ju them se me facebook nuk merrrem nuk kam asnjë reagim, djalin as nuk e njoh kush është tamam. Trillimet I bëjnë të tjerët, por mua ata punë nuk më interesojnë.…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi u është kundërpërgjigjur sulmeve të njëpasnjëshme nga deputetët e VMRO-së, që ju bënë atij nga foltorja e Kuvendit. Xhaferi tha se nuk ka ardhur nga Marsi, por ka qenë ministër i mbrojtjes, ndërsa se si ka punuar u bëri thirje deputetëve të pyesin ministrat tjerë. Unë nuk jam i ngarkuar ashtu sikur jeni ju. Mendoni mirë qka dhe si dlisni. Të gjitha ofendimet që po i ndëgjojmë 60 ditë, vetëm ne mund ti durojmë sepse besojmë në bashkëetesë, ka thëne Xhaferi, transmeton Aktuale.mk Ai theksoi se nuk ka pasur ndërmend të paraqitet për të disktuar,…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE sot e dënoi dhe kërkoi nga organet kompetente ta ndriçojnë incidentin e djeshëm në ndeshjen e futbollit në Çair të Shkupit, ku, theksojnë, se ishte promovuar hartë për Shqipëri të Madhe në kufijtë e së cilës ka edhe pjesë të Republikës së Maqedonisë. VMRO-ja me anë të një konference për shtyp ka dënuar incidentin gjatë ndeshjes në Çair të Shkupit, ku u shfaq përsëri droni me hartën e “Shqipërisë Etnike”. “Do të mbajnë përgjegjësi të madhe për sulme të tilla ndaj Maqedonisë dhe popullit maqedonas dhe të gjithë kombësive sjellin në servilitet, në marrëdhënie kundërshtetërore të kriminelit Zoran Zaev.…

Lexo më Shumë

Dronët janë shndërruar në vegla politike “par ekselans” në Maqedoni dhe Ballkan. Rasti i parë i përdorimit të këtyre fluturakeve për qëllime politike u regjistruar kah mesi i tetorit 2014 në ndeshjes mes kombëtareve të Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, kur në mes të ndeshjes në stadiumin e KF Partizan u paraqit një dron me flamur të “Shqipërisë së madhe”. Një fluturake me mbishkrim të njëjtë dje u paraqit në stadiumin në Çair në Shkup, në ndeshjes mes ekipit të Shkupit dhe Vardarit. Policia në dhjetor 2015 arrestoi një person i cili me dron incizoi protestën e studentëve në Shkup.…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, ambasadori Ahmet Yıldız gjatë vizitës së tij zyrtare sot në Shkup është takuar me zv/ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Ilija Isajlovski dhe ministrin pa resor të Maqedonisë Bejxhan Iljas. Duke folur pas takimit me ministrin pa resor Iljas në një deklaratë për gazetarët në lidhje me takimet e tij, Yıldız tha se po viziton për herë të parë Maqedoninë dhe rikujtoi se para vizitës në Maqedoni ka zhvilluar vizitë dyditore në Kosovë me rastin e 23 Prillit, Ditës së Komunitetit Turk në Kosovë. Ai theksoi se gjatë vizitës njëditore do të ketë rastin…

Lexo më Shumë

Në maj të këtij viti ditë jo pune për të gjithë qytetarët janë 1 maji (e hënë) – Dita e Punës dhe 24 maji (e mërkurë) Dita e e Iluministëve Mbarëslloven, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke reaguar ndaj disa shkrimeve në media lidhur me ditët jo pune në maj të vitit 2017. Potencojnë se në pajtueshmëri me Ligjin për festa në Republikën e Maqedonisë dhe Programin për ditë jo pune për vitin 2017, krahas këtyre dy ditëve jo pune për të gjithë qytetarët, ditë jo pune për qytetarët pjesëtarë të komunitetit vlleh është 23 maji (e martë)…

Lexo më Shumë

Historiani i njohur John Srienen, do të vizitojë Maqedoninë për të mbajtur një ligjëratë në temë “Misionet mjekësore holandeze në Maqedoni gjatë Luftës së parë botërore”. Ligjërata do të mbahet më 24 prill me fillim në orën 19:00 në Muzeun ushtarak të Maqedonisë në Shkup, si dhe më 25 prill në orën 13:00 në Muzeun e qytetit në Manastir, organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Maqedoni.

Lexo më Shumë

Postimi i Demë Shehut në facebook: Me datën 28 Nëntor të vitit 2014 në zemrën e Shqipërisë “JUNIK”, në varrimin e Nënës së Dëshmorit të Atdheut Fadil Maloku, Begu Mirsadi, Unë dhe 3 shokë të tjerë patëm dhënë një besë: 28 Nëntorin e vitit 2015-të, ta festojm në Kryeqytetin Shpirtror të Shqipëtarëve në Shkup, pasi të kishim rikthyer 16.800 km katror brenda Hartës sè Shqipërisë Natyrale! Ky ishte qëllimi ynë dhe i bashkëluftëtarëve tanë që ranè Heroikisht me datën 9 maj! Bashkimin e trojeve Ilire-Arbrore-Shqiptare nuk ka fuqi që mund ta ndal, edhe Zoti e don këtë! Motra dhe Vëllezër…

Lexo më Shumë