Në Maqedoni edhe sot do të vazhdojnë protestat e të ashtuquajturve ”Të përbashkuar për Maqedoninë” të cilët bëjnë thirrje për hedhjen poshtë të ”Deklaratës shqiptare”, shkruan Telegrafi. Deri tani janë mbajtur 54 ditë protesta të kësaj nisme vetëm në Shkup ndërsa në mënyrë paralele protesta kishte edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë. Protestuesit së fundmi kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare ndërsa njoftuan se prej javës së ardhshme do t’i shpalosin metoda demokratike për realizimin e kërkesave të tyre.
Author: Rilinda
Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim sot publikoi thirrje për parashtrim të kërkesës për shfrytëzim të mjeteve financiare nga Instrumenti për ndihmë inkuadruese për zhvillim rural të Bashkimit Evropian. Qëllimi i Programit IPARD 2014-2020 është përmes masave përkatëse për mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural që të përmirësohet konkurrenca e prodhimtarisë bujqësore dhe sektorit bujqësor-ushqimor, përmes harmonizimit të tyre me standardet e Bashkimit Evropian dhe arritjes së mjedisit të qëndrueshëm jetësor dhe socio-ekonomik të mjediseve rurale përmes nxitjes së aktivitetit ekonomik dhe rritjes së mundësisë për punësim. Mjetet financiare nga Programi IPARD 2014-2-2- dedikohen për masat vijuese investuese…
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në ngjarjen e zbulimit të pllakës përkujtimore në Kollare të Kërçovës, në shenjë kujtimi për mbledhjen konsultative të LPK-së ka thënë se “ajo që nuk ndryshon tek anëtarët e LPK-së është se kur i thërret një çështje shumë e lartë, si që është çështja shqiptare, pra aty jemi një dhe po guxon dikush të rrezikojë gjithë atë që e kemi ndërtuar si një trup i vetëm, aty jemi një”. “Është një e vërtetë e madhe se LPK ka pasur njerëzit më sakrifikues dhe jo rastësisht arritëm që të fitojmë mbi një perandori të quajtur Jugosllavi,…
Në Bashkimin Evropian (BE) bisedohet për ndalesë të udhëtimit dhe bllokimit të xhirollogarive të politikanëve udhëheqës të Maqedoni. Siç bën të ditur DW, Shpigeli gjerman njoftoi se Merkel ka paralajmëruar Gruevskin të ndërpresë bllokadën. Shtetet anëtare të BE-së filluan me diskutime konkrete për sanksione ndaj Maqedonisë “Edhe pse shërbimi evropian për politikë të jashtme publikisht ende nuk ka diskutuar për këtë, në fund me siguri se do të vendosin për sanksione, njoftoi përfaqësuesi i shërbimit në mbledhjen e partnerëve evropian në fillim të prillit”, përcjell Shpigel. Ata gjithashtu shkruajnë se “brengosja dhe frustrimi i institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së…
Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata i ka rënë pishman dhe mohon ëndrrën e tij që Dibra një ditë do të bëhet lagje e Tiranës. “Kur kam deklaruar se Dibra do të bëhet një lagje e Tiranës, as që kam menduar në ndryshimin e kufijve mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Kufijtë nuk i përcaktojë ne, por faktorët evropian dhe ndërkombëtar”, është shprehur Lata për “Dnevnik”. Ndërkaq, ditë më parë, ai është shprehur se me përfundimin e rrugës Arbrit, Dibra do të bëhet lagje e Tiranës. “E vetmja shpresë e ardhmërisë së Dibrës ëshë rruga e Arbrit. Por, mos harroni se kur të…
Në Qendrën për dizajn dhe risi ”Dhoma Publike” në Shkup, sot do të prezantohet kuzhina e Dalmacisë. ”Shija e Dalmacisë” është edhe një aktivitet programor i proramit ”Shija e Shkupit”. ”Dhoma Publike” e zbaton këtë program në bashkëpunim me kuzhinjerë mysafir dhe ka për qëllim të krijojë vlerë të vërtetë për gastronominë dhe konsumin e mirë të ushqimit në Maqedoni. Ushqimet do të përgatiten nga kuzhinjer nga Zara, sipas recetave tradicionale të trashëguara.
Instituti për Politika Evropiane do t’i prezantojë sot rezultatet e hulumtimit në projektin ”Ndërtimi i gjeneratës së re të liderëve të rinj”. Sipas AIM-së, hulumtimet kanë të bëjnë me sfidat e politikave rinore në Maqedoni, duke u përqëndruar në aktivizimin rinor, largimi i kuadrove të rinj jashtë vendit, politikat e shteit për çrrënjëzimin e papunësisë së të rinjve dhe realizimin e praktikave studentore.
Nga sot e deri në ditën e premte, në Shkup do të mbahet takimi vjetor për përcjelljen e proceseve gjyqësore, aktivitet që organizohet nga Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) dhe Misioni i OSBE-së në Shkup. Juristë nga shtatë misione të OBSE-së dhe përfaqësues të 29 OJQ-ve nga rajoni i OSBE-së do të shkëmbejnë përvojat dhe do të flasin për sfidat që lidhen me përcjelljen e lëndëve të profilit të lartë gjyqësor dhe lëndët ku janë përfshirë grupe të ndjeshme, siç janë të miturit dhe pakicat kombëtare.
Qytetarët e Gjevgjelisë në referendumin e sotshëm me shumicë bindëse prej 97 përqind votuan “kundër” hapjes së xeheroreve në territorin e kësaj komune. Sipas rezultateve të para 154 qytetarë kanë votuar “për” ndërsa “kundër” kanë votuar 13097 qytetarët me të drejtë vote. Nga Komisioni Zgjedhor komunal thanë se sonte kalojnë afatet për ankesa. Fakti që mbi 13 mijë qytetarë të Gjevgjelisë me të drejtë vote ose rreth 70 përqind dolën sot në votime, e bën këtë referendum që të jetë i vlefshëm. Referendumin e inicoi iniciativa “Shpëtim për Gjevgjelinë”, ndërsa vendimin për mbajtjen e solli Këshilli i Komunës së Gjevgjelisë.
Pas pushimit dyditësh sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duhet ta vazhdojë mbledhjen konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në rrjedhën e deritanishme të debatit deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë nga ata të LSDM-së të heqin dorë nga marrëveshja me partitë politike shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk po respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të kalohet në votim të pikës së ardhshme…
Moti në pjesën perëndimore dhe qendrore të Maqedonisë do të jetë me vranësira të ndryshueshme me mundësi për reshje në rajonin e Ohrit, ndërsa në pjesën lindore të vendit do të jetë mot me diell dhe me erë me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të lëvizë prej minus 3 deri në 6 gradë, ndërsa temperaturat maksimale prej 11 deri në 21 gradë celsius. Në pjesët më të larta të rajonit të Osogovës dhe Maleshevisë sot në mëngjes temperatura do të ulet nën zero, ndërsa më pas nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore edhe rryme jugore do të…
Vazhdon aksioni i mbledhjes së nënshrkimeve para Kuvendit, për të ndryshuar ligjet dhe rregullat për të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta. Deri tani janë mbledhur rreth 2 mijë nënshkrime, por duhen edhe 10 mijë që kjo iniciativë të rishikohet nga deputetët në Kuvend. Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta për tre ditë me radhë kanë qëndruar para Kuvendit në “Parkun e Gruas”, duke kërkuar nga politikanët t’i ndihmojnë ata me problemet me të cilat ballafaqohen.

