Author: Rilinda

Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së dhe deputet i Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për Lajm TV ka deklaruar se do të pranonte zgjedhje të parakohshme me një parakusht. “Në qoftë se duan zgjedhje parlamentare bashkë me lokalet, do të isha i gatshëm, por me një parakusht: ne bashkë të votojmë këtu në Kuvend që Prokuroria Speciale Publike të hyjë në Kushtetutë dhe bashkë me të parashihet edhe Gjykata Speciale, me 2/3 të votohet ndryshimi i Kushtetutës”, ishte decid Sela.

Lexo më Shumë

Sonte në emisionin Click Plus në Tv21, vijon debati me temë “A mund të përshkallëzohet kriza?. Paneli zhvillohet në mes Mersin Maksutit, Besim Hodës, Bashkim Selmanit, dhe Abedin Zimberit. Mersin Maksutit vlerëson se situata që gjendemi momentalisht është brengosëse dhe kjo mazhorancë që është legjitmimuar pas zgjedhjeve e ka detyrimin kushtetues të artikulojë vullnetin e qytetarëve që ju dhanë mandatin për të qeverisë, për të krijuar konstituimin e parlamentit, të zgjidhet kryeparlamentari dhe të parandalohen skenarët e errta që shpresoj të mos ndodhin, deklaron Maksuti njofton Almakos. Lëre që deklarata e Tiranës në asnjë pikë s’rrezikon karakterin territorial të Maqedonisë,…

Lexo më Shumë

Dita e 57 me rend e protestave të organizuar “Iniciativa për Maqedoni të Bashkuar”. Sot marshi i protestuesve do të jetë ndryshe nga ditët tjera. Protestuesit u tubuan para qeverisë dhe marshuan drejt objektit të Parlamentit ndërsa marshin e përfunduan para selisë se LSDM-së. Këtë destinacion e kanë zgjedhur për shkak se sot udhëheqësit e protestave “Për Maqedoni të bashkuar”, socoaldemokratëve do u dorëzojnë disa kërkesa, ndër të cilat është edhe zhbllokimi i proceseve politike dhe ekonomike duke e hedhur poshtë Deklaratën e partive politike shqiptare, të cilën e quajnë “Paltformë e Tiranës”. Ndërkohë LSDM, sot përmes një komunikatë bëri…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në pjesën e pasdites të vazhdimit të sotëm të seancës konstitutive vazhdoi me replikat dhe kundëreplikat dhe vërejtjet procedurale. Në fokus të debatit ishte Deklarata e Tiranës dhe kërkesa për zgjedhje të reja parlamentare. Deputetët e VMRO-DPMNE-së theksuan se qytetarët janë mashtruar dhe prandaj janë në rrugë dhe se realizimi i deklaratës do të thotë vendosje e dygjuhësisë, ndryshim i emrit, flamurit dhe himnit. Deputeti Maksim Dimitrievski i LSDM-së, tha se me vetëdije po bllokohet puna e Kuvendit, ndërsa me këtë edhe e proceseve në shtet dhe kërkoi që të mundësohet transfer i qetë i…

Lexo më Shumë

LSDM-ja sot njoftoi se çdo ditë është e mundur zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i cili do të zgjidhet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet. “Çdo ditë është e mundur zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit do t’i shpall zgjedhjet lokale dhe do ta hap rrugën për zgjedhje të qeverisë së re reformuese”, deklaroi Lupço Nikollovski, deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Ai shtoi se kanë plan dhe strategji për zhbllokimin e proceseve dhe se me kujdes punojnë me qëllim që të shmangin çfarëdo qoftë konflikti apo incidenti. “Pikërisht me durimin tonë, me urtësinë e…

Lexo më Shumë

Mbrojtja e konsumatorëve prej blerjes së produkteve të falsifikuara është qëllimi i fushatës për ngritjen e vetëdijes për pasoja të dëmshme, që u mbajt në Shkup në kuadër të projektit Tuining “Përforcimi i të drejtave me pronësi intelektuale” i zbatuar nga “Zyra daneze për marka tregtare dhe patenta”. Nga Drejtoria doganore, e cila mori pjesë në fushatë, theksojnë se produktet e falsifikuara paraqesin rrezik të madh për shëndetin e njerëzve, ndërsa ekonomia botërore shënon humbje të mëdha për shkak të veprimeve të cilat lidhen me prodhimin dhe lëshimin në qarkullim të produkteve të falsifikuara. “Një prej prioriteteve kryesore të Drejtorisë…

Lexo më Shumë

Euro- ambasadori Samuel Zhbogar sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski në të cilin është biseduar për situatën në gjyqësorin e vendit. Detaje nga takimi nuk ka, por Zhbogar në rrjetin social Twitter shkurtë deklaroi se: “Me kryetarin e Supremes biseduam se çfarë duhet të bëhet që të ndalohet ngecja në gjyqësor. Drejtësia duhet të jetë njësoj për të gjithë”. Nga Supremja sot nuk kishte informacion zyrtar për takimin e as nuk kishte kumtesë në faqen zyrtare gjegjësisht në portalin e kësaj gjykate, ku kohëve të fundit shpallen të gjitha risitë dhe njoftimet e gjykatave në…

Lexo më Shumë

Pas dënimit të “Magjar Telekom” për afera korruptive në Maqedoni dhe në Malin e Zi, një prej atyre të cilët u përfshinë në këtë çështje, ka deklaruar se tashmë çështja është mbyllur. Gjatë një interviste për portalin “SDK“, ka deklaruar se funksionarë të cilët janë në pushtet, në vitin 2005 u janë dhënë ryshfet nga “Magjar Telekom” përmes afaristit grek, Dimitris Kondominas. Ai rrëfen në Neë York se të përfshirë janë edhe Vllado Buçkovski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, si edhe zv. kryeministri i mëhershëm, Musa Xhaferi. Sipas tij, në tre raste ata janë paguar nga 2.5 milionë euro. Sllobodan…

Lexo më Shumë

Hojt Jii, zëvendës ndihmës Sekretari për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit të hënën vjen në Shkup në takim me elitën politike në vend, mëson jozyrtarisht Televizioni 24 nga partitë në Kuvend. Sipas informatave jozyrtare, është planifikuar që ai të ketë më shumë takime në Maqedoni. Ai vjen pasi javën e kaluar Departamenti i Shtetit amerikan kërkoi urgjentisht të zhbllokohet procesi dhe njoftoi sanksione për politikanët që do të bllokojnë zgjidhjen e qeverisë së re në Maqedoni.

Lexo më Shumë

Pas informacioneve për prishjen e barakave të vjetra në afërsi të nënkalimit në Komunën e Butelit, kryetari Petre Latinovski, tha se sipas planit urbanistik të komunës, në vend të barakave, nuk do të ndërtohet qendër tregtare, por do të ndërtohet objekt social për 360 familje në nevojë. “As komuna e Butelit, as Ministria e transportit dhe lidhjeve, madje as qeveria nuk kanë shitur tokën. Ajo parcelë është kthyer tek pronarët privat me ligjin për denacionalizim, por tani ne nuk e dimë nëse pronarët të njëjtën ia kanë shitur dikujt tjetër. Vendi i komunës së vjetër është i zbrazët dhe ato…

Lexo më Shumë