Sot fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor. Pas pushimit tre javor të shkollave të vendit në banka do të rikthehen 270 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, mes të cilëve 20 mijë janë nxënës të klasave të para. Ky vit shkollor do zgjasë deri më nëntë qershor dhe më pas fillojnë pushimet verore. Një numër i konsiderueshëm i shkollave në vend përballen me mungesë kushtesh kurse edhe këtë gjysmë vjetorë të dytë shumë prej tyre kanë mungesë të librave shkollore.
Author: Rilinda
Prefekti i Selanikut Janis Butaris kategorikisht u distancua nga protesta e djeshme në Selanik, kundër të drejtës së Republikës së Maqedonisë që ta përdorë termin “Maqedonia” në emrin e saj. “Jam shumë i dëshpëruar, për shkak se pas 25 viteve nga kontesti për emrin e Shkupit ne jemi në pozitë të njëjtë. Psikologjia, raporti i shumë qytetarëve grekë nuk ka ndryshuar. Problemi është në atë që njerëzit konsiderojnë se Maqedonia do të na marrë identitetin, ndërsa këtë askush nuk do ta bëjë. Ata nuk janë kanosje për ne. Njerëzit janë shumë dobët të informuar, imagjinojnë për gjëra të ndryshme të…
Edhe sot pritet të ketë mot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës. Temperatura minimale në mëngjes do të arrijë -3 gradë, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale do të ngjiten deri 6 gradë celcius. Pasdite pritet të fryjë erë me shpejtësi prej 70 km në orë. Prej ditës së nesërme do të vijojë mot stabil me temperatura të mëngjesit të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të tyre.
Ditën e martë Ministria e Financave do të hyjë në borxh të ri, duke marë rreth 24 milionë euro nga bankat vendase dhe kompanitë e sigurimit. Kjo do të jetë huamarrja e dytë në tregun vendas këtë vit, ndërsa e treta pas gjysmë miliardë eurove nga letrat shtetërore me vlerë. Nga Ministria e Financave thonë se borxhet e reja bëhen për shkak të kthimit të borxheve të vjetra, ndërsa borxhet dhe afatet e kthimit të tyre tashmë janë publikuar në kalendarin e Ministrisë së Financave. “Nga ata publikime është e qartë se tërheqja e fondeve në bazë të ankandit konkret…
Në Gjykatën Penale do të jenë shumë persona të akuzuar në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike. Në katër ditë, nga e marta deri të premten, janë caktuar gjashtë seanca gjyqësore. Më 24 janar fillon procesi gjyqësor për rrënimin e kompleksit ‘Kosmos” të afaristit Fijat Canoski, lënda e emëruar “TNT”. Në bankën e të akuzuarve do të ulen 7 persona, ndër të cilët janë edhe Nikolla Gruevski dhe Mile Janakievski, ndërsa gjykatës i kësaj lënde është Ognen Stavrev. Më 23 janar duhet të mbahen 3 seanca gjyqësore për rastet “Spiun”, ku gjykatës kryesor do të jetë Vlladimir Tufekxhiq, “Transporter”, që merret…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ka dhënë miratim për vazhdimin e 214 marrëveshjeve për punësim në kohë të caktuar deri në fund të muajit shkurt. Prej aty, thonë se po bëhet analizë e detajuar në çdo institucion, pas çka do të vijojë edhe një zgjidhje e përhershme e problemit me stafin. Udhëheqësia aktuale e kësaj ministrie, për situatën me edukatoret dhe çerdhet e akuzoi pushtetin e mëparshëm. Vlerësohet se nëpër çerdhet do të duhet të punësohen 2000 persona të tjerë, që është indikator se gjatë dekadës së fundit në mënyrë sistematike është prishur mbrojtja e fëmijëve. “Sipas të dhënave…
Pas përfundimit të takimit të realizuar sot në Strugë midis Zeadin Selës dhe antarëve të Aleancës për Shqiptarët, kryetari i ASh Zeadin Sela në daljen e tij nga salla është drejtuar gazetarit të portali strugalajm.org me fjalët “ik zhduku nga salla mos të të shoh këtu dhe shko tek ato që të kanë dërguar këtu”. Këtë ishin fjalët të cilat i motivuan disa persona të cilët e shoqëronin liderin dhe ju vërsulën gazetarit duke e rrahur në mënyrë barbare, njofton Almakos. Gazetari strugalajm.org deklaron: se pas ofendinit që i mora nga Zeadin Sela personat që e shoqëronin liderin mu vërsulën…
Punonjësit e arsimit në Maqedoni kanë përshëndetur vendimin e dikasterit të arsimit për të bërë reforma thelbësore në arsimin fillor. Ata theksojnë se reformave duhet t’u paraprijë një studim i thellë që më vete do të gërshetojë gjendjen në institucionet arsimore, rikualifikimin e kuadrit mësimor, përpunimin e teksteve shkollore, si dhe përgatitjen e një plan- programi që do të jetë në përputhshmëri me realitetin e botës elektronike, në të cilën zhvillohet nxënia e dijes tani dhe veçanërisht në të ardhmen,shkruan REL. Gjatë këtij muaji, ministrja e Arsimit të Maqedonisë, Renata Deskoska, në kuadër të prezantimit të një vargu ndryshimesh që…
Është ngritur padi penale kundër dy shtetasve të Shqipërisë, S.S.(36) dhe A.T.(24) për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në përdorim i substancave narkotike, psikotrope dhe prekursorë”, vepër e dënueshme sipas nenit 215, paragrafi 1 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë. Sipas policisë, dy të akuzuarit pasi që kanë marrë marihuanën, e kanë paketuar në gjithsej 47 pako, e kanë vendosur në çanta dhe nga Shqipëria janë nisur përmes Maqedonisë, drogën ta transportojnë në Greqi. “Nga analiza e kryer vërtetohet se bëhet fjalë për rreth 33 kilogram marihuanë. Gjykata themelore…
Një tërmet me magnitudë 2.5 gradë është regjistruar në Ohër. Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane Sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë 6 kilometra në lindje të Ohrit dhe në thellësi prej 6 kilometrave. Ky rajon ishte goditur nga një sërë tërmetesh nga fillimi i verës së vitit të kaluar. Dridhjet janë ndjerë në mbarë Ohrin dhe rrethinë”, thonë nga Instituti Seizmologjik.
Athina kërkon një emër që do të vlejë edhe përdorim të brendshëm edhe të jashtëm por edhe në OKB. Kështu ka thënë kryeministri grek, Aleksis Cipras, në intervistë për gazetën “Etnos”. Cipras ka deklaruar qe Qeveria e Maqedonisë duket se është e vendosur që të bëjë hap, për të cilin thotë se ajo mbetet të tregohet në praktikë. Siças tij, përderisa ekziston mundësi për zgjidhje e cila do t’i menjanojë faktet negative që u janë imponuar në vitin 1992, do të ishte marrëzi nacionale që të mos shfrytëzohet. Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë “Zgjidhja do të thotë emër i përbërë…
Një grup qytetarësh sot para Kuvendit kanë protestuar kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve. Organizatorët e kësaj proteste kanë thënë se nuk do të lejojnë që të sillet dygjuhësia, duke thënë se kjo dëmton shtetin. Organizatorët po ashtu, janë shprehur edhe kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë dhe kanë akuzuar anëtarët e Kuvendit dhe të Qeverisë se duan ta shesin shtetin. Lubisha Nasovski, Forcat e bashkuara maqedonase “Vendi dhe fëmijët tanë nuk janë për shitje. Gjuha jonë është gjuha maqedonase dhe ajo është kodi për njohje mes nesh por, edhe për të gjithë ata që jetojnë këtu dhe nuk janë…

