Pas përfundimit të takimit të realizuar sot në Strugë midis Zeadin Selës dhe antarëve të Aleancës për Shqiptarët, kryetari i ASh Zeadin Sela në daljen e tij nga salla është drejtuar gazetarit të portali strugalajm.org me fjalët “ik zhduku nga salla mos të të shoh këtu dhe shko tek ato që të kanë dërguar këtu”. Këtë ishin fjalët të cilat i motivuan disa persona të cilët e shoqëronin liderin dhe ju vërsulën gazetarit duke e rrahur në mënyrë barbare, njofton Almakos.
Gazetari strugalajm.org deklaron: se pas ofendinit që i mora nga Zeadin Sela personat që e shoqëronin liderin mu vërsulën dhe në mënyrë brutale më rrahën në kokë dhe në trup ku kam fituar dhe shenja të dhunës në trup dhe në kokë deklaron gazetari i portalit strugalajm.org Armando Braho i cili është gazetar i njohur dhe në Shqipëri.
Gazetari Armando Braho e njofton opinionin e gjërë se si gazetar se dy ditë më parë ka marre ftes nga ana e kryetarit të ASh Strugë z. Imer Imeri dhe me kërkes të tij ishte planifikuar dhe intervist me liderin e ASH-së Zeadin Sela dhe në të njëjtën kohë i vetmi që ka mbrojtur nga huliganët ka qenë z. Imer Imeri.
Pas kësaj ndodhie gazetari Armando Braho do të njoftoj Ambasadën e Shqipëris në Maqedoni dhe të gjithë institucionet kompetente dhe njëherazi dëshiron që të ndalohet dhuna ndaj fjalës së lir/Almakosë.



