Në Gjykatën Penale do të jenë shumë persona të akuzuar në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike. Në katër ditë, nga e marta deri të premten, janë caktuar gjashtë seanca gjyqësore. Më 24 janar fillon procesi gjyqësor për rrënimin e kompleksit ‘Kosmos” të afaristit Fijat Canoski, lënda e emëruar “TNT”. Në bankën e të akuzuarve do të ulen 7 persona, ndër të cilët janë edhe Nikolla Gruevski dhe Mile Janakievski, ndërsa gjykatës i kësaj lënde është Ognen Stavrev.
Më 23 janar duhet të mbahen 3 seanca gjyqësore për rastet “Spiun”, ku gjykatës kryesor do të jetë Vlladimir Tufekxhiq, “Transporter”, që merret nga gjykatësja Dobrilla Kacarska dhe “Trust”. Ditën e enjte është caktuar seancë për “Trust”, ndërsa të premten vazhdon procesi për lëndën “Tarifa”, të cilin sipas ndarjes së re të gjykatësve do ta ketë gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremova.
Data 26.08.2026
Aktuale
- Qiproja Turke kritikon përpjekjet e Qipros Greke për të penguar kampin stërvitor të futbollit të Barcelonës
- (VIDEO) Çdo i dhjeti fëmijë është ekspozuar ndaj eksploatimit seksual
- BDI: Me dy vjet vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, VLEN vazhdon projektin e BDI-së Shkup- Bllacë
- (VIDEO) Gjykata e Apelit mbështet lirimin e Gruevskit nga akuzat në çështjen Talir 2
- Udhërrëfyes për ngritjen e nivelit industrial të automjeteve me energji të re
- Bill Gates: Bota nuk është e përgatitur për atë që po vjen
- Pronari i “One Albania”/ Nga falimentimet tek evazioni, si u bë Jászai një nga oligarkët më të fuqishëm të Hungarisë
- Çështja e Jurisprudencës, Shasivari do t’i ftojë në takim studentët dhe dekanët për t’i bindur për zgjidhjen ligjore


