Athina kërkon një emër që do të vlejë edhe përdorim të brendshëm edhe të jashtëm por edhe në OKB. Kështu ka thënë kryeministri grek, Aleksis Cipras, në intervistë për gazetën “Etnos”. Cipras ka deklaruar qe Qeveria e Maqedonisë duket se është e vendosur që të bëjë hap, për të cilin thotë se ajo mbetet të tregohet në praktikë. Siças tij, përderisa ekziston mundësi për zgjidhje e cila do t’i menjanojë faktet negative që u janë imponuar në vitin 1992, do të ishte marrëzi nacionale që të mos shfrytëzohet.
Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë
“Zgjidhja do të thotë emër i përbërë i pranueshëm për të dyja palët për përdorim të përgjithshëm. Ndërsa, përdorimi i përgjithshëm do të thotë se nuk mund të thirret ndryshe në raportet tona bilaterale dhe në OKB dhe emri kushtetues të jetë ndryshe. Në raport me NATO-n dhe BE-në, gjërat janë të qarta. Anëtarësimi në NATO apo fillimi i negociatave qasëse për vendin fqinj do të ketë vetëm me zgjidhje për emrin”.
Ai ka thënë se çështja e emrit nuk është çështje e brendshme, por evropiane dhe ndërkombëtare, dhe ka thënë se për Athinën zyrtare tema kryesore është irredentizmi.
Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë
“Nëse duam të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme duhet të kërkojmë emër, por edhe një kornizë më të gjërë për marrëveshje e cila nuk do të lërë hapësirë për irredentizëm dhe kërkesa të pa sakta historike. Të dyja palët duhet t’i qasemi problemit me realizëm dhe mençuri. Nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë për konfrontime mes dy popujve sepse gjërat që i bashkojnë janë më shumë se ata që i ndajnë”.
Kryeministri grek ka shtuar se nuk ka ekzistuar asnjëherë komb maqedonas në kohën antike, siç nuk ka ekzistuar komb i athinasve apo spartakëve dhe se nuk është absurde që emri i përbërë të përmbajë termin “Maqedoni”.
https://www.youtube.com/watch?v=Dftjfex2Bgc

