Author: Jeta almakos

GERB, Partia e ish-Kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, ka paralajmëruar se do t`i njoftojë partnerët everopian si dhe Komisionerin e Zgjerimit të BE-së, se policia kufitare e Maqedonisë së Veriut nuk ka lejuar hyrjen në vend të Eurodeputetit bullgar, Andrej Kovaçev dhe katër shtetasve tjerë të Bullgarisë, njofton KlanM. Sipas GERB bëhet fjalë për masa të palejueshme të autoriteteve të Shkupit. “Në Shëngjergj, kur po kërkujtojmë ushtarët e vrarë për atdheun tonë, autoritetet e RMV-së bënë aktin e paparë dhe nuk lejuan hyrjen e Shefit të GERB në Parlamentin Evropian. Masat e këtilla të palejueshme si dhe të gjitha veprimet kundër…

Lexo më Shumë

“NGRIJNË” PACIENTËT NË QENDRËN PËR TERAPI FIZIKALE DHE REHABILITIM NË KOZLE Shkoi për t`u trajtuar në Qendrën për terapi fizikale dhe rehabilitim por doli i sëmurë. Kjo pasi sipas tij në spitalin nuk ka pasur ngrohje. Kështu për Klan Maqedoni, rrëfen njëri prej pacientëve të shtrirë në këtë spital i cili deshi të mbetet anonim. “Dritaret nuk mbyllen, ngrohje nuk ka, kot që i bëjmë këto terapi veçanarisht për sëmundjen që e kemi. Turp është që në këtë shekull na dërgojnë aty për rehabilitim nga ana tjetër merr një sëmundje tjetër” E kështu nuk është për të punësuarit e këtij…

Lexo më Shumë

“Të mbrohemi nga dielli, të parandalojmë kancerin e lëkurës” ishte motoja me të cilën Shoqata e dermatovenerologëve në Maqedoninë e Veriut organizoi ekzaminime falas për qytetarët. Kryetari i kësaj shoqate Andrej Petrov tha se përdorimi i metodës dermoskopike me të cilën kontrollohen nishanet dhe ndryshimet tjera të lëkurës, për 60% është përmirësuar zbulimi i hershëm i kancerit të lëkurës duke theksuar kështu nevojën për zbulimin e hershëm të këtij lloji të kancerit. “Kontrollet më masive bëhen në institucione. Unë mund të ndajë me ju një shembull personal ku vetëm këtë vit pesë persona me melanoma in-situ që në shumë stade…

Lexo më Shumë

Çdo ditë si kërpudha nëpër qytete mbijnë pikat ku mund të merren kredi të shpejta vetëm me dokument identifikimi.Mijëra qytetarë, për shkak të lehtësisë së marrjes së parave, janë zhytur deri në fyt në borxhe për shkak të këtyre kredive. A e dini se si ndodh kjo? TV21 xhiroi tre filiale të ndryshme për të parë se cilat janë kushtet. Edhe pse thonë se janë me 0% kamatë, nëse e vonon kredinë 7 ditë, duhet të paguash shuma marramendëse e deri në përmbarues. Gazetarja: Nëse marr më shumë p.sh. 30 mijë denarë? -Atëherë ka kamatë. Gazetarja: Si shkon me kamatën…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se në adresën elektronike [email protected] dhe [email protected], gjatë dy ditëve të fundit kanë arritur dhjetëra porosi. Sipas MASH, disa prej tyre i referohen dhunës së bashkëmoshatarëve, ndërsa ka edhe ish-profesorë, me sugjerime se si të parandalohet dhe të reduktohet dhuna mes fëmijëve dhe të rinjve të moshës shkollore. “Ministria tashmë është duke përgatitur protokolle dhe udhëzime për shërbimet profesionale të shkollave dhe mësimdhënësve, lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale në mjedisin shkollor. Në konsultim me komunitetin e ekspertëve, do të përforcojmë më tej programet parandaluese për të luftuar bullizmin, duke promovuar dialogun dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri propozon një vlerësim urgjent të rreziqeve të sigurisë për nxënësit në rrjetet sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) është duke zhvilluar protokolle që madje do të ndalojnë përdorimin e tyre në shkolla. Masa vjen pas të shtënave masive në Beograd dhe në afërsi të Mlladenovacit në Serbi, në të cilat u vranë gjithsej 17 persona. Duke marrë parasysh që ato nuk duhet të përdoren në mjedise shkollore, Ministria e Arsimit dhe Kulturës tashmë po harton protokolle dhe udhëzime për shërbimet profesionale të shkollave dhe mësuesve, si do të minimizoheshin ato rreziqe dhe përdorimi…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se në rrjedhë është procesi i kompletimit të dokumentacionit për ekstradimin e Grupit të Kumanovës, duke nënvizuar se dinamika e realizmit të ekstradimit varet gatishmëria dhe shpejtësia e veprimit të gjykatave dhe institucioneve të tjera në këtë rast dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri Lloga është shprehur i prerë se duhet të ketë përgjegjësi për ata gjykatës që i lanë të të vjetrohen lëndët ku janë të përfshirë zyrtarët e lartë. Radio Evropa e Lirë: Zoti ministër, sikurse ambasadori i Bashkimit…

Lexo më Shumë

“KEMI ZGJIDHJE PËR PROBLEMIN E MIGRIMIT” Në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë” ekipe të VMRO-DPMNE-së kanë qëndruar në disa lokalitet rurale të vendit, njofton KlanM. Një delegacioni i udhëhequr nga Forumi Rinor i kësaj partie ka qëndruar në rajonin e Negotinos në lindje të vendit. Të rinjtë e opozitës, sic njofton KlanM, shprehen të zhgënjyer nga fshatrat e zbrazur dhe pa të rinj. “Banoërt të më moshuar të këtyre vendeve thonë se në të ardhmen nuk do të ketë kush t`i punojë tokat. Këtu jemi për të dhënë shpresë njerëzve, të rinjve se këto vende nuk…

Lexo më Shumë

SPASOVSKI: RMV-ja NË MESIN E 36 VENDEVE MË TË SIGURTA NË BOTË Me vendosjen e kurorave me lule për pjesëtarët e policisë që kanë humbur jetën në detyrë, në hapësirat e MPB-së u shënua Dita e Policisë. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski I cili tha se policët janë heronjtë e të sotmes, njofton KlanM. Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, Sekretari Shtetëror pranë MPB-së, Magdalena Nestorovska, Drejtori I Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe Zv/Drejtori, Arif Asani, të shoqëruar nga shoqata të ndryshme dhe Sindikata e policisë, kanë shënuar 7 Majin – Ditën…

Lexo më Shumë

Një hajdut serik i dyshuar për të paktën 12 vjedhje dhe vjedhje të rënda gjatë këtij viti, në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës, është arrestuar pasditen e djeshme, informon KlanM Sipas MPB-së, bëhet fjalë për 47 vjeçarin Z.S nga Çegrani i Gostivarit, i cili akuzohet se ka kryer vjedhje, shumicën nëpër shtëpi private në Çegran. Gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit sonte i ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditësh Tetovës. Paraburgimin do ta vuajë në Burgun e Shkupit.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, personalisht dorëzoi në Universitetin e Tetovës Aktvendimin për regjistrimin e klinikës juridike në regjistrin e Ministrisë së Drejtësisë. Aktvendimi u dorëzua në prani të Rektorit të Universitetit të Tetovës, prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Kryetarit të Senatit, prof. Dr. Vullnet Ahmeti, Dekanit të Fakultetit Juridik, prof. Dr. Jusuf Zejneli, Prorektorit për Financa, prof. Dr. Faton Shabani dhe Sekretarit të përgjithshëm të UT-së, Adem Beadini. Udhëheqësia e Universitetit të Tetovës e nderoi Ministrin Lloga me një dhuratë shumë të çmuar, fotografinë e themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së, Dr. Fadil Sulejmani, për të cilën ministri tha…

Lexo më Shumë