Vllatko Gjorçev nga OBRM-PDUKM shprehet se numrat e demografisë asnjëherë nuk kanë qenë më pak. “Kemi bindshëm foshnja më pak të lindura. Vitin e kaluar kishin 17.771 foshnja, rekordi për numër më të vogël. Në vitin 2016 kemi pasur 23.002 foshnja”, u shpreh Gjorçev. Ai theksoi se Maqedonia nga viti 2006 deri në vitin 2016 ka qenë i vetmi vend që ka pasur rritje të numrit të fëmijëve nga 22.585 në 23.002, ndërsa tash rënia është për 5.400 fëmijë. “Janë 270 paralele më pak për vetëm një vit”, u shpreh Gjorçev duke fajësuar qeverinë për emigrimin masiv të qytetarëve.
Author: Jeta almakos
Shefi i ri i dipolomacisë bullgare, Ivan Kondov sa e ka thirrë në takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Agneza Popovska. MPJ-ja e BUllgarisë bëri të ditur gjatë bisedës, ministri Kondov ka shprehur shqetësimin dhe mospajtimin lidhur me veprimin e autoriteteve kufitare në RMV në vendkalimin kufitar Novo Sello ku më 6 maj nuk u kanë lejuar hyrje eurodeputetit bullgar, Andrej Kovaçev dhe kryetarit të Fondacionit “Bugarska memorija”, Milen Vrabeski dhe tre shtetas të tjerë. Kondov ka theksuar se një masë e tillë nuk është sipas parimeve dhe normave evropiane të cilat…
MPB: TË IMPLIKUAR TRE AUTOMJETE – NJËRI DREJTOHEJ NGA NJË I MITUR Më 07.05.2023 në orën 13.40 në SPB-Shkup është denoncuar se në rrugën lokale Bërnjarcë – Stajkovcë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marrë pjesë automjeti “Audi” me targa të Shkupit, që drejtohej nga një i mitur nga Shkupi, automjeti “Nisan” me targa të Shkupit që drejtohej nga 35-vjeçari me iniciale I.B nga Straçinca e Shkupit dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale A.M nga Nikishtani i Shkupit, njofton KlanM. Një i mitur nga Shkupi me “Audi” është aksidentuar me dy vetura…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas takimit të sotëm me Sekretarin e Shtetit, Entoni Blinken, vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut janë jashtëzakonisht të forta dhe domethënëse për progresin e vendit. Në takim u përsëritën zotimet dhe angazhimet e të dyja vendeve për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit, në kuadër të Dialogut Strategjik. “Mbështetja që Maqedonia e Veriut merr nga SHBA-të për forcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike është e një rëndësie të jashtëzakonshme”, theksoi Osmani. Osmani shprehu mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara për…
Kim Mehmeti U bënë tetë vite nga konflikti i armatosur në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë’ ku humbën jetën tetë pjesëtarë të MPB-së së Maqedonisë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 dënoi 33 veta nga të cilët 7 me burg të përjetshëm, 13 me nga 40 vite burg e të tjerët prej 13 deri në njëzet vite burg. Pra u dënuan me burg të përjetshëm thuajse më shumë veta se sa nacistë në procesin e Nurembergut pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore?! Nga gjithë këta që me vite kalben në burgjet…
Institucionet në Maqedoninë e Veriut kanë nisur konsultime me ekspertë, në drejtim të marrjes së masave për parandalimin e akteve të dhunës, në shkolla dhe jashtë tyre. Aktivitetet janë intensifikuar, pas vrasjes së tetë nxënësve në një shkollë fillore afër Beogradit, më 3 mars, dhe tetë të tjerëve, dy ditë më vonë në vendbanimin Vraçar të këtij shtet. Ky aplikacion i formatit me video të shkurtra është në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance. Debati kryesor në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet lidhur me kërkesën në rritje për bllokimin e aplikacionit TikTok, për shkak të përmbajtjes së dhunshme në videot e…
Irfan Lutfiu nga Lagja e Trimave në Kumanovë, tani më tetë vite po mbahet burgjeve të Maqedonisë për një vepër që nuk e ka bërë. Familjarë të tij thonë për INA-n se Irfani padrejtësisht është dënuar sepse ai ishte civil dhe me profesion berber, e që as nuk ishte pjesë e Grupit të Kumanovës në ngjarjet e 9 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. “Para datës 9 Majit 2015, Irfani ishte në sallonin e tij, duke ushtruar profesionin si berber. Asnjëherë në jetë nuk ka qenë i dënuar apo i përfshirë në ndonjë incident. Dosja e tij,…
Transporti publik në kryeqytet vazhdon të mbetet problemi kryesor i cili i dëmton më së shumti qytetarët. “Për më shumë se tetë muaj, tmerri me transportin publik për qytetarët e kryeqytetit vazhdon në shi, borë, por edhe nëpër temperature të larta ata presin me orët ë tëra për të hipur në autobusë, ndërsa është pikëpyetje e madhe nëse do të arrijnë të hipin në autobus dhe nëse do të kenë transport komod”, raporton Mefail Ismaili, gazetar i Alsat. Vonesat dhe pritjet janë bërë përditshmëri për qytetarët. “Për në Fushë Tophanë 9-ta çdo ditë, ndonjë herë edhe dy orë, dje nuk…
Në vend që t’i pengojnë gjykatësit të cilët përmes veprimeve kanë shkatërruar reputacionin e gjyqësorit në vend duke mundësuar vjetërsimin e lëndëve të profilit të lartë dhe të vendosë në rend të ditës shkarkimin e tyre, kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor Sashko Georgiev, në seancën e parë të udhëhequr nga ai, i penguan kamerat e mediave dhe vendosi për largimin e tyre nga salla. “Opinioni do të jetë prezent, por mendoj që kamerat është e mjaftueshme të incizojnë pjesën hyrëse ndërsa më pas nuk ka nevojë. Kushtet janë të tilla, konsiderojmë se kjo nuk është jo-transparencë, por që të…
Shenjat e plumbave në shtëpitë, dëshmi e ngjarjeve tronditëse “Ende i kemi para syve, ende e kemi trishtimin dhe nuk harrohet” Zejnullahu edhe sot pas 8 vitesh kujton ditën e 9 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë. E në shtëpinë e tij ende janë shenjat e plumbave të asaj ditë, njofton KlanM. ”Unë erdha që të marr dokumentet, dhe me ndaluan policia dhe me mbështetën në mure dhe kanë qenë duke me vra. 2:28 erdhi djali të me kërkoje se jam vonuar edhe atë e morën dhe e mbështetën në mure, gjysmë orë derisa u deshtë të hyj në…
Një nxënëse e shkollës fillore ka përgatitur listë për “likuidimin” e shokëve të klasës. Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast. Nga MPB informojnë se gjatë ditës së djeshme është raportuar se një filloriste ka krijuar një listë për kërcënim me emrat e shokëve te klasës. Nga atje thonë se kanë njoftuar Qendrën për Çështje Sociale dhe prokurorin publik, dhe se po punohet për zbardhjen e rastit. MPB “Më datë 08.05.2023, një grua 47 vjeçare ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, se në shkollën fillore në zonën e Qendrës, një…
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq pret që sa më parë të përfundohet teksti i amendamenteve për ndryshimet kushtetuese në grupin e punës, në mënyrë që këtë muaj t’i diskutojnë dhe t’i dërgojnë në Kuvend. “Pres sa më parë të përfundohet teksti i amendamenteve në pyetje prej disa ditëve apo javëve në mënyrë që këtë muaj t’i shohim amendamentet në opinion, t’i diskutojmë dhe më tutje t’i dërgojmë në Kuvend. Unë pres ta arrijmë afatin në nëntor, por ajo dinamikë varet nga ajo se si Kuvendi do ta parashtrojë kalendarin e ndryshimeve kushtetuese, por konsideroj se ajo procedurë duhet të…

