Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas takimit të sotëm me Sekretarin e Shtetit, Entoni Blinken, vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut janë jashtëzakonisht të forta dhe domethënëse për progresin e vendit. Në takim u përsëritën zotimet dhe angazhimet e të dyja vendeve për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit, në kuadër të Dialogut Strategjik. “Mbështetja që Maqedonia e Veriut merr nga SHBA-të për forcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike është e një rëndësie të jashtëzakonshme”, theksoi Osmani. Osmani shprehu mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e pahamendur në procesin e integrimeve evropiane si kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e vendit dhe të gjithë rajonit, por edhe më gjerë si aleatë në NATO.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës së tij, Ferides
- Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet që mori
- Kurti pas takimit me Abdixhikun: Diskutimi ishte i sinqertë, serioz dhe i hapur, për herë të parë diskutuam emra të përveçëm
- Bordi i Paqes: Hamasi pranon të dorëzojë armët dhe të heq dorë nga qeverisja
- Mbyllet protesta e 88-të radhazi kundër Ramës dhe qeverisë: Nesër më shumë!
- ‘Hallakatet’ Egli Tako, kështu provokon në këto orë të vona të natës!
- Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën
- Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia



