Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Eskobar, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në anën e shtetit për ta luftuar korrupsionin dhe për ta vënë në zbatim sundimin e ligjit. Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Eskobar thotë se shqetësim mbetet humbja e kohës. Ai pret mbështetjen e të gjitha partive politike përfshi edhe opozitën maqedonase që të përkrah rrugën euroatlantike të vendit. “Shqetësimi ynë më i madh është se po humbim kohë. Nuk presim nga opozita ta përkrah kryeministrin. Atë që dua ta dëgjoj nga opozita është përkushtimi në rrugën euro-atlantike dhe kjo përfshin shqyrtimin e mundësisë…
Author: Jeta almakos
Paraqitjet dhe kërcënimet nga ana e nxënësve në shkollat tona janë refleksion i ngjarjeve në fqinjësinë tonë. Bëhet fjalë për sjellje të pakujdesshme të një fëmije që hëpërhë shkakton reagime, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai sot duke komentuar mesazhet kërcënuese të nxënësve në shkollat tona tha se për çdo rast veprohet. Informoi se për momentin nuk kanë konstatuar seriozitet në porositë, por se në mënyrë preventive veprohet dhe ndërmerren masat e nevojshme për secilin rast. “Për çdo rast që është evidentuar për secilin reagohet, veprohet me shërbimet sociale, më drejtorinë e shkollës, prindërit njëkohësisht dhe nuk…
Pikat e dhënies së kredive të shpejta kanë mbirë si kërpudha kohëve të fundit në vend. Në disa pika që vizituam në kryeqytet, na ofruan deri në 20 mijë denarë si kredi fillestare që në tri rata të kthehen rreth 26 mijë. Kurse kredia më e lartë ishte 150 mijë denarë, që për 6 rata do të duhet të ktheheshin 230 mijë denarë ose 80 mijë më shumë. Qytetarët thonë se kjo është fajde e legjitimuar nga shteti, që rrjepin nga xhepat kategoritë skamnore. “Dashtë Zoti të fitojmë vetë e mos të kemi nevojë për kreditë, por duhet të punosh…
Kryetari i Nderit dhe drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, paralajmëron daljen e tij nga koalicioni qeverisës nëse nuk pranohet iniciativa e partisë për dëmshpërblimin e drejtë të pesëmbëdhjetë familjeve të “branitellave”, si dhe të tridhjetë invalidëve të luftës që nga viti 2001. “Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer dhe të revoltuar nga deputetët e LSDM-së të cilët para disa ditësh votuan kundër propozim-ligjit për plotësimin e ligjit për “branitellat”. LSDM-ja ka mundësi ta korrigjojë këtë padrejtësi të madhe që ua bëri “branitellave” të Maqedonisë që nga viti 2001 duke marrë një vendim qeverie. Prandaj, në konferencën e sotme…
Në 19 lokacione në Shkup prej sot në dispozicion të qytetarëve, por edhe të turistëve do të jenë 500 trotinet elektrik. Menaxheri i këtij projekti, Visar Durak, tha se një minutë për shfrytëzimin e trotinetit do të kushtojë 9 denarë, apo 540 denarë për një orë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingjet”, u bëri apel qytetarëve që të mos i dëmtojnë të njëjtë. Kur qytetarët të shkarkojnë programin do të mund të lexojnë edhe rregullat që duhet të respektojnë. Promovimi i këtij projekti vjen në një kohë kur tashmë për disa muaj qyteti është në kaos me transportin publik, pas tërheqjes…
Vitin e kaluar, ndërsa çmimet po rriteshin në mënyrë të pandalshme dhe qytetarët po përpiqeshin të përballonin jetesën e shtrenjtë, për shkak të të cilave qeveria po planifikonte masa si kufizimi i marzheve, zinxhirët e mëdhenj të marketeve arritën të fitojnë edhe në këtë vit të vështirë, sipas analiza të “Money” bazuar në të dhënat e platformës BusinessMreja.mk. Të gjitha marketet që kanë qenë nën hulumitm dhe janë më të njohurit ndër konsumatorët, kanë pasur fitime të reduktuara (me përjashtim të një zinxhiri të shitjes me pakicë), por fakti është se në tetë zinxhirët e mëdhenj ku qytetarët kanë lënë…
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar tre shtetas maqedonas, të cilët, sipas saj, kanë marrë pjesë aktive në luftën në Siri, si “pjesëtarë të organizatës militante Shteti Islamik (ISIL)”. Siç thuhet në njoftim, tre të arrestuarit “kanë qenë objekt i interesimit të shërbimeve të sigurisë në periudhën e kaluar” dhe janë arrestuar në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit. Njoftohet se dy persona u arrestuan në Maqedoninë e Veriut dhe një në Francë, sipas një urdhër-arresti maqedonas, si rezultat i bashkëpunimit të MPB-së dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB) me autoritetet franceze. Sipas…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe sot kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Kovaçevski për shkak se, siç thotë ai, po e fundos Maqedoninë. “Dorëheqje e gjithë qeveria. Pranuar pozitë që nuk mund ta mbani. Nuk kishin guxim për debat për marrëveshjen për Korridorin 8 dhe 10-D, kini pak guxim dhe nënshkruani dorëheqjen tuaj”, u shpreh Mickoski. Mickoski thotë se asnjë dorëheqje nuk do të thotë edhe ikje nga përgjegjësia që vijon. “Do të mbani përgjegjësi për çdo denar dhe do t’u hetojë drejtësia deri sa ta ktheni derin e fundit”, tha Mickoski.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Shkup, 10 vjeçari i një shkolle fillore ka shkruar tekst kërcënues në bankë. Policia bëri të ditur se zyrtarët policorë kanë kryer bisedë informative me të miturin dhe prindërit e tyre, pas raportimin se në shkollë fillore në Komunën Aerodrom ka pasur kërcënime. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa nga policia thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Kujtojmë se më herët në Shkup, nxënësit ka përpiluar lista me emra të nxënësve të tjerë, ndërsa në Tetovë, dy 11 vjeçarë kanë lëshuar…
Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, sot është liruar nga akuza për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Kançeska Milevska, e cila ishte e pandehura e parë në rastin “Tenderë” në lidhje me tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, së bashku me të pandehurat Juliana Ugrinovska dhe Lidija Lazarova Cvetkovska, anëtarë të Komisionit për prokurim publik, u liruan nga akuzat, sepse sipas Gjykatës, prokuroria nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se të pandehurit e kanë kryer veprën. Sasho…
Mosrepektim i Kushtetutës dhe ligjeve dhe shkeljave e konventave për të drejtat e njeriut dhe direktivave evropiane për orarin e punës dhe të përfitimit të civilizuar prej tetë orë punë në ditë, propozohen ndryshime për orarin e punës me të cilat në maksimum do të shfrytëzohen punëtorët, në vend të jetës së premtuar për të gjithë, po bëni robër nga të gjithë dhe na ktheni në shoqërinë skllavopronare, reaguan deputetët e VMRO-DPMNE-së në pjesën e pasdites së mbledhjes së Komisionit për Çështje Evropiane. Në mbledhje ishin refuzuar amandamentet e partisë opozitare me Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për Marrëdhënie Pune…
Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot realizoi takim me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Kosovës, Besnik Bislimi, në të cilin, siç informojnë nga SÇE, ishin konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore të të dyja vendeve, si dhe nevoja e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në pjesën e integrimeve evropiane dhe shfrytëzimit të programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar. “Interes i përbashkët është që të ecim para, të gjithë bashkë. Rruga jonë drejt BE-së nuk është e lehtë, por me qasje të përbashkët dhe bashkëpunim do ta bëjmë edhe më të shpejtë dhe më të lehtë. Bashkëpunimi…

