Author: Jeta almakos

Policë nga Departamenti për Polici Kriminale – Sektori për krim ekonomik dhe korrupsion, gjatë një aksioni të përbashkët e të koordinuar me zyrtarë të doganave nga Sektori për kontrolle dhe hetime pranë në disa lokalitete të Shkupit, kanë zbatuar masa dhe aktivitete kundër trafikimit të mallrave të akcizës dhe shmangies së të dhënave për shitje të duhanit. Gjatë kontrollit është konstatuar se në objektin shitës, pronë e XH.A, janë gjetur dhe konfiskuar 90 kilogram duhan me vlerë 193 mij denarëve. Krahas kësaj, siç njofton MPB-ja, është konstatuar se objekti nuk ka të regjistruar person juridik, për çka do të pasojë…

Lexo më Shumë

                                       Kjo është rruga Jurišićeva në qendër të Zagrebit. Hyrja nën këtë fasadë që duket se e ka hëngër dhëmbi i kohës dhe e kanë dëmtuar pasojat e tërmetit më 2020, sot të shpie te restoranti “Gjirafa” [Žiraffa Mood]. Mediat e Zagrebit nuk kanë fjalë të mira për cilësinë e ushqimit të këtij lokali me kuzhine latinoamerikane. Gazeta “Jutarnji list” me nostalgji kujtonte që në vitin 2008 se këtu, në këtë hyrje që të çon në një bodrum, në fillim të viteve…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka marrë marrëveshjen me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” të cilin e këtrkoi si pjesë e dokumentacionit për çështjen që ka hapur në lidhje me projektin për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d pas raportimeve të mediave rreth përzgjedhjes së mbikëqyrjes dhe tashmë ka formuar një ekip prej katër këshilltarësh për analizën e temës. “Marrëveshjen e kërkuam, e morëm dhe jemi duke punuar në të gjitha dokumentet. Analiza është në proces”, ka thënë Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit. Ivanovska tha se nuk mund të thotë afate, por theksoi se kjo temë “është më…

Lexo më Shumë

Përmes takimit të sotëm me liderët e partnerëve të koalicionit, kryeministri Dimitar Kovaçevski dërgoi porosi të drejtpërdrejtë dhe të qartë deri te opozitarja VMRO-DPMNE për të mbështetur integrimin europian të vendit. Ai në këtë takim informoi edhe për vizitën në SHBA dhe bisedimet me Blinken dhe Eskobar, ku u tha se Maqedonia duhet të bëhet pjesë e BE-së. Qëllimi ynë është anëtarësim i plotfuqishëm në BE deri në vitin 2030, porositi Kovaçevski dhe i thirri partitë, posaçërisht VMRO-DPMNE-në, që të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për proceset euro-integruese. “Ata që e bllokojnë vendin tonë drejt rrugës europiane duhet të…

Lexo më Shumë

Ukraina i ka dërguar Maqedonisë së Veriut kërkesë të re për ndihmë ushtarake, e cila aktualisht është duke u shqyrtuar nga Shtabi i Përgjithshëm. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, tha se kërkesa është duke u analizuar dhe nëse Qeveria merr vendim shtesë për dërgimin e ndihmave ushtarake do të njoftohet opinioni. “Po bëhet analizë, jemi të hapur përderisa ka nevojë për mbështetje”, tha Petrovska. Ajo sqaroi se kjo është kërkesë e klasifikuar, andaj nuk mund të jep detaje se çfarë lloj armësh i duhen Ukrainës. “Informacioni për ndihmën që tashmë është dërguar është deklasifikuar dhe bërë publik”, tha ministrja. Maqedonia…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka pasur takim me ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Price Aggeler, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. Takimi, thonë nga atje, është në kuadër të dialogut të rregullt me ​​ambasadoren amerikane për temat e përbashkëta të agjendës në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vjen pas vizitës së kryeministrit Kovaçevski në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar. “Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e padyshimtë për vendin tonë që ka marrë nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, në takimin e mbajtur më 9 maj në Uashington, veçanërisht në pritje…

Lexo më Shumë

Është e papranueshme të përdoret shqetësimi për të drejtat elementare të një komuniteti të caktuar si arsyetim për sulme të pabaza ndaj një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, reagon MPJ bullgare pas fjalimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Këshillin e Sigurimit. “Deklarata e Kovaçevskit edhe një herë tregon qartë qëndrimin e vërtetë të Shkupit ndaj vlerave themelore të BE-së dhe refuzimin e të drejtës për të reaguar ndaj mangësive ekzistuese”, theksojnë nga MPJ-bullgare. Ata thonë se çdo analogji me vuajtjet e popullit ukrainas në luftën aktuale të pajustifikuar të Rusisë është cinike dhe e papranueshme. Në deklaratë thuhet se në…

Lexo më Shumë

Një tabëll vezë në Kosovë kushton 1 euro e 99 cent, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 5 euro. Ky është dallimi dyfish më i shtrejntë se në Kosovë. Gazeari i TS, Nevrij Ademi sot ka vizituar disa markete për të parë se sa janë në Maqedoni një tabëll vezë. Një tabëll vezë në Maqedoni kushton fiks 280 denarë që i bie 4.70 cent afër 5 euor. Dhe tani shtrohet pyetja se çfarë pulash kemi ne, e çfarë pula ka në Kosovë?

Lexo më Shumë

Mbi 250 urdhërpagesa për kundërvajtje janë lëshuar nga inspektorët e Inspektoriatit të Tregut gjatë inspektimeve të kryera në periudhën prej 1 deri më 14 të këtij muaji. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut sot kanë informuar se janë kryer mbi 1.100 kontrolle dhe janë lëshuar urdhërpagesa në vlerë të përgjithshme prej 10.580.000 denarë. Shumica e urdhërpagesave (90) janë lëshuar në bazë të Ligjit për tregti, pastaj 67 në bazë të Ligjit për diciplinë financiare, 22 në bazë të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit dhe 15 në bazë të Ligjit për biznes hotelierie. Në lidhje me vendimet e Qeverisë për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot në Prishtinë kanë realizuar takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ku kanë biseduar për shumë çështje me rëndësi të përbashkët për të dy vendet, shkruan Telegrafi Maqedoni. Kasami në profilin e tij në Facebook shkruan se me Konjufcën kanë biseduar për pozitën e shqiptarëve përgjithësisht dhe për peshën dhe rëndësinë e tyre politike, për sfidat e shumta, sidomos për sfidat në sferën e arsimit. “Në këtë drejtim biseduam për mungesën e një strategjie gjithëpërfshirëse për arsimim më cilësor në gjuhën shqipe, për problemet e shumta që shfaqen në rrugën e…

Lexo më Shumë

Grupi i punës për ndryshime kushtetuese nuk ka mandat të diskutojë për ndryshimin e përkufizimit të gjuhës shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, e cila në aktin më të lartë juridik në vend njihet si gjuhë, të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullsisë që jeton në këtë shtet. Kështu ka deklaruar kryetarja e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese, Margarita Caca-Nikollovska, duke komentuar paralajmërimet e partisë Aleanca për Shqiptarët dhe të zyrtarëve të saj që janë në qeveri se “ndryshimet duhet të përfshijnë edhe përkufizimin e ri të gjuhës shqipe në Kushtetutë”. Nikollovska ka deklaruar për…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në bulevardin “Vodnjanska” në Shkup, në afërsi të shkollës fillore “Koço Racin” është djegur një veturë. Në këtë rast kanë ndërhyrë edhe shërbimet zjarrfikëse. “Janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar”, theksoi MPB.

Lexo më Shumë