Author: Jeta almakos

Rreth 40 gra brenda një viti e humbin betejën nga kanceri në qafën e mitrës në Maqedoninë e Veriu. Pavarësisht këtyre të dhënave, vaksinimi kundër papilloma virusit human (HPV) që shkakton këtë sëmundje, në vazhdimësi shënon rënie. Mjeku Goran Dimitrov, njëherësh kryetar i Shoqatës së Mjekëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se dezinformatat janë ato që i dekurajojnë nënat për t’i vaksinuar vajzat e tyre megjithëse vaksina HPV është e detyrueshme për të gjitha vajzat e moshës 9 deri 26-vjeçare, si pjesë e kalendarit për vaksinim nga viti 2010. Ai bën të ditur se gjatë vitit 2019 përfshirja me…

Lexo më Shumë

Akoma nuk dihet edhe sa gjenerata nxënësish do të përmbyllin arsimin e mesëm në gjimnazin e improvizuar “Sami Frashëri” i cili tashmë dy dekada funksionon në ndërtesën e ish kombinatit industrial bujqësor. Nga Komuna e Kumanovës thanë se deri në fund të vitit pritet të përmbyllen të gjitha fazat përgatitore që kanë të bëjnë me infrastrukturën, respektivisht parcelën ku duhet të ndërtohet objekti shkollor. Gjithashtu, nga komuna thanë se tashmë është punuar edhe zgjidhja ideore. “Në fazë të përpunimit janë edhe të tjerat segmente. Pjesa arkitektonike dhe e ndërtimit e kësaj faze janë të përfunduara dhe janë donuar nga ana…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE-ja mbetet në qëndrimin e ngurtë. Nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve. Pavarësisht thirrjes së LSDM-së që edhe opozita t’i bashkohet bllokut proevropian, nënkryetar i VMRO DPMNE-së Alekandar Nikollovski u shpreh i prerë se kjo përbërje parlamentare nuk do të votojë ndryshimin e kushtetutës. “..për të ashtuquajturat ndryshime kushtetuese mbështetje nga VMRO DPMNE-ja në këtë përbërje parlamentare, me këto kushte për ndryshime kushtetuese, nuk ka. Këtu duhet t’i vëmë pikë kësaj teme dhe t’u përkushtohemi temave të tjera. Nëse pushteti mendon se kjo kalon te populli, le të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe…

Lexo më Shumë

DPHM e Maqedonisë së Veriut njofton se nga sot pasdite deri në fund të javës do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm të shiut bubullima dhe erë të fortë. Proceset lokale pritet të jenë në formë stuhie me kushte për shfaqjen e breshërit, ndërsa në disa vende do të ketë reshje më të dendura lokale. Nëse procesit janë më intensive dhe nëse në vende të caktuar lokalisht për një kohë të shkurtë mund të bie sasi e madhe e shiut mund të vije deri tek rritja e nivelit të…

Lexo më Shumë

Nga Qyteti i Shkupit kanë reaguar në lidhje me deklaratën e LSDM-së. Na vjen keq që ende ka njerëz që mendojnë se një gënjeshtër e thënë 1000 herë do të bëhet e vërtetë, por realiteti politik në Maqedoni i krijuar nga koalicioni LSDM-DPMNE bazohet vetëm në gënjeshtra dhe trillim, thonë nga Qyteti i Shkupit. Ata theksojnë se Qyteti i Shkupit nuk është as i bllokuar dhe as i falimentuar. „Detyrimet aktuale servisohen rregullisht dhe të gjitha projektet realizohen pa pengesa. Sipas tyre Qyteti i Shkupit është i vetmi institucion në Maqedoni që punon me rezultate pozitive përkundër obligimeve politike dhe…

Lexo më Shumë

Një 48 vjeçar nga Kumanova ka arritur që brenda një dite të arratiset nga burgu e më pas duke u kanosur me armë zjarri ndaj punonjësit të një bastoreje, ka arritur të grabisë afër 10 mijë euro nga arka. Më tej e ka mbyllur me çelës punëtorin e bastores e në përpjekje për t’u larguar, pranë bastores që e grabiti është kapur sërish nga policët, informon Klan Macedonia. “I dënuari është arratisur nga INK ‘Idrizovë’, ku është dashur të vuajë dënimin me burg që nga janari i vitit 2027. Më pas ka ardhur në një lokal bastesh në lagjen Maxhari,…

Lexo më Shumë

Peshevski: S`ka çmim që do të detyrojë ndërtimtarët të punojnë 60 orë Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do ta kontestojë vendimin ligjor me të cilin java e punës do të jetë mbi 40 orë, siguron Kryetari i Sindikatës për Ndërtimtari, Ivan Peshevski. Ai në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë, thotë se për ndërtimin e autostradave, nuk ka nevojë të importohen punëtorë nga jashtë për shkak se në vendin tonë ka mjaft të tillë. “Të jetë tragjedia edhe më e madhe, për ligjin e ri për marrëdhënie pune negociojmë tashmë më shumë se pesë vite dhe asnjëherë,…

Lexo më Shumë

“Çdo investim i cili ndodh nga një mërgimtarë në RMV do të mbeshtetet deri në 1 milion euro mjete të pakthyeshme nga Qeveria, me qëllim që mundi dhe sakrifica e tyre të kthehet në vendin e vet” – ka deklaruar ministri Bekteshi, në hapjen solemne të fabrikës për prodhimin e telave dhe tubave të bakrit të kompanisë Multipark Izairi në Kamjan të komunës së Bogovinës. Rajoni i Pollogut dhe komunat të cilat gravitojnë në këtë rajon mbështeten me mbi 60% më shumë nga po i njejti investim nëse ndodhë në ndonjë rajon tjetër duke filluar nga rajoni i qytetit të…

Lexo më Shumë

Në Bullgari është rikthyer sërish në diskutim çështja e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zëvendëspresidentja Iliana Lotova ka kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, pasi kjo e fundit do ta ketë të vështirë përparimin në këtë proces për shkak të refuzimit për të njohur pakicën bullgare. “Bullgaria nuk ka asnjë pretendim ndaj Shqipërisë”, deklaroi zyrtarja e lartë bullgare, duke shtuar Tirana duhet të vijojë procesin e ndarë nga Shkupi. Për dy vite me radhë Shqipëria u bllokua në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian për shkak të vetos që Bullgaria vendosi ndaj Maqedonisë së Veriut.…

Lexo më Shumë

A do të mbetet VMRO-DPMNE-ja me “Levicën” apo do të kyçet në bllokun evropian?! E ardhmja e vendit është në BE. Është koha për votën për Evropë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për të vazhduar rrugëtimi evropian I vendit – thonë socialdemokratët duke dërguar mesazhe edhe për opozitën, njofton KlanM. “Përgjegjësia e 120 deputetëve është që të kyçen në procesin e reformave të rëndësishme për të ardhmen evropiane. VMRO-DPMNE duhet patjetër duhet të vendos nëse do të mbetet me “Levicën” pro-ruse në bllokun anti-evropian ose interesin shtetëror do ta vendos në vend të parë dhe do t`i bashkangjitet bllokut…

Lexo më Shumë

Me datë 20.05.2023 në ora 01:00 në një objekt hotelerik në rrugën “Boris Kidrich” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar shkupjanen S.J.(37) nga Saraj, Shkup, pasi e ka sulmuar fizikisht punonjësin respektivisht kamarierin T.K.(31) nga Tetova, njofton SPB e Tetovës. Pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Në një aksion të koordinuar të policisë është arritur të asgjësohet një grup i organizuar kriminal, që merrej me shitjen e drogës. Aksioni është kryer gjatë ditës së djeshme, në zonat e Shtipit, Koçanit, Vinicës e Berovës. Sipas MPB-së, grupi i dyshuar kriminal ka pasur mbështetje logjistike nga një punonjës policie nga Berova, i cili iu ka ndihmuar duke dhënë informacione. “Gjatë hetimeve penale në prill dhe maj të vitit 2023, tashmë janë siguruar prova dhe janë sekuestruar marijuhanë dhe amfetamina, për çka janë ndjekur penalisht dy persona në Shkup dhe një në Vinicë, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim”,…

Lexo më Shumë