Publicisti Kim Mehmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, u shpreh se shqiptarin në Maqedoni e shkatërron shqiptari. Mehmeti tha se për gjendjen në të cilën jemi duhet të vajtojmë dhe jo të qeshemi. “Na iku rinia, ajo rini nuk shkon vetëm për shkaqe ekonomike. Ajo rini do të shkoje në vende ku mund të realizohet ku çmohen vlerat, në një vend ku ka gjykatë, nëse e bën një krim do të përgjigjet sipas ligjit, jo sipas kryetarit të partisë. Edhe ne e humbim më të vlefshëm që kemi. Të rinjtë tanë që ikin janë ajo rinia më e shëndosh e…
Author: Jeta almakos
Publicisti Kim Mehmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se njeriu nuk vdes atë ditë kur mbulohet me dhe, por vdes atë ditë kur i frikësohet mendimit të vet, kur ka frikë ta thotë atë që e mendon. “Dhe ai nuk ekziston më, ai ekziston vetëm fizikisht. Pastaj ne jetojmë në një vend ku shumë çka del edhe jashtë logjikës dhe ku nuk mund ta shpjegosh me standarde që i njejt, që i njeh teoria, logjika e shëndoshë”, tha Kim Mehmeti. Mehemti tha se atë që e kupton e thotë dhe nuk e heshtë. “Ka patur gjëra që i kam heshtur…
Publicisti Kim Mehmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se letërnjoftimi i popullit janë elitat që ka. “Ashtu edhe matet se çfarë ka ai popull. Nëse ai ka elita politike, elita kulturore, elita shkencore. Ata janë zëri i popullit. Nuk është zëri i popullit ai bujku i mrekullueshëm që punon. Mikrofoni i jepet Kimit, dhe nëse Kimi, nuk guxon ta thotë të vërtetën të mos del, është e pandershme”, tha Mehmeti. Ai tha se e di që UT-ja, ka profesor të mrekullueshëm, ka 200 profesor por ata heshtin. “Ndodhi Sopoti po ku ishte zëri i atyre, ndodhi Monstra, por ku…
“Vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi janë drita jonë, dritarja jonë drejt botës, thesari ynë i paçmuar që ia dorëzojmë njerëzimit me shumë shpresë dhe vullnet të madh. Shenjtorët Kirili dhe Metodi lanë një vepër që jo vetëm është para kohe, por një mijëvjeçar më vonë e mposht kohën dhe vazhdon të shkëlqejë para njerëzve”. Këtë e theksoi kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski nga Ohri, me rastin e 24 majit – Ditës së Kirilit dhe Metodit. “Ata i përkasin botës së qytetëruar dhe ne si djep i tyre, si dhe vendi dhe populli nga e ka origjinën, këta iluministë janë…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies së 10 anëtarëve të familjes Zymberi në konfliktin e vitit 2001. Sot, i madh e i vogël përkujtojmë me dhimbje Selvijen, Mersimin, Nealin, Hisnijen, Jenuzin, Valbonën, Syzanën, Nerimanen, Fitimin dhe Fitoren, shkruan mes tjerash Ahmeti. Postimi i plotë i z. Ali Ahmeti: Në këtë 22 vjetor përkujtojmë familjen Zymberi, humbje kjo e dhimbshme por që lëvizi historinë tonë më të re. Sot, i madh e i vogël përkujtojmë me dhimbje Selvijen, Mersimin, Nealin, Hisnijen, Jenuzin, Valbonën, Syzanën, Nerimanen, Fitimin dhe Fitoren. Sakrifica e madhe e anëtarëve të familjes…
LSDM-ja thotë se ka siguruar 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese. Nënkryetar i LSDM-së Fatmir Bytyqi në Programin 200 në Alsat që do të transmetohet në ora 22:20 tha se jo vetëm votat e deputetëve shqiptarë, por të sigurta janë edhe votat e nevojshme nga VMRO DPMNE-ja. Kjo sipas Bytyqit do të dëshmohet shumë shpejt pasi amendamentet të dorëzohen në kuvend. “Ne themi se kemi 2/3 dhe kjo do të dihet shumë shpejtë sapo grupi i punës për ndryshimet kushtetuese të sjellë propozimin për ndryshimet kushtetuese para qeverisë. Ne si qeveri këtë do ta dërgojmë në parlament që të fillojmë…
Grupi i Zjarrit nuk është i përjashtuar nga partia. Funksionarët e ekzekutivit duhet të bëhen burra dhe të na thirrin në mbledhje të partisë për tu përballur me argumentet. Musa Xhaferi, flet për herë të parë pas vendimit të fundit të BDI-së të cilin Xhaferi e quajti të anti statutar. “Ne jemi anëtar të kryesisë, ato për të cilët ato mendojnë se janë vetë-larguar. Ne kemi të drejtë statutare të jermi të ftuar dhe të marrim pjesë në mbledhje të kryesisë. Në variantin më të pak të dëshirushëm ne do të shkojmë në mbledhje të kryesisë, kurdo të ketë mbledhje…
20% nuk do të zëvendësohet me gjuhën shqipe në kushtetutë. Zv/kryeministri dhe nënkryetari i LSDM-së Fatmir Bytyqi u shpreh i prerë se përveç preambulës, apo përfshirjes së bullgarëve në kushtetutë, grupi i punës nuk ka asnjë mandat tjetër për të biseduar sa i përket kushtetutës. Ai u shpreh i bindur se shumica parlamentare i ka 80 votat e duhura për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë. Bytyqi këto komentet i bëri në Programin 200 në Alsat i cili transmetohet në ora 22:20. “Grupi i punës që ka mandat për ndryshimet kushtetuese tha se nuk është mandati për ndryshime ose diskutime për…
LSDM-ja është e gatshme për zgjidhjen e statusit të ish UÇK-së përmes një programi ku të dyja palët pjesëmarrëse në konfliktin e 2001-shit do të trajtoheshin në mënyrë të barabartë, deklaroi nënkryetar i socialdemokratëve Fatmir Bytyqi. Ai hodhi poshtë pretendimet e partive politike shqiptare se LSDM-ja është kundër zgjidhjes. Bytyqi tha se as BDI-ja edhe as ndonjë parti tjetër nuk ka ofruar në tryezë ndonjë propozim për zgjidhje. ““Ne në LSDM themi se nuk ka ardhmëri pa pajtim. Fatkeqësi është që dikush tjetër asnjëherë nuk është ulur që të flet për pajtim…ne jemi të hapur për çfarëdo teme…unë jam diku…
Barlet Xhaferi – djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Albulena Abazi – bashkëshortja e kreut të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi u bënë prokurorë. Në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publikë Barlet Xhaferi u zgjodh sot prokuror në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar, ndërsa Albulena Abazi prokurore në Prokurorinë Publike Kërçovë, përcjell KlanM. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, tha se mbeten për t’u zgjedhur edhe dhjetë prokurorë. Në prill të vitit të kaluar, komisioni kundër korrupsionit ka marrë një njoftim se Barlet Xhaferi ka arritur të regjistrohet në Akademi,…
Në BFI, është parandaluar një tentim për shkarkimin e kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu cili është organizuar nga Qani Nesimi, kryetari i Muftinisë së Tetovës, Abedin Imeri – myftiu i Kumanovës, Salim Sulejman – myftiu i Strugës, Shaban Sulejman – Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Ibrahim Idrizi – drejtor i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Mustafa Dauti – përgjegjës për lidhje me Ambasadat, Muhamer Vejseli – drejtor i Agjencisë “Hallall”, Rexhep Ziberi – drejtor i shoqatës “Ilmije”, si dhe Jusuf Zimeri – drejtor për çështje islame… janë anëtarët e Rijasetit që kanë organizuar shkarkimin e Reisi Fetahu, ndërsa kanë…
Ministria e Mbrojtjes sot bëri të ditur se konform me parimet e NATO-s dhe në drejtim të përforcimit të misionit të patrullimit ajror (AIR Policing) mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut, është marrë vendim që Republika e Italisë si pjesë e forcave e angazhuar për krahun jugor të NATO-s me aftësitë e saja të aviacionit të kontribuojë në realizimin e këtij misioni. Në periudhën që vijon, siç theksojnë nga MM, do t’i qaset madje edhe harmonizimit dhe aranzhimit teknik midis dy vendeve, pas nënshkrimit të të cilit Italia edhe zyrtarisht do të përfshihet në këtë mision të NATO-s mbi qiellin…

