“PRES TË HIDHET POSHTË LËNDA E HAPUR PAS KALLËZIMIT TË ARAFATIT” Prokurorja dhe ish shefja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsiuonit, Vilma Ruskovska, e cila është e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë bastisjes së kryer më 18 korrik në Policinë Financiare, deklaroi sot se edhe përskaj kësaj sërish ka konkurruar për pozitën e njëjtë dhe pret mbështetjen e kolegëve. “Po, dje kam dorëzuar aplikimin. Pres që kolegët absolutisht të më mbështesin dhe të votojnë për mua” – deklaroi Villma Ruskovska. Ruskovska sot është marrë në pyetja nga Prokuroria, pas kallëzimit penal kundër saj nga ish…
Author: Jeta almakos
Pas gati një muaj e gjysëm nga kur u.d, kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se si subjekt nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese nëse nuk tërhiqet 20 përqindëshi, vetëm tani Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi thonë se në takimin e djeshëm kanë diskutur të njejtën gjë, heqjen e 20%, shkruan SmartNews Ndryshe, dje në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u realizua takim në mes kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim. “Me këtë rast Menduh Thaçi e informoi Ali Ahmeti me rezolutën e fundit të kongresit të VIII të PDSH-së e…
Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi në “Programi 200” në Alsat tha se përgjegjës për dështimet e projekteve kapitale në vendbanimet shqiptare janë të gjithë ministrat e partisë së tij. Ai poashtu shtoi se asnjëri prej tyre nuk duhet ta marrë si fatkeqësi largimin eventual të tyre nga pozita, përcjell Nistori. “Ne lejuam që të mos kemi kontrollë dhe erdhi puna ne humbëm bastionin më të madh shqiptar, siç është Tetova dhe rrethina. Pse? Ne premtuam që do të rindërtojmë stadiumin e KF Shkëndija, për atë edhe ia dhamë në pronës komunës në vitin 2013, kur zonja Arifi do…
Në vend se me flamur të Sllovenisë, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, dje priti ministren e jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon me flamurin e Sllovakisë, i cili qëndronte mbi tavolinë gjatë takimit që kishin në katër sy në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkon ndjesë për lëshimin pa dashje, gjatë përdorimit te flamurit në takimin tet-a-tet të të dy Ministrave gjatë vizitës së ministres Fajon në vend, i cili ishte një nga dhjetë simbolet shtetërore që u përdorën gjatë takimeve. “Njëherazi na lejoni të ju informojmë se takimi dhe…
Kjo qeveri sapo ka hyrë në pjesën e dytë të mandatit. Përveç rrenës së madhe të kryeministrit shqiptar, BDI ka rrejt bash për çdo zotim tjetër zgjedhor. Ky duhet të jetë debati publik e jo a është Bujari ministër bukurosh apo sa metra bëjnë bythet e Artanit, sado që BDI-së i konvenojnë këto lojëra të brendshme për defokusim të opinionit nga mashtrimet e tyre. Gjuha shqipe e detyrueshme për çdo nxënës nga klasa e 5-të Shpallja e 13 gushtit festë kombëtare Ndërrimi i himnit Gjykata e Lartë e Barazisë Veting i detyrueshëm për çdo politikan, gjyqtar dhe funksionar shteteror E…
Përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ushtarake ruse, për të sulmuar Ukrainën, tregon se Rusia ka falimentuar, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ushtarak, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një adresim para popullit, tranmeton REL. Sipas tij, sulmet ajrore të dy javëve të fundit kanë shkatërruar gati një të tretën e stacioneve të energjisë në Ukrainë. Zelensky ka thënë se Rusia me dekada ka shpenzuar miliarda dollarë në komplekset e saj të industrisë ushtarake dhe “në fund ata i janë gjunjëzuar Teheranit për të siguruar dronë të thjeshtë dhe raketa”. Në adresimin e tij ditor para popullit,…
Serbia duhet të pranojë sa më shpejt se “nuk dëshiron” të jetë pjesë e Bashkimit Europian, BE dhe se “nëse nuk ka vend atje, do të jetë më mirë”. Me këtë deklaratë, ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin ngjall sërish polemika, duke nxjerrë edhe një herë më shumë në pah sesa i dyzuar është qëndrimi i Beogradit në raport me gatishmërinë për të avancuar vërtet marrëdhëniet me Kosovën. “Qëndrimi i Serbisë ndaj BE-së “nuk është çështje emocionesh por vendimesh racionale”, ishte komenti i tij. “Çështja nuk është nëse ne duam të anëtarësohemi në BE, pyetja është nëse BE-ja e do…
Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që deri në fund të muajit të publikojë konkurs në të cilin, nxënësit e shkollave të mesme do të aplikojnë për marrjen e bursave. Gjithashtu Qeveria ka caktuar numrin e bursave që do të jepen në çdo kategori për vitin shkollor 2022/23. Siç njoftojnë nga Qeveria vlera e bursave për shumicën e kategorive do të jetë 3 500 denarë në muaj, për nxënës të talentuar – sportistë; nxënës të talentuar nga fusha e shkencave natyrore dhe teknike; nxënës të talentuar në fushën e arteve; për nxënësit me nevoja të veçanta; për…
Në gjysmën e dytë të vitit 2023 qytetarët e Qytetit të Shkupit do të kenë transport publik falas, pikërisht ashtu siç ishte premtuar, tha në pres konferencën e sotme kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, raporton MIA. Arsovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se transporti publik do të jetë plotësisht falas, siç është paralajmëruar në program. Megjithatë, siç tha ajo, të gjitha institucionet duhet t’i respektojnë obligimet dhe t’i paguajnë borxhet. “Problemi është me të gjithë ata në këtë vend që nuk respektojnë detyrimet e tyre. Megjithatë, me pengesa nga të gjitha institucionet e shtetit, të cilët…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një paraqitje të ftuar mbrëmë në servisin publik RTVM nuk ka përjashtuar formimin e një shumice të re parlamentare dhe se sipas pretendimeve të tij po negociohet për këtë. “Ashtu siç ata po thonë se po negociojnë për të siguruar shumicën për ndryshimet kushtetuese, edhe ne kemi të drejtë të punojmë edhe për një mazhorancë të re për të rrëzuar qeverinë. Natyrisht që po punojmë, ka hapa konkretë. Ne thjesht po sigurohemi që të mos ketë një Kastriot të ri. Po bisedojmë me disa nga 120 deputetët”, tha Mickoski. Ai mohoi se ka mosmarrëveshje…
Pretendimet e Qytetit të Shkupit dhe NTP-së janë hedhur poshtë nga Qeveria. Në një komunikatë të ekzekutivit thuhet se pushteti qendror nuk i ka kurrfarë borxhi Ndërmarrjes për Transport Publik. Nga atje thonë se gjendja në të cilët ndodhet NTP-ja është tregues se në mënyrë të papërgjegjshme i menaxhojnë fondet e destinuara për transportin e nxënësve dhe nuk i shlyejnë obligimet në kohën e duhur. Sipas Qeverisë, Ministria e Arsimit i kryen rregullisht detyrimet e saj ndaj të gjitha subjekteve, por në vitin kalendarik nuk është marrë një vendim për lehtësim të transportit të studentëve, për faktin se në semestrin…
Zv/kryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka. Gjatë takimit Grubi dhe Reka kanë diskutuar mbi bashkërenditjen e detajeve të mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, që pritet të mbahet më 14 Nëntor në Shkup, në të cilën mbledhje pritet të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme, si vende tërësisht të përkushtuara në rritjen e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve në shumë sfera, përfshirë dhe atë ekonomike me çka njëkohësisht rritet edhe konkurrenca e kompanive në vendet e rajonit.…