Zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në takimin e sotëm shpjegues për kapitullin 16, “Taksimi”, tha se Qeveria dhe institucionet po punojnë për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjen e sistemit tonë tatimor për hyrje në sistemin e BE-së në fushën e taksave. “Jemi të vendosur që të përshpejtojmë reformat në fushën e taksave, me qëllim të përputhshmërisë së plotë me rregulloret dhe standardet evropiane dhe përgatitjen e shoqërisë së vendit për anëtarësim të plotë në BE”, tha kryenegociatori me BE-në, Mariçiq, duke theksuar se kemi bërë progres në uljen e barrës administrative për tatimpaguesit dhe procedurën e kthimit të…
Author: Jeta almakos
Këshilltari nga lista e këshilltarëve të LSDM-së, Martin Zahariev ka dhënë dorëheqje nga funksioni, për shkak se është punësuar jashtë vendit, përcjell “Kumanovonews”. Pas propozimit të Komisionit për çështje mandatare sot Këshilli e pranoi dorëheqjen e Zaharievës dhe më këtë i ndërpritet mandati. Në seancën e ardhshme do të verifikohet mandati i këshilltarit të ri, i cili është në radhë në listën e koalicionit. Ai është Mile Andonovski nga partia e pensionerëve, i cili ishte këshilltar i përbërjes së kaluar.
Paralajmërimet e U.D kryetarit të ASH-së Arben Taravarit për prurje të reja, të figurave të njohura në Aleancën për Shqiptarët kanë dhënë edhe rezultatet e para. Para pak çastesh kryetari Taravari në profilin e tij në fejsbuk ka bërë edhe njoftimin se kësaj forcë politike nga sot i është bashkangjitur një personalitet tejet i çmuar dhe i respektuar nga Tetova. Bëhet fjalë për profesorin Mislim Zendeli, doktor i shkencave të ekonomisë. Ja edhe postimi i plotë i Taravarit: “Mirë se vjen profesor, në familjen e madhe të Aleancës për Shqiptarët Mislim Zendeli, doktor nga fusha e shkencave të ekonomisë, është…
Buka është e shtrenjtë për qytetarët, mullisët dhe furrat kanë paralajmëruar rritje deri në 10% nëse shteti nuk siguron energji elektrike më të lirë. Sipas statistikave shtetërore, çmimi i bukës dhe i drithërave është rritur me 47.7%, nëse krahasohen çmimet nga shtatori i këtij viti me shtatorin e vitit të kaluar Çmimi i bukës është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar, dhe paralajmërimet se pritet rritje edhe për 10% kanë shqetësuar qytetarët. Ata thonë se nëse mund të heqin dorë nga diçka e vështirë, sigurisht që do jetë buka, pa të cilën nuk mund të imagjinohen tryezat. “Nuk e…
Boki 13 dje ishte dërguar në kontroll urgjent përshkak sulmit fizik që pësoi në burgun e Idrizovës. Janë konstatuar lëndime të dukshme trupore, të ejtura dhe gërvishtje. Pas kontrolleve të kryera nga neurokirurgu, traumatologu dhe kirurgu digestiv, ai është lëshuar duke konstatuar se nuk ka nevojë për hospitalizim. Boki 13 është sulmuar nga 3 persona në burgun e Idrizovës gjatë kohës së pauzës në shëtitore.
Ukraina i ka bërë kërkesë Serbisë që ta ekstradojë Andriy Naumovin, ish-drejtor i Sigurisë së Brendshme në Ukrainë, që po dyshohet se i tradhtoi trupat ukrainase, raportoi BBC-ja të enjten. Në njoftim u tha se Naumovin iu doli krah trupave ruse kur u futën në termocentralin bërthamor në Çernobil, në nisje të agresionit rus. “Gjykata e Nishit po shqyrton rastin e shtetasit ukrainas Andriy Naumov, në bazë të një kërkese për ekstradim në Ukrainë”, deklaroi sekretari Gjykatës për BBC-në. Naumov, të cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, e quajti tradhtar dhe ia hoqi gradën gjeneral brigade, u largua nga vendi më…
Çdo deklaratë publike që fyen ose provokon palën tjetër është absolutisht e papranueshme, thuhet në komunikatën e ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, lidhur me një deklaratë të eurodeputetit bullgar, Angel Xhambaski, që në Shkup është vlerësuar si “provokim” dhe “fyerje e rëndë”. Xhambaski, më 18 tetor, përmes një video incizimi duke reaguar ndaj vendimit të autoriteteve maqedonase për miratimin e një ligji që ndalon regjistrimin e shoqatave kulturore që mbajnë emrat e personaliteteve të kontestueshme bullgare nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, tha se “bullgarët do të vendosin se kush jeni ju [maqedonasit]”, dhe se vendimi…
Ish-kryeministri britanik Boris Johnson pritet të kandidojë sërish për postin e kryetarit të Partisë Konservatore për të zëvendësuar Liz Truss, e cila njoftoi të enjten se po tërhiqej, raportoi The Times. Ish-kryeministri Boris Johnson mori frenat e Britanisë në korrik 2019. Ai fitoi zgjedhjet me një premtim për të “përfunduar Brexit” , por qeveria e tij u zhyt në skandale muajt e fundit, duke përfshirë një hetim policor për partinë në Downing Street gjatë bllokimit të pandemisë. Më 7 korrik, “rebelimi” i ministrave, nënsekretarëve dhe zyrtarëve konservatorë për të hequr Boris Johnson nga kryeministria u kurorëzua me sukses.” Dorëheqja e Johnson shënoi fundin…
MPB njofton se sot kanë arrestuar një 27-vjeçar nga Kumanova i cili kërkohej me urdhër qendror. “Me datë 20.10.2022 në ora 19:15, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar S.A.(27) nga Kumanova. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror për vuajtje të dënimit me burg prej gjashtë vjetësh për kryerjen e veprës penale nga neni 188 i Kodit Penal”, njoftojnë nga MPB. Personi do të dërgohet në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.
Në emisionin Klan Debat, profesoresha Ana Cupeska tha se kjo që po ndodh në Ukrainë na trazon plagët edhe neve si Ballkan ku kemi përjetuar gjëra të tmerrshme dhe ende nuk po vetëdisohemi si popuj. ”Ka shumë raste ku identiteti ka mobilizuar njerëzit mos ti përmendi Bosnjën, Kroacinë dhe shum tjera raste që kanë qenë në lufta të ashpra dhe kjo që ndodh sot në Ukrainë tek ne na kujton shumë gjëra sepse Ballkani ka ende plagë nga karakteri etnik po çalojmë në këtë aspekt dhe nuk jemi të unifikuar. Pra një ukrainez nuk mund të shprehet lirshëm se është…
Në emisionin Klan Debat, në pyetjen rreth konflikteve etnike mes shteteve dhe popujve cilët janë shkaqet dhe arsyjet, profesori Rubin Zeman tha se kjo është pasojë e asaj më heret siç e kemi pasur ne me Jugosllavinë ku pas ndarjes së saj filluan konfliktet. ”Për fat të keq kur krjoheshin shtetet, shembull si Jugosllavia folej se bëhej fjalë për popull shumë etnik, pastaj doli religjioni në sipërfaqe ku disa shtete edhe luftuan për të fituar territore. Tek shqiptarët ishte ndryshe religjioni nuk kishte ndonjë rëndësi që të përçahen si komb për religjionin” – deklaroi Rubin Zemon, profesor.
Nuk fillon sezoni i ngrohjes në shkollat e Gostivarit. Kështu thuhet nga BDI, Dega në Gostivar. Nga aty thonë se pushteti lokal, obligohet që nga 15 tetori deri 15 prill të vitit të adhshëm të mundëson sezonin e ngrohjes në objektet shkollore, me atë që paraprakisht të ketë realizuar procedurën e furnizimit me lëndë djegëse. “Edhe pse e obliguar që nga 15 tetori të fillon me sezoni i ngrohjes, komuna e Gostivarit ende nuk e ka bërë këtë, duke lënë nxënësit dhe mësimdhënësit që në temperatura të ulëta, sidomos në orët e para të ndërrimit të paraditës dhe orët e…