Fejzi HAJDARI
Kreu i ‘selisë blu’ të Rëçicës së Vogël Ali Ahmeti, pak para mbledhjes së fundit, tha se “mbledhja s’ka të bëjë me shkarime”, por me pika tjeta të rendit të ditës, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i BDI’së Faton Ahmeti, u shpreh se Ali Ahmeti i ka thënë se ai vetë do t’i njoftojë anëtarët e ‘Grupit te zjarrit’ lidhur me atë se “s’do të ftohen në këtë mbledhje”, për shkak të, siç është shprehur ai, “sjelljes së anëtarëve të Grupit gjatë mbledhjes së fundit dhe veprimit të tyre si fraksion”. Kështu është përgjigjur kreu i BDI’së Ali Ahmeti dhe njeri i tretë në kierarkinë partiake Faton Ahmeti. Nga deklaratat lehtësisht mund të konkludohet se Ahmeti nuk e ka thënë të vertetën, me fjalë të tjera – “Ahmeti ka gënjyer” lidhur me agjendën e ditës për përjashtime, duke e vendosur në pozitë shumë të vështirë sekretari e përgjithshëm të BDI’së.
është për tu habitur kjo situatë e krijuar në BDI, sepse anëtarët e simpatizantët të kësaj partrie, deri tani me shumë mburrje janë shprehur për “besimin e madh ndaj lideri partiak”, ndërkohë që prononcimi i Ahmetit dhe zhvillimet e mëpastajshme në mbledhje, aspak nuk korrspondonin me deklaratën e Ahmetit para takimit.
Bile-bile për herë të parë në opinion dalin mos harmonizim qëndrimesh ndër krerët më të lartë partiakë. Dhe pikërisht kjo “gënjeshtër”, lë shumë hapësirë për tu komentuar dhe për të hapur dilema të tipit: Çfarë po ndodh me Ahmetin, i cili ndryshe i thotë sekretarit të përgjithshëm, ndryshe mendon, dhe krejt ndryshe vepron! Kush po e “detyron” Ahmetin të sillet në këtë mënyrë? Mos vallë është ndonjë presion eventual të cilin mund ta ketë nga brenda partisë, të cilin mund tia ketë shkaktuar “Grupi i Zjarrit”, për të cilin Ahmeti dhe bashkëmendimtarët e tij, ende vazhdojnë të mos kenë një zgjidhje konkrete. Dhe si duket Ahmeti sikur është bërë imun ndaj këtyre situatave që shpeshherë, dorën në zemër, e nxjerrin në pozita qesharake sikurse edhe vetë BDI’në.
Sa për t’i ilustruar këto raste gjegjësisht për t’i argumentuar, Ahmeti në momentet kur “Grupi i Zjarrit” i filloi aktivitetet, kishte thënë se: “BDI’ja mundet edhe pa Izetin, edhe pa Musën, Blerimin e Nevzatin”! Pas disa ditësh tha se nuk ka menduar kështu, por është keqinterpretuar!?. Pak më vonë tha se “Uragani do t’i shkelë të gjithë ata, që dalin përpara”, duke aluduar tek Grupi i zjarrit, por pasoi menjëherë “demanti-përgënjeshtrimi”: “Na është nxjerrë nga konteksti fjali”, kështu u përgjigj Alija… Ka edhe shumë gafe të tilla, të cilat më shumë se një lideri partiak, mund t’i shërbejnë skeçit humoristik të “Stupcave”!
Sjellja e këtillë: Paraditë: e kam thënë, pasdite: S’e kam thënë(!), BDI’në dhe Ali Ahmetin për herë të parë po i nxjerr në një pozitë që deri tani s’e kemi parë në këtë parti. Nëse sjellja e këtillë e Aliut, është rezultat i presionit, vlimeve dhe zhvillimeve brenda partiake a po jo, do të dëshmojnë ditët në vijim. Por, e vërteta është se “rrena publike”, asnjëherë s’mund të jetë produkt i komoditetit partiak, aq më pak i suksesve politike, por mund te jetë vetëm produkt i një presioni permanent brenda partisë.
Fejzi Hajdari