Author: Jeta almakos

Një avion ushtarak rus është përplasur për një ndërtese banimi në qytetin siberian, Irkutsk, më 23 tetor, duke vrarë të dy pilotët, thanë autoritetet. “Nuk ka viktima në mesin e popullatës”, tha Ministria ruse për Situata Emergjente. Zyrtarët thanë se avioni luftarak i llojit Sukhoi SU-30 u rrëzua teksa po zhvillonte një fluturim trajnues. Ky incident vjen disa ditë pasi një avion tjetër luftarak rus u përplas pranë një ndërtese banimi në qytetin Jevsk, në Detin Azov, duke lënë të vrarë 15 persona dhe duke plagosur 19 të tjerë. Guvenatori i Irkutskut, Igor Kobzev, tha se avioni u rrëzua mbi…

Lexo më Shumë

Boris Johnson po luftonte të dielën për të fituar mbështetje të mjaftueshme për të bërë atë që do të ishte një rikthim mahnitës si kryeministër i Britanisë, pasi politikanë të lartë konservatorë deklaruan mbështetjen e tyre për ish-ministrin e financave Rishi Sunak. Dy burrat janë bërë favoritët e hershëm për të zëvendësuar Liz Truss, e cila njoftoi dorëheqjen e saj të enjten vetëm gjashtë javë pas një mandati që e futi Britaninë në trazira politike dhe ekonomike, shkruan CNN, përcjell portal rtv21.tv Sunak deklaroi të dielën në mëngjes se do të ishte në garë. Në një postim në Twitter, ai…

Lexo më Shumë

Luhatjet drastike të temperaturave në këtë stinën të vjeshtës kanë shkaktuar shqetësime shëndetësore te qytetarët, posaçërisht te ata më të moshuar, personat që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe fëmijët. Gjorgji Karamanov, mjek në poliklinikën Bukuresht, thotë se qytetarët duhet të shmangin lëvizjet nëpër qytet në temperaturë shumë të ulëta. “Kështu që rekomandimet tona janë që qytetarët, pa pasur nevojë urgjentë, të shmangin lëvizjet në orët e hershme të mëngjesit, sepse ato temperature që janë të ulëta në orët e hershme të mëngjesit, enët e gjakut janë të parat që mundohen, por edhe i gjithë organizmi dhe sistemi i njeriut. Pra…

Lexo më Shumë

Një vajzë e re nga Shtipi ka plagosur të dashurin e saj, përcjell TV21. Nga MOB thonë se sipas raportimit, i dashuri e kishte sulmuar të njëjtën fizikisht. “Më datë 23.10.2022 në ora 03.40 në Shtip, zyrtarë policorë nga SPB-Shtip e kanë privuar nga liria 21-vjeçaren A.S. nga Shtipi, pasi rreth orës 00.10 në Shtip, pas një zënke verbal, pasi është sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor S.B.(25), e ka sulmuar dhe plagosur me gjësend të mprehtë. Ai është transportuar në Spitalin klinik në Shtip për ndihmë mjekësore. Në koordinim me prokurorin, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të…

Lexo më Shumë

Mbeten mangësitë kryesore të sistemit të burgjeve – sistem i keq i menaxhimit dhe punës së punonjësve, mungesë e stafit, cilësi e dobët e kujdesit shëndetësor për të dënuarit, dhunë mes personave të dënuar, kushte të mjera materiale, mungesë e aktiviteteve të dedikuara dhe korrupsion endemik, thekson Komisioni Evropian në Raportin e fundit për progresin e Maqedonisë së Veriut. KE thekson se ka Strategji për zhvillimin e sistemit ndëshkues-përmirësues 2021-2025, por thekson se zbatimi i plotë i saj kërkon fonde, staf shtesë dhe angazhim politik. KE vëren se është formuar një grup ndërdikasterial për të monitoruar dhe vlerësuar zbatimin e…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka uruar 23 tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, ditën e krijimit të Organizatës Revolucionare Maqedonase. Në vazhdim postimi i Gruevskit në Facebook: – “ÇFARË NUK NA VRET NA BËN MË TË FORTË” – Friedrich Nietzsche Në frymën e këtij mendimi të filozofit të njohur gjerman Friedrich Nietzsche, ju uroj të gjithë qytetarëve festën kombëtare të Maqedonisë, 23 tetorin, ditën e luftës revolucionare maqedonase, ditën kur u formua organizata revolucionare maqedonase në vitin 1893. Në këtë festë të madhe maqedonase që simbolizon fillimin, hedhjen e themeleve të luftës revolucionare maqedonase, ose takimin e parë të përbashkët…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare Dietrich Mateschitz, pronari miliarder i kompanisë së pijeve energjike Red Bull. Lajmi u konfirmua dhe nga ekipi i Red Bull në Formula 1, i cili vlerësoi arritjet ndërkombëtare të biznesmenit austriak në fusha të ndryshme të sportit. Sipas kreut të skuderisë Red Bull, Christian Horner ajo që Mateschitz bëri për shumë njerëz të sportit anembanë botës nuk mund të përsëritet. “Shumë prej nesh i jemi mirënjohës mundësive që ai na ofroi, vizionin që kishte, forcën e karakterit, dhe shtysës për të ndjekur ëndrrat tonë”, u shpreh Horner. Mateschitz e bleu ekipin Jaguar në…

Lexo më Shumë

Ushtruesi i Detyrës Kryetar i ASH –së, Arben Taravari ka hedhur poshtë infomatat se është takuar me Ahmetin dhe Kovaçevskin për të negociuar rreth hyrjes së ASH-së në Qeveri. Sipas tij këto janë insistime të BDI-së. Ndërkaq, sa i takon zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Taravari ngelët në qëndrimin se vendit i duhen zgjedhje në Mars apo në Prill të vitit të ardhshëm. “Ne as nuk jemi duke negociuar dhe as nuk jemi takuar me dikë. Mendoj se në BDI ka ngjarje shumë interesante dhe dalëngadalë po krijojnë kaos të brendshëm në mesin e tyre dhe përshtypja ime është se po…

Lexo më Shumë

TARAVARI DEL SI SHPËTIMTAR I ‘ZJARRIT’ NË BDI Ndaj deklaratës së Taravarit kanë reaguar nga partia Alternativa e Afrim Gashit. Nga kjo parti thonë se qeveria është stabile dhe nuk ka nevoj për ASH-në. Sipas kësaj partie Arben Taravari përpiqet që përmes një serie të paraqitjeve ta arsyetojë gatishmërinë e tij për ta shpëtuar “zjarrin” e BDI-së. “Për fat të keq, tash kur qeveria është stabile dhe “zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së, z. Taravari del si shpëtimtar i tyre, duke i ofruar deputetët e tij për ta plotësuar mungesën e deputetëve “të zjarrtë” të BDI-së. Qytetari sigurisht e kupton…

Lexo më Shumë

Perëndimi duhet të paralajmërojë Moskën se nëse fillon një sulm bërthamor në selinë e qeverisë ukrainase në Kiev, atëherë qendra vendimmarrëse ruse, Kremlini, do të goditet, tha Volodymyr Zelensky  në një intervistë për televizionin kanadez. “Sa i përket përdorimit të armëve bërthamore do të jap një shembull. Tani ulemi dhe dëgjojmë thirrjet e vazhdueshme që Rusia të godasë qendrën e vendimmarrjes në Ukrainë. Si duhet të reagojë planeti? Nuk ka rëndësi nëse Ukraina i përket NATO-s apo jo. Kjo po ndodh në Evropë. Askush nuk ka të drejtë të zhvasë si një terrorist”, shpjegon presidenti ukrainas në intervistën e tij, sipas Pravda. Dhe ai…

Lexo më Shumë

Ushtruesi i Detyrës, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për Radio Evropa e Lirë i pyetur rreth spekulimeve se a ka gjasa që të jenë pjesë e Qeverisë dhe nëse po, cilat janë ato kushte që ASH të jetë pjesë e Qeverisë, Taravari tha se nuk ka negociata për të hyrë në Qeveri, e sipas tij gjithë këto spekulime vijnë si pasojë e ngjarjeve brenda partiake në BDI. Mes tjerash Taravari mohon se është takuar me Ahmetin dhe Kovaçevskin për negociata të mundshme për hyrjen në Qeveri. “Ne as nuk jemi duke negociuar dhe as nuk…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u ka dërguar qytetarëve urim me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. “Në Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, 23 Tetori, e kujtojmë me krenari guximin dhe këmbënguljen e revolucionarëve maqedonas në luftën për pavarësi dhe shtetësi maqedonase. Pa revolucionarët maqedonas, progresiviteti i tyre, dëshira e tyre e fortë për liri dhe drejtësi, është e paimagjinueshme vazhdimësia e luftës çlirimtare dhe ideali shekullor i shtetit të pavarur maqedonas”, thuhet në urimin e Kovaçevskit. Guximi dhe vendosmëria e tyre, siç theksoi kryeministri, është motivi që ne sot me krenari dhe dinjitet, të bashkuar dhe…

Lexo më Shumë