Natyrisht që pas liderit ka një kakofoni dhe dikush po e bën me qëllim. Edhe unë kam qenë pjesë e konferencave për shtyp të dy liderëve dhe të dy kanë konstatuar se nuk ka marrëveshje dhe që më pas LSDM dhe BDI të dalin me deklarata jokorrekte dhe selektive lidhur me gjithë këtë çështje, thotë Nikolla Micevski, koordinator i Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së në një deklaratë për “Kanal5″. Ai tha se “LSDM dhe BDI po e raportojnë rrejshëm deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke pyetur nëse Mickoski i ka pranuar amendamentet kushtetuese, atëherë pse nuk e vendosin pikën…
Author: Jeta almakos
Mali i Zi ka zhvilluar këtë të dielë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, një votim tepër i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të anëtarit të vogël të NATO-s në Ballkan, që prej kohësh vuan paqëndrueshmërinë politike. Si asnjëherë më parë, 6 nga 81 deputetë në total në parlamentin e ri të Malit të Zi, do të jenë shqiptarë. Tre prej të cilëve për të përfaqësuar direkt interesat e shqiptarëve përmes partive nacionale, dhe tre të tjerë: Mehmet Zenka dhe Drita Llolla si përfaqësues të PSD-së së ish-presidentit Gjukanoviç, dhe shqiptari tjetër Dritan Abazovic, koalicioni i të cilit siguroi 11 deputetë. Përmes…
Brenda hapësirave të Gjykatës Speciale në Hagë, edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Çështja përfshin katër ish-zyrtarë të lartë të pretenduar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në…
Në emisionin e fundit “Kojshia Show”, mysafir ishte drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli. Derisa ishte duke folur për zhvillimet në veri të vendit, Sheholli zhvilloi një telefonatë me Milan Radoiçiqin live në emision. Sheholli flet në telefon Radoiçiqin pa interfon, por i transmeton tek moderatori fjalën që ai i thotë në telefon. “Mua Amerika më ka shti në listë të zezë por tash fillon lista e zezë e vërtetë. Shumë shpejt ja dëgjoni krismën. Kam ‘dosta’ në të gjitha subjektet politike shqiptare”, citon Sheholli fjalët e Radojçiqit. Sheholli përcjellë fjalët e Radoiçiqit, për të cilin…
Genc Nimandbegu, një nga deputetët shqiptarë të sapozgjedhur për të përfaqësuar shqiptarët në parlamentin e Malit të Zi. Si deputet i sapozgjedhur ai dha një intervistë për “Review” në Euronews Albania ku tha se tashmë shqiptarët do të kenë një përfaqsim më të madh në parlamentin e Malit të Zi për shkak se me garimin në dy lista arritën të fitonin më shumë deputetë. Gjithashtu Nimanegu tha se ai dhe deputetët e tjerë shqiptarë presin dhe kërkojnë mbështetje, për sa u takon çështjeve që prekin shqiptarët, nga Kosova dhe nga Shqipëria, pasi siç u shpreh ai kjo ka munguar më…
Plani i ri i BE-së për përafrimin dhe përkrahjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor nënkupton fonde shtesë të BE-së për projekte zhvillimore dhe infrastrukturë. Këtë e shpjegon ministri i Financave, Fatmir Besimi, në kolumnën e tij të fundit, ku ndër të tjera thekson se kompanitë nga Maqedonia e Veriut do të kenë qasje e lirë në një treg prej gjysmë miliardi konsumatorësh. Besimi ka cituar njoftimin e kryetarës së Komisionit Evropian, ku theksohet se nisma e re për përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla, përafrimin drejt tregut të vetëm të BE-së, integrimin ekonomik rajonal, përshpejtimin…
Kryeminsitri I Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministren e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, do të vizitojnë Komunën e Bogdancit. Gjatë qëndrimit në Bogdanci është paraparë inspektimi i fillimit të projektit për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në Bogdanci. Gjithashtu Kovaçevski së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski, drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë”, Kostadin Acevski, do të kryejnë inspektimin e rehabilitimit të rrugës në rajonin e Demir Kapisë.
Kroacia kryeson listën e vendeve më të sigurta në botë për faktin se sa të sigurt ndihen njerëzit kur ecin vetëm gjatë rrugës natën. Një studim i kryer së fundmi (nga përpunimi i të dhënave të Numbeo për 41 shtete) bazohet në perceptimin subjektiv të sigurisë së individëve, kur ecin vetëm në rrugë gjatë natës, në vende të ndryshme. Ai synon të kuptojë se sa të sigurt ndihen njerëzit në vendet e tyre përkatëse, duke pranuar se ky perceptim mund të mos përputhet gjithmonë me shkallën aktuale të krimit. Faktorët përtej krimit, si prania e kafshëve të rrezikshme ose planifikimi…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 199 gjoba, nga të cilat 67 për tejkalim të shpejtësisë, 22 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, 33 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe gjashtë gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 14 për vozitje nën ndikim të alkoolit, pesë për kalim në semafor të kuq dhe gjashtë të tjera për automjete të paregjistruara. Nga MPB njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj apelojnë tek qytetarët që…
Emrat Ivani, Jovani, Luka dhe Jovanka do të vazhdojnë të shërbejnë si shembuj në librat shkollor për vitin e ardhshëm shkollor. Ministri i arsimit Jeton Shaqiri thotë se edhe në librat në gjuhën maqedonase ka shembuj me emra shqip, por edhe të nacionaliteteve të tjera. Sips Shaqirit ky është koncepti i arsimit në Maqedoninë e Veriut. “Njësoj siç është Ivani dhe Igori në tekstet e gjuhës shqipe është Arbeni, Yllëza, Shkronjëza në tekstet e gjuhës maqedonase. Edhe vetë mund t’i verifikoni në matematikë, unë vetë i kam verifikuar kur u ngrit shqetësimi. Te të gjithë librat elektronik unë vetë i…
LSDM duhet të tregojë se cilin nga dy propozimet e kryetarit Mickoski që mbrojnë identitetin dhe mundësojnë integrimin në BE e pranon, përndryshe nuk ka nevojë për negociata. Ky është qëndrimi nga partia opozitare VMRO-DPMNE drejtuar LSDM-së. Nga VMRO theksojnë se Kovaçevski nuk duhet të manipulojë me anëtarësinë e tij, por edhe me qytetarët, pasi sipas tyre, të inkurajohet dhe të thotë se cilin propozim e pranon. VMRO-DPMNE “Vlefshmëria e shtyrë e ndryshimeve kushtetuese kur Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe qeveri kalimtare pa BDI. Zgjedhjet në vjeshtë, garanci nga institucionet e BE-së për identitetin shekullor maqedonas, një paketë…
Qytetarët paguajnë taksat rrugore, por aspak nuk janë të kënaqur me gjendjen e autostradave në vend. Gropat nëpër rrugë dhe mungesa e sinjalistikës në disa pjesë të autostradës, e bën të pasigurtë udhëtimin e tyre… Qytetarët thonë se ekspozohen direkt ndaj rrezikut kur ka reshje të shiut, pasi gropat mbushen me ujë. Sipas të dhënave të policisë në nivel vjetor ndodhin qindra aksidete nëpër autostradat e vendit. Vitin e kaluar, janë regjistruar 616 aksidente. “Si të paguhet, katastrof rrugët…. Më keq nuk ka ku të shkojë më, paguajmë kot e kot, askund nuk gjendet kjo… ” – tha një qytetar.…

