Author: Jeta almakos

Në qendër të Shkupit, pranë një ish-kinemaje, ka një sallon bukurie të quajtur “Charm”. Me përmasa modeste dhe në gjendje t’u shërbejë vetëm disa klientëve në të njëjtën kohë, “Charm” u hap në vitin 2019 nga një shtetas amerikan dhe banor i ishullit Saipan të Paqësorit, i quajtur Shawn Andre Scott. Një vit më parë, Scott kishte themeluar një kompani në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dhe transferoi 405,000 euro kapital themelues nga Hauai. Ai punësoi 13 persona për stafin e sallonit. Dhe në këmbim, qeveria e Maqedonisë së Veriut i dha atij një pasaportë, duke e publikuar vendimin në…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela është mysafir sonte në edicionin e parë të sezonit të ri të ClickPlus në TV21. Ka folur për pozitën e tij, tani si pjesë e Qeverisë edhe pse jo si lider i Aleancës për Shqiptarët. Ai tha se vazhdon të jetë konsistent në qëndrimet e tija, të cilat i ka shprehur publikisht teksa ka qenë kryeopozitar. “Do të vazhdoj të jem konsistent në qëndrimet e mija. Do të vazhdoj t’ju qëndroj prapa deklaratave të mija të shprehura si kryeopozitar, sepse i kam thënë pa ndonjë prapavijë, për të nxjerr popullin në dritë, sepse jemi shumë larg dritës”, tha…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i është përgjigjur të parit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit në lidhje me pyetjen se si e ka takuar Gruevskin, që ky i fundit ia bëri disa minuta më parë, shkruan Alsat. – Advertisements – “Njëherê thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, ka shkruar Osmani në Facebook. Kujtojmë se Mexhiti, e pyti Osmanin se “a ishte në vizitë zyrtare apo private kur takoi Nikolla Gruevskin në Budapest”? Pyetja e Mexhiti vjen pas ndryshimeve…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i ka bërë një pyetje publike ministrit të jashtëm, Bujar Osmani. Ai e ka pyetur Osmanin se “a ishte në vizitë zyrtare apo private kur takoi Nikolla Gruevskin në Budapest”? Por Osmani menjëherë i është përgjigjur Mexhitit. “Njëherê thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, ka shkruar Bujar Osmani. Ky debat vjen pas ndryshimeve që Qeveria i bëri në Kodin Penal, e përmes të cilave opozita shqiptare akuzon se është hartuar dhe garantuar amnisti për…

Lexo më Shumë

“Nga e mërkura çdo konsumator do të ketë mundësinë të blejë në supermarket me një çmim të shënuar që nuk do të mund të rriten, ndërsa nesër në seancën e Qeverisë do të të përzgjidhen produktet, gjegjësisht 25 kategoritë e produkteve që do të jenë ulur për 10% në raport me çmimin që kishin më 1 gusht”, tha në konferencën e sotme për media, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. “Nesër në seancën e Qeverisë do të dorëzohet çmimi dhe nga e mërkura do të fillojnë kontrollet e intensifikuara të IPK-së, ku do të përfshihen edhe anëtarë nga Qeveria. Dëshiroj t’u…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti foli në një konferencë për media edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja, të cilat po i kërkon opozita. Opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë kërkon shkarkimin tim e herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Më lejoni t’ju them që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti. “Unë jam i interesuar që ta mundim në zgjedhje opozitën, por jo ta zhdukim”, shtoi ai.

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvilohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë a automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski në margjinat e Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sot në New York pati takim me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. Nga kabineti i Pendarovskit njoftuan se në takim është biseduar për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, perspektiva evropiane e vendit dhe zhvillimet aktuale në rajon. Në takim, presidenti Pendarovski informoi për ecurinë e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian. Ai shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe përkushtimin parimor nga Gjermania, si një nga aleatët tanë më të ngushtë, dhe shprehu pritjen e…

Lexo më Shumë

Me mesazhin “Drejtësi për viktimat” prej para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sonte ka vazhduar protesta për rastin me Klinikën e Onkologjisë para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, raporton AMI. Organizatorët paralajmëruan se do t’i intensifikojnë protestat dhe ritheksuan se kërkohet një vendim gjyqësor për të gjithë të përfshirët në “skandalin me Klinikën e Onkologjisë”, por edhe për zbardhjen e informacioneve lidhur me hetimin e tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, përcjell KlanM. “Nuk do të ketë drejtësi sociale derisa të merret përgjegjësia për shuarjen e jetëve të njerëzve si pasojë e korrupsionit. Duhet të ketë drejtësi për viktimat”,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla sot pas një takimi me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, Shpresa Jusufi konfirmoi se është nënshkruar marrëveshja për pika të përbashkëta kufitare mes dyja vendeve. “Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar. Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë”…

Lexo më Shumë

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Doc. Dr. Vegim Zhaku, në një takim me drejtuesit e Dhomës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, në emër të Universitetit të Tetovës ndau certifikata mirënjohjeje për komisionin për themelimin e programeve specialistike, me në krye Prof. Dr. Kalina Grivceva – Stardelova, Doc. Dr. Gazmend Amzai dhe Doc. Dr. Irfan Ahmeti, duke e vlerësuar rolin kyç dhe kontributin e veçantë që kishin ata në këtë proces. Sipas dekanit të FSHM-së, Doc. Dr. Vegim Zhaku, ky akt ka një ndikim mjaft pozitiv në avancimin e mirëfilltë shkencor dhe edukativ të institucionit tonë dhe se…

Lexo më Shumë

Opozita dyshon se politikanët e VMRO-DPMNE-së po ndiqen në mënyrë të paligjshme. Dyshimin e shpalosi nënkryetari i VMRO-së Aleksandar Nikollovski pas mbajtjes së Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës. Sipas Nikollovskit, në seancë u diskutua nëse në vend ndiqen  komunikimet në mënyrë të paligjshme dhe nëse prodhohet softuer i paligjshëm për ndjekjen e komunikimeve. Pas debatit, opozita pretendon se nuk beson se te ne nuk ka ndjekje të paligjshme. Megjithatë, ai nuk ndau më shumë detaje, sepse raportet e të dy agjencive janë klasifikuar si sekret shtetëror. “Ne nuk kemi marrë…

Lexo më Shumë