Author: Jeta almakos

Vazhdon të jetë jofunksional balancimi etnik si kriter për punësim në administratën shtetërore dhe institucionet publike mbi bazën e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Për punësim kemi raportuar shpesh se shumë qytetarë kanë zënë vendet e parashikuara për shqiptarët, duke u deklaruar se janë me përkatësi etnike shqiptare. Për rrogë të majme në Agjencinë e Aviacionit Civil, edhe Sasho Novkoski është deklaruar shqiptar. Kjo Agjenci më 14 shtator të këtij viti pranoi Novkovskin në pozitën e këshilltarit/inspektorit për operacionet e fluturimeve në trafikun ajror. “Në bazë të rezultateve nga të gjitha fazat e përzgjedhjes, Komisioni i përzgjedhjes përgatiti një listë…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për TV21 ka komentuar fushatën e disa oligarkëve maqedonas kundër BDI-së dhe biznesit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ahmeti tha se disa politikanëve dhe oligarkëve u pengon pushteti i shqiptarëve, ndërsa theksoi se ai kërkon vetëm barazi. “Është një fushatë tepër e egër kundër BDI-së. Është një fushatë tepër e egër kundër meje personalisht, sepse, qasja është tepër nihiliste, tepër deri edhe në naciste, se BDI çështëj shqiptare e ka çuar në përmasa të mëdha përpara, dhe tani po na e merr shtetin, ekonominë”, tha Ahmeti.

Lexo më Shumë

Nuk ka konfirmim nga autoritetet nëse një prifti ortodoks rus i është ndaluar hyrja në vend, përveç tre diplomatëve rusë nga ambasada në Shkup. Ata u shpallën persona të padëshirueshëm javën e kaluar. Një numër i madh i mediave shkruajnë se person i padëshirueshëm për Maqedoninë është edhe Vasian Zmeev, i cili është prift rus, kryetar i kishës ruse në Bullgari, por edhe përgjegjës për territorin e Maqedonisë. Sipas shkrimeve, vitin e kaluar ai ka pasur vizita të shpeshta në vend dhe ka pasur takime me përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase. Lajmi nga Shkupi shkaktoi reagime edhe në Bullgari, në…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE akuzoi presidentin Stevo Pendarovski se gënjen. Akuza erdhi pasi Pendarovski tha se disa persona janë konsultuar me të për amnisti të mundshme për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, shkruan Alsat. Zyra e Presidentit më pas sqaroi se në dy raste i janë bërë propozime kreut të shtetit për faljen e politikanëve të caktuar ose për të mbështetur ligjin për amnisti për zyrtarët aktualë dhe ish zyrtarët. Sipas kabinetit të Pendarovskit, këto propozime janë dërguar nga strukturat politike dhe të sigurisë të afërta me opozitën aktuale, si dhe nga ish-politikanë. VMRO-DPMNE përsëri i bëri thirrje Pendarovskit të tregojë se kush janë këta…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për TV21 bëri të ditur se këtë javë Drejtoria për të Hyrave Publike ka kontrolluar kompaninë e djalit të tij, Shkumbin Ahmetit. Ahmeti tha se ai punon si arkitekt dhe do të jetë transparent për organet por edhe për publikun. “Unë as nuk e kam pyetur Shkumbinin se sa fiton në një projekt. Mund ta pyesni, ose ma mirë e dinë, sepse dje, hiç më larg se dje, ka qenë Drejtori për të Hyra Publike, kanë shpalosur gjithë dokumentacionin. Çka kanë dashur kanë mund të marrin. Djali Shkumbini është transparent, mund të shkojnë…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, nuk ka ndërmend të heqë kompetencat e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për shkak të emërimit të paligjshme të drejtorëve në disa shkolla fillore në Strugë, edhe pse ai në mënyrë indirekte pranon se ka pasur shkelje të ligjit. Shaqiri i jep Merkos edhe një shans tjetër duke shpallur pesë konkurse të reja për drejtorë. Agjencia Kundër Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal kundër Merkos për vendosjen e paligjshme të një drejtori në shkollën e fshatit Veleshtë. -Kjo do të thotë për ju se vendimet e Komisionit Antikorrupsion nuk kanë peshë në Prokurori? “Nuk…

Lexo më Shumë

Në prag të thirjes për dëshmi të Momir Bullatoviqit, udhëhqesit të popullit malazez në Republiken Federale të Jugoslalvisë (RFJ), përgjatë vitit 1990 i cili ishte ftuar si dëshmitar pro Millosheviqit në Tribunalin e Porokurosisë Ndërkombëtare për  krimet e kryera në ish-Jugosllavinë, tërë javën para vdekjes së tij, Millosheviqi e kishte kaluar kohën me Bullatoviçin duke u përgaditur bashkë për dëshmin e tij. Mbrëmjen e së premtes 10 mars 2006, Bullatoviqi ishte larguar nga burgu pasi që kishte punuar tërë diten me Millosheviqin. Por, të nesërmen me mëngjes, Millosheviqi i njohur me nofkën nga revista Times, si “Kasapi i Ballkanit” u…

Lexo më Shumë

“Në momentin historik për procesin e integrimit evropian të shtetit, është e qartë si kristali se LSDM është lider i konceptit evropian të shtetit, ndërsa në anën tjetër DPMNE është kundër BE-së.” Kështu thonë nga LSDM-ja e kryeministrit Kovaçevski, sipas të cilëve, aktualisht ka dy koncepte politike në vend, ai i LSDM-së dhe tjetri i VMRO-së, njëri ‘për’ dhe tjetri ‘kundër’ BE-së, përcjell KlanM. “LSDM është për BE-në, si synim themelor strategjik i shtetit dhe hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, rritjes së pagave dhe pensioneve, qasje në fondet evropiane, kushte më të mira për kompanitë,…

Lexo më Shumë

Faqja zyrtare e Departamentit Amerikan të Shtetit ka publikuar të dhënat për përqindjen e kërkesave për viza të refuzuara për SHBA-në në vitin 2022, njofton AMI. Në statistikat e publikuara sipas shteteve nga të cilat janë pranuar aplikacionet, thuhet se vitin e kaluar janë refuzuar 26,29 për qind e aplikacioneve të aplikantëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, përcjell KlanM. Në dokumentin zyrtar thuhet se gati 20 për qind e aplikimeve për viza amerikane janë refuzuar nga Bosnja dhe Hercegovina, 5.56 për qind nga Kroacia, 13.47 për qind nga Sllovenia, 19.45 për qind nga Serbia, 17.93 nga Kosova, 27, 55 nga…

Lexo më Shumë

Më datë 17.09.2023 në orën 01:10, në bazë të një plani operativ të përgatitur më parë për kontrollin e objekteve hotelierike, punonjësit e policisë në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës kanë kryer një kontroll aksion në një objekt hoteliere në Zherovjan, komuna e Bogovinës. Gjatë kontrollit janë gjetur katër shtetas të huaj (nga Serbia, Ukraina, Moldavia dhe Shqipëria) si dhe 55 të ftuar, mes të cilëve dy të mitur. Në dyshemenë e objektit është gjetur një pako me lëndë pluhuri. Nga ana e DAP është kontatuar moslëshimi i llogarive fiskale ndërsa…

Lexo më Shumë

 Dje në polici në Shkup është raportuar se dikush e ka dëmtuar zyrën dhe ka hyrë në një zyrë të cilën e shfrytëzon Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Shtëpinë e ARM-së në Shkup. Duke qenë se askush nuk e ka përdorur atë dhomë që nga 4 prilli i këtij viti, nuk dihet saktësisht se kur hajduti ka thyer dorëzën dhe ka hyrë në zyrën e KSHZ-së. Nga SPB Shkup thonë se janë duke marrë masa për zbardhjen e rastit. Është formuar një komision i posaçëm i KSHZ-së për të përcaktuar nëse diçka mungon në zyrën ku mbaheshin materialet zgjedhore.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga nesër do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ku në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme, por edhe si kryesues i OSBE-së, A5 dhe PBEJL, do të marrë pjesë në shumë ngjarje të rëndësishme. “Kjo vizitë realizohet në një moment historik për Maqedoninë e Veriut, kur vendi njëkohësisht kryeson tre procese të ndryshme me rëndësi të madhe nacionale: OSBE-në, SHBA – Kartë e Adriatikut (A5) dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore – PBEJL, ku…

Lexo më Shumë