Dje në polici në Shkup është raportuar se dikush e ka dëmtuar zyrën dhe ka hyrë në një zyrë të cilën e shfrytëzon Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Shtëpinë e ARM-së në Shkup.
Duke qenë se askush nuk e ka përdorur atë dhomë që nga 4 prilli i këtij viti, nuk dihet saktësisht se kur hajduti ka thyer dorëzën dhe ka hyrë në zyrën e KSHZ-së.
Nga SPB Shkup thonë se janë duke marrë masa për zbardhjen e rastit.
Është formuar një komision i posaçëm i KSHZ-së për të përcaktuar nëse diçka mungon në zyrën ku mbaheshin materialet zgjedhore.


