Author: Jeta almakos

Dridhje të reja ndaj “estabilishmentit” vijnë nga sektori publik. Paralajmërimi i sindikatave për grevë të përgjithshme rrezikon të bllokojë institucionet më vitale të funksionimit të shtetit. Kurse, kryeministri Kovaçevski thotë se “do të shtrijmë këmbët aq sa të kemi jorganin”. Duke iu referuar mundësive buxhetore, ai tha se Ministri i Financave do të takohet me udhëheqësit e sindikatave në Drejtorinë e Doganave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Kovaçevski gjithashtu thotë se rritjet nuk do jetë paushallë, por do matet performanca e punëtorëve dhe do shikohet gjendja e pasurisë së të punësuarëve, duke…

Lexo më Shumë

Ish presidenti Branko Cërvenkovski nuk është optimist rreth integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë. Sipas tij, rajoni qëndron në vend dhe nuk ka vend për optimizëm në vitet e ardhshme. Ai shtoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka ngecur me hapa të vegjël përpara. “Për mua, janë mjaft të palogjikshme dhe pa mbështetje reale deklaratat, pa marrë parasysh se nga vijnë dhe nga kush vijnë, se nëse fillojmë negociatat tani për shtatë, apo edhe disa janë më optimistë dhe thonë se për katër deri pesë vjet, ne do të bëhemi anëtare e plotë e Unionit.…

Lexo më Shumë

Xhavit Visoka, vëllai i Merita Pacollit e cila së bashku me burrin e saj Naim Pacollin dhe djalin e tyre 16 vjeç vdiqën tragjikisht pasi ranë me veturë në lumin Lepenc në rrugën Shkup-Bllacë, ka treguar fjalët e nipit të tij, Shkëlqimit 21-vjeçar, i cili është i vetmi që shpëtoi. Ai tha se nipi i tij “s’po mund ta përballojë” këtë që ka ndodhur. “Më falni tha që i mbyta prindt. Më fal tha dajë që ta mbyta motrën”, tregoi Xhavit Visoka në Frontal në T7, të cilit lotët ia ndërprenë fjalët herë pas here. Ai tha se nipi i…

Lexo më Shumë

Një tjetër video është bërë publike nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, ku tregon se nuk ka qenë vetëm një marrëdhënie intime mes tyre, por një korrupsion i pastër financiar. Në video vajza dëgjohet teksa i kërkon një vend pune në bashki, por edhe ta ndihmojë për një projekt për qentë. Biseda; Vajza: Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo? Na sajo ndonjë punë këtu re, të vij të marr një shtëpi me qira. Kam dy shkolla. Shteti do më paguajë, sdo më paguash ti. Gjici: Për qentë? Vajza: Po. Gjici: Do ta…

Lexo më Shumë

Fatmir Berisha, është një tekstit nga Prishtina i cili për më shumë se pesëmbëdhjetë vote ishte njohur me familjen Pacolli ku tre anëtarë të kësaj familje derisa po vinin nga aeroporti i Shkupit për në Kosovë, në territorin e Maqedonisë së veriut, vetura e tyre përfundoi në lumen Lepencë, raporton Gazeta Blic.Vetëm njëri nga kjo familje kishte arritur të shpëtonte meqë në momentin kur vetura e familjes Pacolli po rrotullohej drejt lumit, ai kishte kërcyer nga vetura. Berisha në një rrëfim emocional për Gazeta Blic ka treguar se qysh tash e pesëmbëdhjetë vite kishte shkuar për t`i marrë familjen Pacolli…

Lexo më Shumë

Pas punonjësve të doganave dhe tatimeve, edhe sektorë të tjerë të administratës publike dhe të shërbimeve të tjera në Maqedoninë e Veriut protestuan për paga më të larta, ndërsa u paralajmërua edhe grevë e përgjithshme, nëse institucionet nuk i marrin parasysh kërkesat e tyre. Protestat fillimisht janë paralajmëruese, me ndërprerjen e punës nga 30 minuta deri në 2 orë në ditë. Mirëpo, sipas sindikatave, ato mund të shndërrohen në masive e deri në grevë të përgjithshme. Rritja e pakënaqësisë pasoi rritjen e pagave të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar duke nisur nga presidenti i shtetit, kryeministri, ministrat, deputetët e…

Lexo më Shumë

“Ajo që ndodhë në Këshillin Gjyqësor na shqetëson të gjithëve, e dënoj atë dhe unë pres që të kthehemi në normalitet jo vetëm në atë institucion por edhe tjerat, po bisedoj me partitë politike dhe me pushtetin që të gjejmë zgjidhje, një nga zgjidhjet e mundshme është që me dispozita ligjore të mundësojmë ndalesë të mandatit për të gjithë përbërjen aktuale të Këshillit Gjyqësor,” deklaroi Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë. Kompetencat dhe fuqia e këtij trupi jashtëzakonisht të kritikuar është thuajse e pakufishme, andaj përmes ndryshimeve ligjore po synohet gjithashtu t’i jepet fund kësaj dhe anëtarët e këtij institucioni, të…

Lexo më Shumë

Kreu i Myftinisë së Shkupit, Qenan Ismali ka njoftuar se pasditen e sotme është nisur për në Meke grupi i parë i haxhinjëve nga Shkupi, përcjell TV21. Ndërkaq më herët Ismaili ka bërë të ditur edhe listën e personave që nisen për në Haxh. “Niset aeroplani i parë me haxhinjtë e Shkupit. I lutemi Allahut Fuqiplotë që udhëtimi të shkojë mbarë e të arrijnë shëndosh e mirë! Haxh dhe lutje të pranuar insha Allah!”, ka shkruar Ismaili.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar disa nga gazetarët të cilët u sulmuan të premten në veri të vendit. Kurti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter të dielën. Ai ka thënë se është detyrë e  të gjitha institucioneve tjera t’i mbrojnë ata nga sulmet e tmerrshme “Jam takuar me disa nga gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri. Unë jam gjithmonë i emocionuar dhe i frymëzuar nga puna që bën një shtyp i lirë dhe i drejtë. Është detyrë e të gjitha institucioneve të tjera të mbështesin një raportim të tillë dhe…

Lexo më Shumë

Shumë herë por edhe tani, është praktikë që në periudhën para zgjedhore diskutohet për ndryshimin të Kodit zgjedhorë. Përveç inkoorporimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, hapet edhe çështja e modeleve zgjedhore.Sipas profesorit univerzitarë Mersel Bilalli, sistemi me një njësi zgjedhore do të ishte i dëmshëm për shqiptarët pasi që do të zvogëlonte dukshëm numrin e deputetëve.Në gjithë këtë situate zgjidhja do të ishte sistemi elektronik i votimit. “Nëse shkohet me sistemin një nëjsi zgjedhore,rrezikohet dukshëm të zvogëlohet numri i deputetëve shqiptarë sepse objektivisht pjesa dërmuese e tyre janë në megrim.Nëse shkohet në sistemin elektronik të votimit atëherë eliminohet ky rrezik ,pra…

Lexo më Shumë

Një veturë e zezë është gjetur pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia e të shtunës, ku një familje nga Kosova duke udhëtuar drejt Prishtinës, pas përplasjes me një veturë tjetër, ra në rrjedhën e lumit Lepenc, informon KlanM. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkup – Bllacë. Një 20 vjeçar ka arritur të shpëtojë, ndërsa ende nuk janë gjetur tre personat tjerë të të njejtës familje. Aktualisht ekipet me makineri të rëndë po fillojnë procesin e tërheqjes së veturës që ndodhet brenda lumit. Ende nuk është konfirmuar nëse është vetura e familjes Pacolli./KlanMacedonia

Lexo më Shumë