VMRO-ja opozitare ka reaguar sot pas daljes publike të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e në lidhje me rastin e Ramiz Merkos dhe akuzave ndaj tij për korrupsion, përcjell KlanM. Sipas VMRO-DPMNE-së, KSHPK-ja ka pranuar sot se kanë reaguar para 4 viteve për një rast ku ekzistonte dyshimi i bazuar për kriminalitet të kryetarit të Komunës së Strugës, Merko, por që Këshilli Gjyqësor, sipas VMRO-së, i kontrolluar politikisht nga LSDM dhe BDI, e kanë shuar si rast. “Dy pyetje shtrohen hapur: Pse Antikorrupsioni heshti për 4 vjet edhe pse dinte për skandalet e Merkos dhe kush nga pushteti i…
Author: Jeta almakos
Pas njoftimit të djeshëm të BDI-së se ata gjoja e kanë ngrirë anëtarësimin e Ramiz Merkos në organet e partisë dhe se rastin e tij e kanë lënë në dorë të institucioneve, jemi këtu për të thënë se kjo është hipokrizi e re e kësaj partie. T’ua lësh në dorë këtë rast të a.q. institucione dhe askush të mos marrë përgjegjësi politike, ky është kulmi. Po nëse ne do të kishim pasur institucione dinjitoze, që veprojnë, nuk do të kishte nevojë që SHBA-ja të na e bëjë listën e politikanëve të korruptuar!, thonë nga Alternativa. “Nëse për këtë turp të…
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në rrjetin social facebook, ka shkruar se për herë të parë të punësuarit e komunës së Tetovës, kanë marrë pagë “Jubilare” në vlerë të një rroge mesatare, raporton SHENJA. “Kjo ndodh për herë të parë në historinë e Komunës së Tetovës ndoshta edhe në shtet. Kjo vlen për të gjithë ata që kanë përvojë pune 10, 20, 30 vjet e më tepër. Përkushtimi jonë për një administratë profesionale dhe në shërbim të qytetarëve po bëhet realitet. Për një periudhë shumë të shkurtër bëmë rritjen e pagave prej 2800 denar, dhe tani edhe rrogën…
Fatlinda Demiri Idrizi, një studente e shkëlqyer dhe e arrirë nga Koroshishti i Strugës, jo vetëm që ka bërë bujë si valediktore e brezit të saj në Universitetin Webster në Vjenë, por ka fituar edhe çmime të shumta prestigjioze për arritjet e saj të jashtëzakonshme transmeton strugalajm. Mes 480 studentëve në grupin e saj, performanca e jashtëzakonshme akademike dhe përkushtimi i palëkundur i Fatlindës e kanë veçuar atë si një fuqi të vërtetë akademike. Krahas njohjes si studentja më e mirë e Departamentit të Psikologjisë dhe marrjes së çmimit Summa Cum Laude, ajo u nderua edhe me çmimet shumë të…
Shkruan: Arianit Xhaferi Kush pret t’ja dëshmojë pafajësinë? Djali i Talatit? Islam Abazi dhe bashkëshortja e tij? Xhelal Bajrami? Gjykatësit që s’i procesojnë as Ali Ahmetin e Musa Xhaferin edhe përkundër vendimit të Gjykatës së New York-ut që i nxjerr këta dy (dhe Buçkovskin fajtor)? Gjykatësit që e shpëtuan Mijallkovin. Gjykatësit që i mbyllën sytë para 14 viktimave të spitalit modular apo të 16 viktimave të “Durmo Turs” apo atyre të “Besa Trans”??? Po i hetuan dhe Artanin, Bujarin, Aliun (e shumë të tjerë) si Merkon, të gjithë dalin të korruptuar. Ja sot doli lajmi që nipi i Ali Ahmetit…
BDI nuk mund ta heqë Ramiz Merkon nga pozita e kryetarit të komunës sepse nuk ka mundësi ligjore. Njejtë, as Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski nuk mund ta arrestojë Ramiz Merkon sepse për këtë ka procedura që duhet të respektohen. Kështu sqaron analisti Albert Musliu në Klan Debat, për të shuar zërat që qarkullojn ditëve të fundit në opinion. “Unë, po të isha zoti Merko, nëse isha i sugurt, do të insistoja që procesi të përshpejtohet”, tha mes tjersh Musliu./KlanMacedonia
Vendimi i DASH-it për Ramiz Merkon i zgjoi nga gjumi institucionet gjyqësore të vendit, të cilët sipas analistiti Ibraim Memeti, kanë qenë në gjumë të thellë. Memeti i sheh me skepticizëm paralajmërimet e Këshillit Gjyqësor për hetime në Gjyqin dhe Prokurorinë e Strugës. “Nuk mundet tash të shkojnë të gjithë në Strugë. Struga na u bë qendër e kriminalitetit. Ato duhet rregullisht t’i përcjellin këto punë. Dhe kur e targeton një komunë apo subjekt, tani del se këto tjerët të gjithë janë ‘melaiqe’ e vetëm ky paska qenë i korruptuar”, tha mes tjerash ibraim memeti./KlanMacedonia
“Nëse unë do të isha në “listën e zezë” amerikane, jo vetëm që do të dorëhiqesha, por do ta vlerësoja si disfatën më të madhe.” Në këtë mënyrë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski iu është përgjigjur gazetarëve nëse Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, duhet të tërhiqet nga funksioni. “E lexova komunikatën e DASH-it. Kjo konfirmon se SHBA-të janë partner strategjik. Komunikata në vete përmban baza për vënien në “listë të zezë” të Kryebashkiakut të Strugës, që janë shumë serioze. Nuk mund ta kuptoj se si SHBA-të që janë larg nesh 8.000 kilometra të kenë informata se cfarë ndodh në vendin…
Dosja penale e Ramiz Merkos përfshinë të paktën 6 lëndë të cilat ndodhen në fazë të ndryshme hetimi që kualifikohen plotësisht në shpërdorim me detyrën zyrtare dhe mashtrim. Prokuroria Publike ka njoftuar sot për lëndët të cilat janë aktive dhe po punohet në fazën hetimore dhe para hetimore. Gjithashtu ka procedura të cilat akoma nuk janë rrumbullakuar në lëndë penale. Njëra ndër to është mbi bazën e kallëzimit penal nga Policia Financiare e që ndërlidhet me dyshimet për shkelje ligjore në procedura eksproprijimi. “Kallëzim penal nga disa shoqata qytetare mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare; Lëndë e evidentuar në…
Ambasadorja e SHBA-ve në vend Angela Ageler edhe sot përsëriti qëndrimin se nuk mund të sugjerojë e as të supozojë se çfarë duhet të ndërmarrë qeveria në rastin e Merkos, por shtoi se si ambasadë, duartrokasin çdo veprim të Qeverisë që tregon se kjo shpallje është marrë seriozisht. “Do të vazhdojmë të shikojmë, të shohim se çfarë efekti ka kjo. E di se ka pasur një numër zërash brenda Qeverisë dhe veprime, për ta marrë shpalljen e fundit seriozisht dhe për ta ndjekur të njëjtën dhe ne e duartrokasim këtë”, tha Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-ve NË RMV. Mirëpo Ageler…
Në prag të sezonit të dasmave dhe festave të tjera familjare, SPB Tetovë apelon te qytetarët që të përmbahen nga të shtënat, si dhe nga organizimi i paautorizuar i fishekzjarrëve, të cilat së fundi janë bërë përmbajtje e detyrueshme dasmash. “Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë rikujton se gjuajtja me armë zjarri dhe vendosja e fishekzjarrëve është në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, dhe gjoba për këto lloje të kundërvajtjeve sipas neneve 31 dhe 32 varion nga 100 deri në 250 euro”. “Gjithashtu, në varësi të pasojave, gjuajtja me armë mund të përbëjë edhe veprën…
Ministria e Drejtësisë ka pranuar iniciativën e Këshillit Gjyqësor- Mediatik për ndryshimin e nenit 9 të Ligjit për Menaxhimin e Lëvizjes së lëndëve. Gjatë takimit me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor-Mediatik, ministri Lloga ndan të njëjtin mendim me KGjM-në se në interes të transparencës është e nevojshme që vendimet gjyqësore jofuqiplota të shkallës së parë të publikohen në faqet e gjykatave. Gjithashtu, u dakordua që ndryshimet të përfshihen në Strategjinë për Zhvillimin e Sistemit Gjyqësor 2023-2027. “Mediat do të kenë qasje në vendimet jo të plotfuqishme të shkallës së parë në faqet e internetit të gjykatave. Me ndryshimet e ligjit do…

