Author: Jeta almakos

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është aksidentuar sot derisa ishte në terren me veturë zyrtare. Ai tha se nga ky aksident mori lëndime të lehta bashkë me një shoqërues të tij. “Gjatë vizitave në terren sot vetura në të cilën ishim, u godit nga një veturë tjetër ku për shkak të kësaj, pësuam lëndime të lehta por pa pasoja serioze. Ju falënderoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim”, ka shkruar ai. Megjithatë, nuk dihet nëse personat që ishin në veturën tjetër kanë pësduar lëndime nga ky aksident.

Lexo më Shumë

Moti i lig i përcjellë me zbrazje elektrike, shira të rrëmbyeshëm dhe reshje të breshërit përfshiu pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut, njofton KlanM. Për shkak të breshërit banorët e Berovës njoftojnë për dëmtime të makinave, kurse nga postimet nëpër rrjetet sociale shihet sasi e madhe e ujit nëpër rrugët e qytetit. Ka pasur dëmtime të infrastrukturës rrugore kurse, siç përcjell KlanM, raportohet edhe për mbylljen e drejtimit rrugor Berovë – Vinicë. Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se është rritur niveli i ujit i lumit Smojmir dhe se ka dëme nëpër sipërfaqet bujqësore dhe përmbytje në…

Lexo më Shumë

Sot, kur edhe në Shkup po mbahet e a.q. Paradë e Krenarisë, konform përcaktimeve tona programore dhe bindjeve tona politike, natyrisht edhe duke e respektuar të drejtën e mendimit ndryshe, deklarojmë se për neve kjo le që nuk është kurrfarë krenarie, por është një përpjekje ndryshe për ta goditur familjen tonë tradicionale. Duke besuar se familje është vetëm bashkësia heteroseksuale, e ndërtuar mbi dashurinë e ndërsjellë mes bashkëshortëve, e realizuar publikisht në një ceremoni dhe e bekuar përmes një riti, AlternAtivA e gjykon këtë paradë si ngarendje shoqërore për t’i relativizuar kufijtë e familjes sonë tradicionale, kjo në favor të…

Lexo më Shumë

Një motoçiklist e humbi jetën një aksident rrugor që ndodhi sot në mëngjes në Kavadar. Informacionin e konfirmuan nga MPB për MIA-n. “Në orën 01.33 pas mesnate në DPM Kavadar është raportuar se në rrugën “Shishka”, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh “audi” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga M.N. (33) nga Kavadari, një automjeti për pasagjerë “tojata” me targa të Velesit, i drejtuar nga D.G. (18) nga Kavadari dhe një motoçikletë “aprilia” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga S.P. (20 nga Kavadari. Në aksident motoçklisti S.P. është lënduar rëndë dhe është dërguar në spitalin…

Lexo më Shumë

KRrE të hënën në mbledhje përgatitëse para MEPSO-s, MEMO-s, EVN Home dhe EMV-së, do t’i prezantojë vendimet se cilat nga shpenzimet pranohen, por sipas traditës, pritet që kompanitë t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre. Sipas informacioneve tona, deri të premten KRrE do ta shpallë vendimin përfundimtar për çmimin e rrymës. Për momentin është e qartë se nëse pranohen të gjitha vërejtjet për shpenzimet e kompanive që tashmë i dorëzuan ofertat e tyre, çmimi i rrymës do të rritet, edhe pse këtu nuk është përfshirë as TVSH-ja që nga 10% kthehet në 18%. Sipas përllogaritjeve, nëse pranohen të gjitha shpenzimet, duke përfshirë…

Lexo më Shumë

Në shkollat e mesme të Maqedonisë së Veriut, në aplikimin e parë gjithsej janë regjistruar 12 996 nxënës, ndërsa rang listat përfundimtare për cdo shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendeve të lira do të publikohet më 01 korrik të vitit 2023 , deri në orën 12:00, transmeton Portalb.mk. Prej nxënësve të regjistruar: • 9 655 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase, • 3101 nxënës me mësim në gjuhën shqipe, • 234 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe • 6 nxënës me mësim në gjuhën serbe. Sipas llojit të arsimit, në aplikimin e parë janë regjistruar gjithsej: • 4606 nxënës…

Lexo më Shumë

MPJ-ja nga afër ndjek zhvillimin e situatës në Rusi dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët – thuhet në një komunikatë nga MPJ-ja. Nga MPJ-ja, rikujtojnë se ende është në fuqi rekomandimi i publikuar në shkurt 2022, që të gjithë qytetarët e RMV-së të përmbahen nga ushëtimet drejt Federatës Ruse, kurse ata që kanë mundësi të largohen nga ky vend. “Të gjithë shtetasit e RMV-së që momentalisht gjenden në Rusi, mund ta kontaktojnë Ambasadën në Moskë në numrat e telefonit; +7 925 025-98-05 (celular) dhe е-mail: [email protected]. Qytetarët mund të drejtohen edhe në MPJ në telefonin kujdestar  +389…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko ka ngritur padi ndaj Bekim Qokut, aktivistit politik dhe këshilltarit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Këtë e ka bërë të ditur Qoku përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar edhe dokumente, përcjell INA. “Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko ngre padi kundër meje për shkak të një postimi që kam bërë në FB, ku unë them që ai është i korruptuar. Me këtë rast unë i paskam shkaktuar atij aq dhimbje të rënda psiqike, saqë qenka detyruar ta vizitojë edhe psikiatrin. Do shikoni që, në fakt, fjalia që atë e…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot europarlamentarin Andrey Kovatchev. Interes i veçantë iu kushtua procesit të integrimit dhe perspektivës evropiane të Shqipërisë. Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu falënderimet për aprovimin e një raporti të balancuar, të drejtë dhe inkurajues për Shqipërinë, një vendimmarrje në kontekstin e interesave komplekse të ndryshme politike negociuese brenda Parlamentit Evropian. Presidenti Begaj theksoi vendosmërinë e Shqipërisë ndaj proceseve integruese, si dhe për intensifikimin e përpjekjeve në avancimin e reformave të ndërmarra. Në këtë kontekst, ai nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Parlamentit Evropian në arritjen e objektivave të negociatave dhe për zhvillimin e Konferencës…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka pritur këtë të enjte (22 qershor) në një takim,eurodeputetin Andrey Kovatchev, zëdhënës i grupit të PPE për Zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim, Nikolla vlerësoi mbështetjen e Partive Popullore Evropiane për integrimin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. “Po forcojmë kontrollin e përputhshmërisë së projektligjeve me acquis të BE për të garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit. Kuvendi po rrit përgjegjësitë për garantimin  e legjitimitetit demokratik  të procesit të integrimit, bashkëpunimin mes maxhorancës dhe opozitës, për t’i  dhënë procesit karakter gjithëpërfshirës, nëpërmjet bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe faktorë të tjerë jopolitikë”,…

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka takuar sot eurodeputetin Andrey Kovatchev njëkohësisht Zëdhënës për Zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor për grupimin e Partisë Popullore Evropiane (EPP). Balla i ka shprehur mirënjohjen eurodeputetit Kovatchev për mbështetjen e grupimit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. “Kënaqësi të prisja në një takim eurodeputetin Andrey Kovatchev njëkohësisht Zëdhënës për Zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor për grupimin e Partisë Popullore Evropiane (EPP). I shpreha mirënjohjen eurodeputetit Kovatchev për mbështetjen e palëkundur të grupimit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), të cilët mbeten një mbështetës i fuqishëm i…

Lexo më Shumë