Sead Ramadani: Në kohēn e Enverit kan thënë. Edhe bar do të hamë e komunizmin nuk e lëmë. Edhe ne e kemi da mendje. Me qiri me jetu e pe mos me lëshu! Pak para se me mbaru bateria e telefonit.
Author: Jeta almakos
Në Komunën e Kumanovës ka vazhduar avazi i punësimit të maqedonasve vetëm përmes deklarimit se ndjehen shqiptar. ALSAT ka siguruar katër vendime të datës 30 qershor ku janë punësuar 4 persona në pozitat: mirëmbajtës, pastrues, shërbyes dhe shofer në Komunën e Kumanovë. Sipas dokumenteve Nenad Dimovski, Dragan Veliçkovski, Igor Dimitrievski dhe Boban Stojanovski kanë zënë vendet e punës vetëm përmes deklarimit të përkatësisë etnike shqiptare, përkatësisht duke u përshtatur me kushtin e konkursit i cili ka parashikuar që në këto pozita të punësohen shqiptar. Katër vendimet në fund mbajnë firmën e kreut të Kumanovës, Maksim Dimitrievski. /Alsat.mk
Në një nga seancat e fundit, qeveria mori vendim për bashkimin e koncesioneve për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale – xeheroret e bakrit dhe të arit në lokalitetin “v. Llovica” në komunën e Bosilovës dhe komuna e Novo Sellës e “Euromax Resources” (Euromax). Vendimi nuk gjendet në njoftimet zyrtare nga seancat e qeverisë, por është publikuar nga Gazeta Zyrtare. Vjen vetëm pak ditë pasi “Doma” publikoi storjen “Gjykata e solli “Ekologun” e Nazif Destanit një hap më afër hapjes së minierës së Ilovicës”. Në të kemi bërë të ditur se Gjykata Administrative ka lënë në fuqi së fundmi padinë…
Open-TV njofton se rruga për në komunë e Likovës është bllokuar. Protestues të shumtë nga fshati Sllupcan kanë bllokuar rrugën te vendi i quajtur “Bunari i Bejës”, ndërsa shkaku është se EVN ua ka ndalë rrymën fshatit Sllupcan. (Open-TV)
Opinionistja tetovare Lume Huseini që jeton dhe vepron në Gjermani në postimin e saj sot në Facebook ka lavdëruar ministrin Krenar Lloga për punën që bën në dikasterin e tij. Statusi i Lume Huseinit vjen pasi sot Gjykata më një procedurë të përshpejtuar ndaloi vendosjen e grafës së nacionalitetit në certifikatat e lindjes që para disa javësh e solli ministri Lloga. Përndryshe ministri Krenar Lloga e solli këtë vendim që të ndalojë punësimin e maqedonasve si shqiptarë në konkurset e administratës shtetërore. Hats off Krenar Lloga! E mendoj, çka kishte ndodh ta kishte pas edhe BDI politiken kadrovike pak ma…
Pas vërshimeve në Tearcë është ndalur edhe rryma. Banorët fasojnë komunën e Tarcës për dëmet që janë shkaktuar pasi sipas tyre ndërtimi urës dhe bllokimi i kanalit ka shkaktuar edhe daljen e shiut në shtëpitë e tyre. Pas vërshimeve menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes banorët e Tearcës me bagerat privat ku më pas ka arritur edhe bageri i komunës së Tearcës bashkë me Zjarrfikësit e Tetovës. Komuna e Tearcës ka mbledhur menjëherë shtabin emergjent ku nesër do të merren masa për dëmet e shkaktuara. Deri tani TS ka raportuar se ka vetëm dëme materiale pas vërshimeve.
Në Manastir pasditen e sotme reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur pjesë të qytetit, kanë shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në disa rrugë, ndërsa ka edhe bodrume dhe shtëpi të vërshuara. Stuhia e detyroi kryetarin Toni Konjanovski të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Shtabit komunal të krizës e cila është në vazhdim. Nga vetëqeverisja loakle paralajmëruan një aksion të ndërmarrjeve publike komunale, duke u përballur me situatën pas reshjeve të dendura të shiut që pushuan, por me gjasë shkaktuan dëme që do të regjistrohen.
Kryeministri shqiptar Edi Rama nesër do të qendrojë për vizitë zyrtare në Shkup, ku do të takojë krerët e shtetit dhe liderët e partive politike shqiptare. Por siç mëson INA, në takim me Ramën nuk fo të shkoj kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili ka refuzuar ftesën për ta takuar kryeministrin shqiptar. Rama po zhvillon një turne ballkanik, ku fillimisht do udhëtoj në Shkup, ndërsa më pas në Prishtinë. Por ai atje është refuzuar për takim edhe nga kryeministri Albin Kurti. Kryeministri Kurti ka refuzuar një takim bilateral me Edi Ramën, duke kërkuar që takimi duhet të bëhet…
Reshjet e rrëmbyshme në mbarë vendin gjatë pasdites së sotme kanë shkaktuar kaos dhe dëme në shumë vendbanime. Pamjet kaotike të siguruara nga Klan Macedonia, tregojnë për situatën pas reshjeve në rajonin e Pollogut. Gjendje më e rënduar paraqitet në disa fshatra në Komunën e Tearcës, me rrugë të përmbytura e prona të dëmtuara./KlanMacedonia
Marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimeve evropiane, bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimet aktuale politike në rajon, ishin temat që sot kanë biseduar zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend Angela Ageler. Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), Mariçiq e informoi shkurt Agelerin për rrjedhën e procesit të skriningut, për përpunimin e Udhërefyesve dhe cilat janë pritjet e tij në pritje të marrjes së raporteve të skriningut. Në këtë drejtim, thekson SÇE, Mariçiq tregoi hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren për përparim të shpejtë në proces, duke theksuar se mbështetja e SHBA-së…
Bashkimi Evropian do të dërgojë në Maqedoni një mision vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor, pas një sërë skandalesh dhe trazirash në muajt e fundit. Kështu ka bërë të ditur ambasadori europian David Geer në një intervistë në TV Telma. Geer tha se tashmë i është propozuar Qeverisë dhe shpreson se do të zbatohet sa më shpejt, sepse siç thotë ai duhet të rregullohet puna e Këshillit Gjyqësor. “Mendoj se turbulenca është fjala e duhur për të. Ne po e ndjekim këtë nga afër me shumë shqetësim. Këshilli Gjyqësor duhet të luajë një rol shumë domethënës. Ai duhet të mbrojë…
Dëme materiale nëpër shumë shtëpi “Dy dhoma bashkë me korridorin të gjitha janë në ujë, edhe banjo është në ujë” “I kemi nxjerrur jasht kolltuket, shporetat, frigoriferin të gjitha”. Këto ishin pasojat e motit të lig që mbrëmë kaploi edhe Komunën e Sarajit, njofton KlanM. Qendra për Menaxhim me Kriza kishte marrë njoftime për dëme nga vendbanimet Bukoviq dhe Llaskarcë. Familja e Ziberit në Bukoviq të Sarajit, siç njofton KlanM, krahas dëmeve brenda shtëpisë, mundohej që ta pastronte edhe oborrin e mbushur me ujë. Përveç shtëpisë së Ziberit edhe shumë shtëpi tjera të Bukoviqit kishin pësuar dëme të mëdha “Ju…

