Daniel Stançev, një nga të pandehurit në rastin “Software” i propozoi të dashurës së tij për martesë në mes të procesit gjyqësor. Një gjë të tillë ai e ka bërë për shkak se prokurorja Trajçeva ka kërkuar masën e paraburgimit për shkak të rrezikut se mund të largohet nga vendi. “Duke qenë se statusi familjar i të pamartuarit është arsye për të cilën mund të arratisem nga vendi, me zemër po e pyes publikisht Irena Ivanovskën nëse do të martohet me mua? Ju jeni arsyeja e vetme pse qëndrova në këtë vend”, tha Stançev. Në fund, gjyqtarja Mihailovska i përgëzoi…
Author: Jeta almakos
Imazhi i Këshillit Gjyqësor është pasqyrë për gjithë gjyqësorin dhe është mirë që vjen një mision evropian i cili do të monitorojë punën e këtij institucioni, vlerëson zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Për emisionin Triling zëvendëskryeministri vlerësoi se komisioni vlerësues është një hap i mirë dhe Qeveria do ta pranojë. “Atë që dua ta them për komisionin vlerësues mendoj se ky është sinjal i mirë dhe se ne duhet ta shfrytëzojmë si mundësi. Qeveria këtë duhet ta pranojë dhe mendoj se për këtë askush nuk ka dilemë dhe ajo është para së gjithash porosi dërguar Këshillit Gjyqësor dhe për…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nga një fabrikë për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në fshatin Sopot janë marrë 225 kilogramë lule të thata mariuhanë, 111,1 kilogramë masë bio dhe 950 fara nga kanabisi. Nga MPB theksojnë se në objektet e personit juridik është bërë kultivimi i bimëve të kanabisit në kundërshtim me ligjin. Siç informojnë nga MPB-ja, nga nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminale, Sektori për Trafikim të Paligjshëm me Drogë, Armë dhe Lëndë të Rrezikshme – Njësiti për Trafikim të Palejuar të Drogës, në koordinim me nëpunësit e policisë nga SPB Veles – DPB…
Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot komunikoi se e përshëndet dhe e pranon idenë e ambasadorit të Bashkimit Evropian në RM së Veriut, Dejvid Gir, në të cilën paralajmëroi se tashmë i është propozuar Qeverisë që të dërgohet mision vlerësimi për punën e këtij organi. Siç theksohet në komunikatë, Këshilli gjyqësor i vlerësoi lartë përpjekjet e BE-së, por edhe angazhimin personal të ambasadorit në gjetjen e zgjidhjeve konkrete, të cilat duhet të sjellin deri te ajo, që ky institucion të mundet deri në fund t’i realizojë kompetencat e tij ligjore, por edhe misionin kushtetues, i cili është…
Gjykata sot i ka shqiptuar arrest shtëpiak Dragi Rashkovskit, i dënuar me tetë vite burg për rastin “Softuerët”. Rashkovski ka marrë edhe ndalesë që të komunikojë me tre të pandehurit e parë Ivica Dimitrovski, Igor Hristov dhe Daniel Stançev. Dimirovskit, Hristovit dhe Stançevit u janë shqiptuar masa kujdesi. Këto masa do të mbeten në fuqi deri në hyrjen në fuqi të aktvendimit. Në Gjykatën Themelore Penale, Dragi Rashkoski sot është shpallur fajtor për veprat penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim” dhe “pastrim parash dhe vepra tjera penale” në lëndën “Softuerët” me çka gjykata i ka shqiptuar tetë vite burg duke…
Rreth 250 të burgosur në burgun e Idrizovës, tanimë dy ditë me radhë kanë hyrë në grevë urie, pohon një i burgosur që kontaktoi TV21. Thotë se po refuzojnë çdo ushqim që u servon burgu. Arsyeja për këtë siç na tha, është se ndjehen të diskriminuar nga vendimi i fundit që grave të burgosura t’u jepet vikend i lirë, pavarësisht nëse kanë apo jo vepër tjetër aktive. “Për momentin jemi në grevë urie, nuk e marim ushqimin, dje gjithë ditën nuk e kemi marë. Po grave tani ua kanë dhënë të drejtën të shkojnë në shtëpi për vikend, kur kanë…
Grupi i Zjarrit i cili më pas u deklarua si fraksion brenda BDI-së u përça dhe u nda. Prej zjarrtarëve mbeti vetëm Izet Mexhiti, ndërsa Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Musa Xhaferi tani kanë mendime të ndryshme. Kryetari i Komunës së Sarajit dhe njëri nga anëtarët e fraksionit brenda BDI-së, Blerim Bexheti, tha për MIA se ka dallime të ndryshme dhe se ata janë fraksion brenda BDI-së dhe janë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve brenda partisë. BLERIM BEXHETI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT “Ka dallime mes nesh. Ne jemi fraksion brenda BDI-së dhe insistojmë që këto çështje të zgjidhen me argumente…
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i dënuar për “Titanik”, është dërguar në burgun “Idrizovë”. I pyetur Makfaks për gjendjen e tij shëndetësore, ai tha se është me ilaçe qetësimi, ndërsa shtoi se gjithçka do të kalojë dhe se më e rëndësishmja është që familja e tij të jetë mirë. Janakieski do të shkojë në burg, pasi Apeli ndryshoi disa aktgjykime për rastin “Titanik”, e disa i konfirmoi. Janakieskit dënimi në shkallë të parë i është ulur nga 4 vjet e 6 muaj në 3 vjet e 6 muaj. Ndryshe, ai e ka pranuar fajësinë për pothuajse të gjitha…
Më datë 05.07.2023 në ora 10:30, A.A. (31) nga Velesi është ndaluar nga zyrtarët policorë të SPB Veles. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer sipas një vendimi gjyqësor të marrë më parë, janë gjetur 19 pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe. Personi është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës.
Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski duke folur për iniciativën “Ballkani i Hapur” thotë se ajo nuk bie ndesh me procesin e Berlinit dhe se ka dalë nga tre shtete të rajonit. “Historia me “Ballkanin e Hapur” nuk ka mbaruar. Ajo do të mbetet gjithmonë e hapur për të gjithë. Iniciativat maten më së miri me rezultate. Tregtia e jashtme midis Serbisë dhe Maqedonisë është rritur me 50%, dhe midis Shqipërisë dhe Maqedonisë me 40%. Shkëmbimi turistik nga Serbia në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar u rrit për 500% krahasuar me periudhën e kaluar. As Maqedonia dhe as Shqipëria nuk…
Në Gjykatën Themelore Penale, Dragi Rashkoski sot është shpallur fajtor për veprat penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “larje parash” në lëndën “Softuerët” me çka gjykata i ka shqiptuar tetë vite burg duke llogaritur edhe kohën e arrestit shtëpiak. Rashkovski është dënuar me shtatë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe një vit e gjashtë muaj për veprën “larje parash”, me çka gjykata i caktoi një dënim të vetëm prej tetë vitesh. Gjykata shpalli fajtor edhe personat Ivica Dimitrovski i cili u dënua me 5 vjet burg, Igor Hristov me 5 vjet e 6 muaj, Daniel Stançev me 4…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski dhe kryetari i Federatës së Maqedonisë së Veriut në volejboll, Petar Jovanovski, nënshkruan memorandum për bashkëpunim për organizimin e ndeshjeve të grupit “C” në Kampionatin evropian për volejboll 2023 (meshkuj) në Shkup. Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, nga 30 gushti deri më 6 shtator, Shkupi është nikoqir i grupit “C” në Kampionatin evropian të volejboll për meshkuj për vitin 2023, ndërsa kjo ngjarje e njohur sportive ndërkombëtare është një tjetër mundësi e shkëlqyer për afirmimin e qytetit tonë si destinacion sportiv-turistik.…

