Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i dënuar për “Titanik”, është dërguar në burgun “Idrizovë”. I pyetur Makfaks për gjendjen e tij shëndetësore, ai tha se është me ilaçe qetësimi, ndërsa shtoi se gjithçka do të kalojë dhe se më e rëndësishmja është që familja e tij të jetë mirë. Janakieski do të shkojë në burg, pasi Apeli ndryshoi disa aktgjykime për rastin “Titanik”, e disa i konfirmoi. Janakieskit dënimi në shkallë të parë i është ulur nga 4 vjet e 6 muaj në 3 vjet e 6 muaj. Ndryshe, ai e ka pranuar fajësinë për pothuajse të gjitha krimet që kanë të bëjnë me mashtrimin zgjedhor në rastin “Titanik”, përveç veprës së keqpërdorimit të mjeteve për financimin e një fushate zgjedhore, por më vonë prokuroria hoqi dorë nga ndjekja penale për këtë vepër. Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, mori dënim me kusht nga Gjykata e Apelit, e cila e anuloi dënimin me burg të shkallës së parë prej 2 vjet e 5 muaj burg.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Si rrallëherë, Sabri Fejzullahu me pushkë në krah
- Gjatë 24 orëve raportohen 22 vatra zjarri në vend, 3 prej të cilave ende aktive. Forcat operacionale në terren
- Mësuesit tregojnë gjërat më të frikshme që nxënësit u kanë thënë – disa histori duken si filma horror
- Gjenocidi në Gaza zgjeron krizën lidhur me trupat e palestinezëve të mbajtur nga Izraeli
- Bunk’art 2: Bunkeri i mendjes që po pengon Shqipërinë
- Në MPB po zhvillohet hetim i brendshëm për lëshim të paligjshëm të lejeve për kategoritë “C” dhe “D”
- Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut humbin jetën në një aksident në Slloveni
- QMK: Katër zjarre aktive dhe tre nën kontroll, gjithsej ka pasur 31 vatra



