Author: Jeta almakos

Gjykata Supreme ka njoftuar se është ngritur lëndë dhe do të vazhdojë me kërkesën e parashtruar për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë për rastin “Parcelat në Vodno” të ish-kryeministrit të dënuar Nikolla Gruevski, përcjell KlanM. “Më 10 korrik 2023, në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë është dorëzuar Kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë nga i dënuari Nikolla Gruevski përmes avoktatit të tij Dimitar Dangov, për lëndën e njohur si ‘parcelat në Vodno’. Pas kërkesës së parashtruar është themeluar lënda KVP-KOK2-16/23 dhe i është caktuar gjyqtarit raportues për veprime të mëtutjeshme”,…

Lexo më Shumë

Qeveria sot mbajti edhe mbledhje tematike në të cilën është miratuar grupi i parë nga 82 marrëveshje në vitin 2023, në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, ndërkaq ka edhe aplikime të tjera, të cilat janë në proces të evaluimit. Këtë vit janë parashtruar numër rekord i aplikimeve nga 432 kompani për projekte të reja investuese, sipas njoftimit nga Kabineti i zëvendëskryeminsitrit të angazhaur për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, 82 kompanitë, për të cilat janë miratuar marrëveshje vitin e kaluar kanë hapur 233 vende të reja të punës,…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Financave, e përcaktoi tekstin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë. Me propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit, siç është elaboruar nga ministria resore, ndiqen ndryshimet e Direktivës së Bashkimit Evropian me të cilën rregullohet tatimi i vlerës së shtuar. Më pas, në pjesën sa i takon ndormave të interesit, bëhet rishikimi i normës së përkohshme preferenciale, ndërsa në drejtim të harmonizimit me të drejtën evropiane dhe ndjekjen e kufizimeve të cilat janë vendosur. Gjegjësisht bëhet ulja e…

Lexo më Shumë

Komisioni i Prokurorisë Publike ka bërë një mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi punën e Prokurorisë Themelore Publike Strugë dhe Prokurorisë së Lartë Publike Manastir, me çka ka shqyrtuar 30 lëndë të regjistruara për kryetarin e Strugës Ramiz Merko, të dyshuara për vepra penale.   Prokuroria Themelore e Strugës procedon 4 lëndë kundër, ndërsa procedohet edhe mbi dy procedura para hetimore të filluara nga viti 2021 të cilat ndërlidhen me projektet konkrete në Komunën e Strugës Prokuroria për krim të organizuar është duke punuar në 5 lëndë e në mesin e tyre është edhe blerja e veturave për Komunën e Strugës. “Prokuroria për…

Lexo më Shumë

Këshilli i Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SASHK)  në seancën e sotme të rregullt solli Konkluzion se Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik është e papranueshme për anëtarët e Sindikatës posaçërisht nga veprimtaria e arsimit, informoi kryetari i kësaj sindikate Jakim Nedellkov, njofton Portalb. “Propozim-teksti i propozuar i Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik, ndërsa pranimi nga ana e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, për SASHK-un si i tillë është i papranueshëm. Përqindja e propouar për rritje të pagave për vitin 2023, nuk korrespondojnë me harmonizimin e përqindjes së pagave në pajtueshmëri të ligjit, gjegjësisht 10 përqindët e…

Lexo më Shumë

Shkoi për “idare”, “tigrat” e Arkanit e kthyen në arkivol E shkrepur në prill të vitit 1992 në Bjelinë, pak ditë pasi filloi lufta në Bosnjë. Kjo është fotografia e fundit ku shihet i gjallë Hajrush Ziberi nga Llaskarca e Shkupit, njofton KlanM. Si i ri, kishte shkuar në Bjelinë për të fituar një kafshatë buke, por nuk u kthye më. “Të dy vëllezërit shkuan. Ky shkoj për idare dhe shkoi për vëllain e tretë që ta ndihmojë të gjejë një vend pune… Njëri vëlla kur nisa lufta u kthye, shpëtoi dy ditë para se ta vranë vëllain tjetër. Ka…

Lexo më Shumë

“Srebrenica – qyteti për të cilin e gjithë bota dëgjoi, por do të ishte më mirë të mos dëgjonte.” Kështu e filloi fjalimin e saj deputetja Sanella Shkrijel në mbledhjen e sotme të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, kushtuar përkujtimit të gjenocidit që ndodhi 28 vjet më parë në Bosnjë e Hercegovinë. Në fjalimin e saj, Shkrijel theksoi se në vetëm pak ditë, në korrik të vitit 1995, rreth tetë mijë boshnjakë u vranë vetëm pse ishin boshnjakë. “Nuk guxon të relativizohet. Srebrenica duhet të quhet me emrin e saj të vërtetë – gjenocid. Ata që planifikuan dhe realizuan këtë…

Lexo më Shumë

Projekti “Luna Park” i premtuar nga tre mandatarët e fundit të Qytetit të Shkupit, përfshirë këtu edhe kryetaren aktuale Danella Arsovska, akoma nuk është duke u shfaqur mbi sipërfaqen e tokës. “Ndodhem në parkun e qytetit të Shkupit, më saktësisht përballë ish-“Luna Parkut” apo zonës ku është premtuar se do të rindërtohet përsëri “Luna Park”. Kemi ardhur për t’i hedhur një sy se deri ku kanë arritur punimet për premtimin e dhënë nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Gjithashtu edhe për të pyetur qytetarët nëse e mbajnë mend “Luna Parkun”? A ju mungon “Luna Parku”? Si dhe çfarë…

Lexo më Shumë

Ministrini drejtësisë, Krenar Lloga sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin austriak Georg Vutsas të cilin e falenderoi për angazhimin e tij të përgjithshëm në proceset reformuese në vend dhe mbështetjen e tij për integrimet euroatlantike Bashkëpunimi dypalësh me Austrinë do të vazhdojë edhe në periudhën në vazhdim, shkruan Top24 “Gjatë mandatit të tij në Shkup është nënshkruar Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrive të Drejtësisë të RMV-së dhe Austrisë. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadic, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e reformave në drejtësi, mbrojtjen dhe zbatimin…

Lexo më Shumë

Orët e para pas mesnate, bodrumet e Gjykatës Themelore në Kumanovë janë përfshirë nga zjarri. Sipas informacioneve të para janë dëmtuar një sasi e madhe e arkivave të gjykatës. Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në kohë për t’u shuar zjarrin i cili jo zyrtarisht është shkaktuar nga një defekt elektrik. Të punësuarit e gjykatës dhe prokurorisë janë njoftuar në kohë dhe sot dyja institucionet ishin të mbyllura. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se janë angazhuar të gjitha kapacitetet dhe pas neutralizimit do të fillon hetimi për shkaqet e zjarrit. “I kemi aktivizuar të gjitha shërbimet, eprorët dhe udhëheqësit e…

Lexo më Shumë

Ka reaguar ministri i Drejtësisë Krenar Lloga i cili thotë se  Këshilli Gjyqësor ka 5 muaj që po e zvarritë procedurën dhe nuk po merr masa për përcaktimin e përgjegjësisë dhe sanksionimin e UD Kryetarit të Gjykatës Themelore Kumanovë për keqpërdorimet e konstatuara të sistemit AKMIS. Sipas Llogës edhe përkundër vërejtjeve dhe shkresave  për parregullsitë e konstatuara në punën e Gjykatës Themelore të Kumanovës, Këshilli Gjyqësor është duke zvarritur dhe nuk vepron sipas Raportit, i cili është përgatitur nga ana e tyre dhe i cili është publikuar publikisht në ueb faqen e Këshillit. Ministri i drejtësisë në reagimin e tij…

Lexo më Shumë

“DO TË HETOHEN PAS NDRYSHIMIT TË PUSHTETIT Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, duke komentuar zjarrin në Kumanovë, tha se pushteti bëhet gati për t`u larguar dhe me siguri vlerëson se do të arrijë të mbulojë krimin. “Është indikative se tani dhe gjatë periudhës së kaluar ndodhin zjarre dhe përmbytje nëpër bodrume të institucioneve publike ku shkatërohen dokumente dhe arkiva. Pushteti përgatitet të largohet dhe sipas të gjitha gjasave vlerëson se mund ta mbulojë krimin. Cdo krim, indikacione për krime, por edhe pretendime për fatkeqësi dhe indikacione për fatkeqësi, pas ndryshimit të pushtetit do të hetohen detajisht. Përgjegjësi do të ketë”…

Lexo më Shumë