Author: Jeta almakos

“Për veshë do t’i sjellim këtu dhe do t’i kthejnë paratë që i kanë vjedhur nga qytetarët”. Këtë premtim e ka bërë kreu aktual i VMRO-së Hristijan Mickoski, nëse partia e tij do të fitojë në zgjedhje. Por, Mickoski ka folur vetëm për krimet e kryera në gjashtë vitet e fundit, duke mos përmendur të arratisurim më të famshëm në vend, paraardhësin e tij Nikolla Gruevski. Duke anashkaluar këtë, Miskoski është mjaftuar për të përmendur një rast anonim në qytetin që e ka vizituar. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-SË “Ka një shembull edhe këtu në Prilep, për një person shumë…

Lexo më Shumë

Ollga Gjokaj, bashkëshortja e këshilltarit të Arben Ahmetajt dhe një nga njerëzit më të besuar të tij ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur në korrik të vitit 2017 në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Sipas dëshmisë që ka dhënë në SPAK, ka treguar se në automjet me Ahmetajn ishte edhe biznesmeni Mirel Mërtiri.Gjatë dëshmisë së saj Ollga Gjoka, bashkëshortja e Artanit ka deklaruar se kanë miqësi familjare me Arben Ahmetaj. Gjithashtu Artan Gjoka shfaqet në lidhje te ngushta me shtetasin Arben Ahmetaj por edhe me shtetasin Mirel Mërtiri.Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se më datë 13 korrik…

Lexo më Shumë

Në Kumanovë është gjetur 15-vjeçari i cili ishte raportuar i zhdukur. Djali është nga Çairi i Shkupit dhe prindërit e tij janë në kërkim prej dje. Sot (12.07.2023) në ora 14.45 në Kumanovë, zyrtarët policorë të Departamentit për Çështje Kriminale Qendra dhe Bit Pazar – Nga bastisjet e kanë gjetur FF (15) nga Shkupi, i cili në ora 02:00 në Stacionin Policor Bit Pazar, babai i tij L.F. ka raportuar se është larguar nga shtëpia, sipas MPB-së.

Lexo më Shumë

Pas më shumë se 20 orë, zjarrfikësit në Kumanovë kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në bodrumet e Gjykatës Themelore. Akoma nuk dihet për vlerën e dëmit të shkaktuar në hapësirat e arkivit të gjykatës. Mëngjesin e sotëm në terren janë parë ekipet e policisë dhe Prokurorisë Publike të cilët do të hetojnë për shkaqet e zjarrit. Mëngjesin e sotëm është denoncuar edhe për një zjarr të ri, por zjarrfikësit kanë konstatuar se bëhet fjalë për mbetje nga zjarri i njëjtë dhe është lokalizuar menjëherë. “Zjarri është shuar 99 për qind, por mbetemi të përkushtuar në kontrollin e situatës dhe jemi…

Lexo më Shumë

Komuna e Kisella Vodës do të duhet të paguajë 84 mijë euro për deponimin e paligjshëm të mbeturinave para deponisë “Drisla” në Shkup. Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski thotë se këtë veprim të kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, e ka marrë vesh përmes mediave dhe shton se inspektorët  e qytetit kanë qenë nën presion të madh për të ndëshkuar komunat, të cilat tri ditë më parë kanë pastruar mbeturinat nga rrugët dhe kontejnerët vetë. Gjorgjievski  paralajmëroi se gjobën do ta kontestojë në gjykatë dhe informoi se nuk ka nevojë për asnjë kontratë me deponinë  “Drisla” sepse ka pasur…

Lexo më Shumë

Propozimi për ndryshimet kushtetuese është dorëzuar në Qeveri dhe pasi do ta shqyrtojë në njërën nga seancat e ardhshme, por jo më vonë se fundi i këtij muaji do të dorëzohet në Kuvend, tha sot nga Vilnius kryeministri Dimitar Kovaçevski, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s. Në konferencën për shtyp Kovaçevski tha se ndryshimet kushtetuese nuk janë nën asnjë diktat, por janë pjesë e obligimeve të përcaktuara në Kornizën negociuese që u miratua në korrik të vitit të kaluar në Kuvend pa asnjë votë “kundër”. Duke komentuar deklaratat e liderit të opozitës, Hristijan Mickovski se po i ndalon…

Lexo më Shumë

Komuna e Strugës përmes faqes zyrtare në Facebook, kërkon nga mysafirët dhe turistët, të cilët freskohen në ujërat e liqenit të Ohrit apo Drinit të Zi, që të respektojnë rregullat e mirësjelljes dhe rendit publik, duke mos shfaqur lakuriqësi në vende dhe hapësira publike, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për respektimin e rendit publik, sidomos gjatë sezonit turistik veror, ndalohet ecja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës nëpër shëtitoren qendrore, nga Ura e Çarshisë deri në Tregun e Gjelbër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Strugës. Në rrethinën ku ndalohet lëvizja me rroba banje janë vendosur shenja adekuate. “Sjellja juaj…

Lexo më Shumë

Kusht i detyrueshëm, nga i cili Bullgaria nuk do të heq dorë, është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nënkryetarja Iliana Jotova ia ka treguar këtë Sekretarit Shtetëror për Çështje të Bashkimit Evropian të Mbretërisë së Suedisë, Christian Danielson, thonë nga kabineti i kryetarit të shtetit. “Ne presim që Shkupi realisht të zbatojë Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, si dhe dy protokollet e përbashkëta. Një vlerë themelore e Bashkimit Evropian është respektimi i të drejtave të njeriut. Aty ku nuk mbrohen të drejtat e njeriut, nuk ka Bashkim Evropian”, tha Jotova. Danielson falënderoi Bullgarinë për…

Lexo më Shumë

Gjatë dy ditëve të fundit, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, kanë realizuar aktivitete të intensifikuara, në kuadër të të cilave janë grumbulluar dhe transportuar gjithsej 1.130 tonë mbeturina komunale nga kontejnerët e vendosur në hapësira publike, si dhe nga koshat e destinuar për familje individuale. Nga ndërmarrja njoftojnë se janë larguar edhe 250 metra kub mbeturina nga rreth njëzet deponitë e egra që gjenden në të gjitha komunat e Shkupit. “Duke filluar nga ndërrimi i parë gjatë ditës së sotme, Higjiena Komunale – Shkup vazhdon me grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale në territorin e qytetit të Shkupit…

Lexo më Shumë

“Srebrenica – qyteti për të cilin e gjithë bota dëgjoi, por do të ishte më mirë të mos dëgjonte.” Kështu e filloi fjalimin e saj deputetja Sanella Shkrijel në mbledhjen e sotme të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, kushtuar përkujtimit të gjenocidit që ndodhi 28 vjet më parë në Bosnjë e Hercegovinë. Në fjalimin e saj, Shkrijel theksoi se në vetëm pak ditë, në korrik të vitit 1995, rreth tetë mijë boshnjakë u vranë vetëm pse ishin boshnjakë. “Nuk guxon të relativizohet. Srebrenica duhet të quhet me emrin e saj të vërtetë – gjenocid. Ata që planifikuan dhe realizuan këtë…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, thotë se zjarri që mbrëmë përfshiu Gjykatën Themelore në Kumanovë është vënë nën kontroll dhe se çfarë saktësisht ka ndodhur duhet të tregojë hetimet. “Sipas informacioneve të mia, të cilat i kam marrë nga ndihmës komandanti i zjarrfikësve të Kumanovës, gjendja është nën kontroll dhe në vend kemi automjete shërbimi, ende ka tym në vende të caktuara. Bëhet fjalë për një material shumë të ndezshëm që ndodhej midis magazinës së armatimeve zyrtare dhe magazinës së naftës që përdorej për ngrohje. Një operacion vërtet i vështirë, fillon diku në orën 01:30, tani është drejt…

Lexo më Shumë

Srebrenica nuk duhet t’i ndodhë asnjë populli, asnjë besimi dhe asnjë kombi, ky është mesazhi që u dërgua sot në përkujtimorin tradicional “Marshi për Srebrenicën” në Shkup. Marshi u mbajt si shenjë respekti dhe kujtimi për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. – Sot kujtojmë krimin e tmerrshëm, gjenocidin që u krye në vendin tonë amë, Bosnjë dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se tetë mijë boshnjakë. Në ato ditë u vranë edhe shumë boshnjakë, por masakra që ndodhi në Srebrenicë dhe që sipas gjykatës ndërkombëtare cilësohet si gjenocid është gjëja më e madhe dhe më e tmerrshme, prandaj kjo ditë…

Lexo më Shumë