Author: Jeta almakos

Të martën në seancë qeveritare do të vendoset për atë se a do të ketë prolongim të  fillimit të  vitit shkollor. Këtë për TVM e bëri të ditur ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, sipas të cilit propozimi që do të pranohet do të jenë  të mirën e procesit arsimor. Shaqiri potencoi se nevojitet  zgjidhje ligjore për të vendosur çdo vit në varësi të kushteve klimatike se kur është më e përshtatshme të fillojë gjysmëvjetori i dytë, por edhe viti shkollor. “Të gjitha propozimet do të diskutohen nesër në Qeveri dhe Qeveria do të vendos për një prej tyre. Mendoj se…

Lexo më Shumë

Pasditen e sotme në hapësirat e Kuvendit janë takuar kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ai i “Alternativës”, Afrim Gashi, si dhe nismëtari për formimin e lëvizjes së re politike, Izet Mexhiti. Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e zgjerimit dhe fuqizimit të frontit opozitar shqiptar. Ndryshe, Izet Mexhiti tani vepron në kuadër të një lëvizje të re politike pas shkëputjes nga BDI.

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka reaguar pas kritikave se kjo parti po heq dorë nga heqja e 20% nga Kushtetuta. “Këtë periudhë qarkullon nëpër rrjetet sociale një hamendësim se Aleanca për Shqiptarët është tërhequr disi nga kauza e saj për heqjen e 20%-it. Dua të deklaroj për të evituar çfarëdo lloj keqkuptimi apo supozimi se partia jonë e ka pasur prioritet dhe qëllim këtë ndryshim prej vitit 2018, dhe është krejt absurde të mendohet se kemi ndryshuar mendje! Ne jemi Aleanca për SHQIPTARËT dhe është paradoksale të heqim dorë nga stigmatizimi i emrit tonë. Shqiptarët nuk janë numra e…

Lexo më Shumë

Deputeti Bastri Bajrami në një prononcim për TV21 ka bërë të ditur se do të veprojë bashkërisht me Arjanit Hoxhën, i cili para pak minutash njoftoi se distancohet nga politikat e të ashtuquajturit “bllok opozitar”. “Ndaj të njëjtin mendim me Arjanit Hoxhën, këto dite do kemi paraqitje publike për të elaboruar qëndrimin tonë politik”, tha Bajrami për TV21.

Lexo më Shumë

Derisa Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Prokuroria Publike e Shkupit (PPP) po i vazhdojnë hetimet për zbulimin e autorëve dhe shkaqeve të djegies së një automjeti që shfrytëzohej nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, në publik po vazhdojnë debatet rreth pronësisë së këtij automjeti tash e tri ditë me radhë. Incidenti ka ndodhur të shtunën, më 22 korrik, në lagjen Çair para banesës ku jeton zëvendëskryeministri Grubi. Pas publikimit të lajmit në të gjitha mediat për djegien e veturës së Grubit, MPB-ja e konfirmoi incidentin, por edhe sqaroi se vetura e tipi Audi ishte në pronësi të një personi 35-vjeçar…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Lëvizjes BESA – Arjanit Hoxha, distancohet nga i ashtuquajturi bllok opozitar i Bilall Kasamit, Izet Mexhitit dhe Afrim Gashit. “Të dashur aktivistë, mbështetës, simpatizantë dhe gjithë ju që në këto vite keni qenë bashkë-udhëtarë në rrugëtimin tonë politik. Më lejoni që përmes këtij postimi t’ju njoftoj se nga sot distancohem plotësisht nga veprimet politike në të ashtuquajturin “bllok opozitar” duke vlerësuar se aktorët kryesor, bartës të kësaj nisme nuk kanë për qëllim rotacionin politik, por thjesht “lavazhin” e figurave politike të cilët jo shumë larg nga sot ishin pikërisht aktorë për mbajtjen gjallë të qeverisjes aktuale dhe parandaluan…

Lexo më Shumë

Nëpunësit policor  të ekipit të Kërkimeve nga   Departamenti për Çështje Kriminale Qendër dhe Bit Pazar sot e kanë privuar nga lriria S.A.(37) nga Shkupi. Nga MPB-ja informuan se ndaj tij është lëshuar fletarrest qendror për shkak të arratisjes nga Burgu i Kumanovës, ku ka vuajtur dënimin me burg prej 15 vitesh. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe do të dërgohet në INP për vuajtjen e dënimit.

Lexo më Shumë

Në lidhje me zjarret që përfshinë Greqinë, ju njoftojmë se deri më sot tre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë kontaktuar Ambasadën tonë në Athinë. Ato ndodhen në vend të sigurt, në ishullin grek të Rodosit, informuan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nga MPJ theksojnë se përfaqësitë diplomatiko-konsullore të Maqedonisë së Veriut në Greqi vazhdojnë të jenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Greqisë. Edhe një herë apelojmë që të shmangen udhëtimet turistike apo të tjera në zonat e rrezikuara. Për më shumë informacion janë në dispozicion numri SOS i MPJ-së 075/273-732 dhe telefonat…

Lexo më Shumë

Seanca e Komisionit për Çështje Evropiane kushtuar Projektligjit për tatimin e solidaritetit (me procedurë të shkurtuar) do të vazhdojë nesër. Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot pasdite e kritikuan propozimin me mendimin se Qeveria nuk ka të drejtë të vendosë taksa të reja për kompanitë që luftojnë të punojnë me ndershmëri. Deputetja Zhaklina Peshevska tha se që kompanitë të paguajnë në mënyrë solidare, Qeveria duhet të solidarizohet dhe jo siç tha ajo të “shpenzojë pa mëshirë”. “Kjo është një zgjidhje e nxituar dhe e papërpunuar sa duhet, e pavend. Kompanitë më fitimprurëse do të ndëshkohen, ata janë biznesmenët që mbushin buxhetin. Qeveria…

Lexo më Shumë

Nga qeveria nuk komentojnë informatat të cilat qarkullojnë në opinion se pronari i veturë së djegur që përdorej nga zëvendëskryeministri Artan Grubi është bashkëpronar i një kompanie që ka blerë hotelin Granit në Kodrën e Diellit e ndërkohë Graniti ka fituar një tender milionësh për rrugën Shkup- Bllacë. Këto të dhëna janë publikuar nga javorja Fokus e cila ka hulumtuar rastin e djegies së makinës, pronarin e saj dhe lidhjet e tij biznesore. Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, tha se nuk i takon ati të komentojë këto zhvillime. “Mendoj se Prokuroria themelore publike dhe Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit thanë se…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një prononcim në edicionin kryesor të lajmeve në Kanal 5 tha se e ka një supozim se kush qëndron pas zjarrvënies së automjetit të tij. Grubi tha se falëmnderon të gjithë kolegët qeveritarë, ministra, qytetarë dhe institucionet e vendit që po merren me zbardhjen e plotë të rastit. “Unë nuk kam hesape të hapura me askend. Nuk kam njollë për punë kriminale apo të ngjajshmë, pavarësisht se po shoh që po përflitet dhe hidhen akuza të cilat pres të dëshmohen. Unë mendoj se gjithë këto akuza kanë të bëjnë më tepër më ata që…

Lexo më Shumë