Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka qëndruar sot në komunën e Tearcës, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune Nuhi Neziri, kanë përuruar hapjen e zyrës juridike, e cila do t’u shërbejë banorëve të komunës se Tearcës pa pagesë. Lloga tha se edhe ne komunat tjera rural në Tetovë shumë shpejtë do të hapen zyra juridike fals. “Ne sot në vazhdën e angazhimit tonë, sot jemi në komunë e Tearcës, ku do të hapet zyra juridike falas. Dhe falë kryetarit dhe angazhimit të tij, ky shërbim do të jepet edhe në komunën e Teracës.”, – deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar…
Author: Jeta almakos
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Strugës disa objekte janë kapluar nga një zjarr i madh, ku janë djegur disa biznese private. Zjarri ka filluar në njërin prej objekteve e më pas janë përfshirë edhe 7 objekte të tjera në afërsi. “Jemi duke raportuar nga hyrja e qytetit, në vendin ku ndodhi zjarri, që kaploi objektet e disa bizneseve private. Zjarri ka filluar në orët e vona të natës, ndërsa është raportuar nga qytetarët kalimtarë. Ka pasur ndërhyrje të menjëhershme të zjarrfikësve. Sipas raportimit të policisë, zjarri ka nisur nga një objekt, që…
Në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë është gjetur dje në grua e mbytur. SPB Ohër kumtoi se pas ekspertizës së kryer është vërtetuar se bëhet fjalë për një grua 67 vjeçare nga Resnja. “Në SPB Strugë, dje në ora 15 e 25 minuta është paraqitur se, në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë, është vërejtur një trup i pajetë. Nga ekspertiza e kryer, është konstatuar se bëhet fjalë për F.S. (67) nga Resnja, sqaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski. Mjeket e Shtëpisë së Shëndetit dhe Ndihmës Urgjente nga…
Deputetët në vazhdimin e seancës së 120-të në Kuvend sollën vendim për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, në Republikën e Libanit.
Një burrë me armë ka qëlluar në drejtim të 47-vjeçarit B.R. në rrugën “Justinian Parë” në Draçevë. I dyshuari në këtë rast është N.E. (43), i cili akuzohet për tentim vrasje. Sipas informacioneve nga policia, të shtënat kanë ndodhur më 16 korrik, pas një debati të mëparshëm për shkak të prishjes së marrëdhënieve të ndërsjella. Viktima ka pësuar lëndime të rënda.
Profesoresha e njohur Ana Pavlovska-Daneva konfirmoi për “Pressing TV” se ka dhënë dorëheqje nga posti i shefes së delegacionit të Maqedonisë në GRECO. Ky është një organ kundër korrupsionit në Këshillin e Evropës në Strasburg, përcjell INA. Në vend të saj, Qeveria ka propozuar Besa Arifin, anëtare e komisionit për ndryshime kushtetuese, e cila është motra e ish-kryetares së Tetovës Teuta Arifi. Ana Pavlovska-Daneva tha se Qeveria tregon inerci dhe mungesë interesi për të ndërmarrë aktivitete për përmbushjen e rekomandimeve të shumta. “Po, e kam dorëzuar dorëheqjen në mars të këtij viti dhe deri më tani nuk kam asnjë informacion…
Nëse hetimet e Shërbimit evropian kundër mashtrimeve – OLAF rezultojnë me dyshime për aktivitete kriminale, ato lëndë do të përcillen në Prokurorin Publike dhe për atë rast presim që prokurori publik të marrë veprimet me kohë dhe ato veprime ne do t’i ndjekim me vëmendje, deklaroi sot në Manastir Dejvid Gir, shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të MIA-s. Ambasadori Gir konfirmoi se Shërbimi evropian kundër mashtrimeve (OLAF) me seli në Bruksel ka përgatitur rekomandime për institucionet evropiane dhe autoritetet e RMV-së në lidhje me keqpërdorimin e fondeve evropiane. “Kjo tregon…
Pasi debati ekspres dy orësh në Komisionin Parlamentar për Punë Kushtetuese, nuk çoi në ndryshim të qëndrimeve, partitë kryesore vazhduan të akuzojnë njëra-tjetrën për ndryshimet kushtetuese. LSDM theksoi se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski po bën gjithçka për të larguar Maqedoninë nga Bashkimi Evropian dhe se po punon për interesa të huaja. Socialdemokratët bënë akuza të tilla pasi Mickoski, ditë më parë komentoi miratimin e propozimit të qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën me 10 vota PËR dhe 7 KUNDËR. Ai tha shkurt: “Evropianët duhet ta shtyjnë agjendën evropiane, dhe ne do ta shtyjmë tonën, atë maqedonase”. “Ata thonë se janë…
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në Stamboll u takua me homologun e saj turk, ministrin e Mbrojtjes Nacionale Jashar Gjyler, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e Maqedonisë dhe Turqisë në Mbrojtje, sigurinë në Ballkan dhe përforcimin e sigurisë kolektive të Aleancës. “Bashkëpunimi i deritanishëm thuajse prej tri dekadave midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë na mundësoi të kemi një Armatë më të mirë, më të pajisur dhe më të fuqishme. Maqedonia e Veriut është e bindur në standardet më të larta të industrisë së Mbrojtjes turke, ndërsa dëshmi për këtë është edhe furnizimi i sistemeve të reja artilerike…
Si u bë lajm i një medie me politike editoriale kritike ndaj pushtetit një pëlqim në Fejsbuk i profesoreshës së njohur, Mirjana Maleska? Çfarë dëshmon praktika e anatemimit të njerëzve për një “like” në rrjet social? A është liri e shprehjes apo “liri” për të frikësuar ata që mendojnë ndryshe? A vërehen tendenca të njëmendësisë në sistemin e Maqedonisë së Veriut, i cili mëton të jetë plural dhe demokratik? Shkruan: ARTA TAHIRI Është bërë praktikë e përditshme që gazetarët në vend që lajmin ta kërkojnë dhe ta gjejnë në terren, atë e gjurmojnë në rrjetet sociale, duke publikuar statuse të personave…
Pas bllokadës së plotë të sotme për të mos lejuar sërish ekipet e Elektrodistribuimit të punojnë, banorët e Sllupçanit shkatërruan trafostacionet e furnizimit me energji elektrike dhe shkaktuan defekt të shkallës më të lartë, që la pa energji elektrike banorët e fshatit dhe më gjerë, njoftojnë nga EVN. „Fshati kumanovar Sllupçani dhe fshatrat tjera përreth Orizare, Vaksincë, Aleshevcë, Runicë, Izvor dhe Bellanovce akoma përballen me ndërprerje të furnizimit për shkak të defektit serioz“, konfirmuan nga EVN Maqedoni. Kjo është hera e dytë që një defekt i kësaj shkalle në Sllupçan shkakton ndërprerje të furnizimit me energji elektrike edhe në fshatrat…
Banorët e Sllupçanit nuk i lejuan punonjësit e EVN-së që të fillojnë punët me modernizimin e përçuesit elektrik në këtë vendbanim. Sapo kanë vërejtur ekipet e EVN-së, disa nga banorët janë tubuar dhe e kanë penguar punën e tyre. Më pas ata bllokuan rrugën e hyrjes së fshatit. Alsat qëndroi në hyrje të fshatit dhe kërkoi qëndrim nga banorët por disa nga banorët u afruan disa herë duke na kërcënuan që të largohemi. “Mere kamerën shko, aj shko si medium mos na bëjë propaganda. Mshele se po na bëjë ndonjë “bagatellë”. “Mbylle shko. Si të bërtas me zë 100 vijnë…

