Pa zbatimin e reformave të nevojshme, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të fillojë realisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përfshirja e bullgarëve dhe e pjesëve të tjera të kombeve në Kushtetutë është pjesë e propozimit francez, i cili është një propozim evropian. Këto janë kushtet dhe të dyja palët i kanë pranuar, askush nuk po vendos kushte shtesë. Kështu ka deklaruar për BGNES deputeti i Parlamentit Evropian nga grupi “Rinovo Evropën”, Ilhan Kyçyk. Në Maqedoninë e Veriut duhet të fillojë debati i vështirë për ndryshimet kushtetuese për të filluar hapja reale e të gjithë kapitujve,…
Author: Jeta almakos
Pensionistët nga Shkupi kanë protestuar të mërkurën para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke iu bashkuar pensionistëve të qyteteve tjera që tashmë disa ditë shprehin revoltën e tyre duke kërkuar rritje të pensionit minimal, respektivisht kërkojnë rritje të pensionit për 3. 500 denarë dhe jo rritje për 6 për qind ashtu siç ka paralajmëruar Qeveria. Gjatë protestës ata thanë se me pensionin minimal prej 12.000 denarësh nuk mund të jetohet, pasi është rritur kostoja e jetesës, faturat e energjisë elektrike dhe të ujit janë më të larta, si dhe janë rritur shpenzimet për ushqim. Pensioniste “Pensioni aktual nuk plotëson as…
Pas largimit të Armend Mehajt nga pozita e Ministrit të Mbrojtjes, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka emëruar menjëherë në këtë detyrë Ejup Maqedoncin. Por kush është njeriu që do të drejtojë me Ministrinë e Mbrojtjes në më pak se gjysmën e mandatit të qeverisë Kurti 2. Ejup Maqedonci ka lindur më 9 maj 1977 në Prishtinë ku edhe është rritur. Në vitin 1996, ai ka migruar në Zvicër ku ka jetuar rreth dy vite. Me të ngjarë sulmi në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998, Ejup Maqedonci ishte kthyer në Shqipëri më 18 mars 1998, ku pas…
Koloneli Ejup Maqedonci u emërua këtë të martë si ministër i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës nga kryeministri Albin Kurti. Emërimi i tij në ministrinë e rëndësishme në Kosovë erdhi pas dorëheqjes së ish-ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj. Maqedonci ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe doli në pension të parakohshëm në korrik të këtij viti. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit. Më pas, ai u bë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe ka shërbyer për një dekadë si komandant i batalionit për kërkim-shpëtim. Maqedonci më pas…
Masakra e njohur si e Gazi Babës, e njohur me emrin “tradhëtia e madhe” vazhdon të jetë një enigmë që nuk është zbardhur deri tani, edhe ate 22 vite nga mesnata e 7 gushtit 2001, kur forcat speciale maqedone vranë në pritë në një shtëpi në Shkup, Lefter Koxhaj i njohur si komandant Teli i UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tij. Komandant Teli dhe pesë bashkëluftëtarët e tij u vranë më 7 gusht 2001 në një shtëpi në lagjen e Gazi Babës në Shkup, vetëm tre ditë pas vendosjes së armëpushimit mes UÇK-së dhe forcave maqedonase të sigurisë, përcjell INA. Atëkohë…
Për shkak të një defekti në gypin e ujësjellësit prej f – 200 mm në rr. “Nikolla Maleshevski” nr.24, nesër pa ujë do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “Nikolla Maleshevski”, si dhe një pjesë e rr. “Brigada maqedono-kosovare” në Komunën e Çairit. Nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi informojnë se ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë prej orës 13:40 deri në mënjanimin e defektit.
Presidenti Stevo Pendarovski, si komandant suprem i forcave të armatosura të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut i dha urdhër shefit të Shtatmadhorisë së Armatës të ndërmerren masa për përgatitje të kontigjentit të ushtarëve dhe mjeteve materiale-ushtarake të cilat së shpejti do të niseshin drejt Republikës së Sllovenisë për të ndihmuar në përballjen me pasojat nga vërshimet katastrofale të cilat e goditën vendin. Siç ceket në kumtesën e Kabinetit të shefit të shtetit, presidenti Pendarovski paraprakisht në bisedë me presidenten sllovene, Natasha Pirc-Musar shprehi keqardhje dhe ngushëllime për Slloveninë dhe të gjithë banorët e saj për humbjet dhe dëmet…
Ish zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa tani prijës i lëvizjes së re politike PDE sonte ka takuar bashkëmendimtarët e tij në Tetovë së bashku me Valon Belën, shkruan Top24 Burime brenda grupit të Arjanit Hoxhës thuhet se së shpejti kësaj iniciative i bashkangjiten edhe eksponent të Lëvizjes Besa në Tetovë, shkruan Top24 “Nisma për Partinë Demokratike Evropiane merr kuptimin e plotë kur bashkmendimtarët nga Tetova bëhen pjesë e këtij rrugëtimi. Na priftë e mbara!” shkruan Hoxha. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0WaTDmjYWjwYkG4352yRqDfdGUk5hvWN5GuM2x2zQKBnUGUKT6Q33FNSBRTJp1LH1l&id=100031858852198&mibextid=Nif5oz
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është optimist se ndryshimet kushtetuese do të miratohen dhe se qëllimi fillestar i Qeverisë ka qenë muaji nëntor, por që afati real është dita e fundit e mandatit të këtij Parlamenti. “Jam optimist se do të bëhet. Sigurisht që qëllimi fillestar është deri në nëntor, sepse atëherë ka një kalendar administrativ shkaku i skriningut, por afati real është dita e fundit apo mandati i këtij Parlamenti, pra deri në zgjedhjet e ardhshme. Dhe deri në ditën e fundit do të punojmë për të ofruar mbështetje, duke konsideruar se nuk ka argumente kundër. Mendoj…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, duke komentuar deklaratat e Izet Mexhitit për formimin e subjektit të ri politik, tha se këtë lëvizje politike nuk e sheh si rrezik për partinë e tij. – Nuk e shoh aspak si rrezik. Ne kemi strukturat tona. Ne mbulojmë të gjithë territorin e vendit ku jetojnë shqiptarët, kështu që tani për tani nuk shoh ndonjë rrezik, secili ka trajektoren e tij në politikë, tha Taravari në një deklaratë për mediat pas ngjarjes ku u ndanë diplomat për personat me karakter të veçantë. nevojave dhe njerëzve të…
Kreu i opozitares VMRo-DPMNE, Hristijan Mickoski ka reaguar sot përmes rrjetit social “facebook”, në lidhje me akuzat që i bëhen kreut të Komunës së Koçanit. Sipas Mickoskit, MPB-ja e Spasovskit dhe Kovaçevskit kanë zbuluar një krim “të madh”. Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, sipas Mickoskit, është akuzuar se ka emëruar kandidatin e vetëm që ka aplikuar për postin e drejtorit të shkollës fillore. “Pra nuk është tender, nuk është marrëveshje private, por vendim për të emëruar një drejtor që nuk ishte në favor të qeverisë. Meqë ra fjala, më duhet të përmend se nuk ka asnjë kallëzim penal…
Më 11 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tetovë, transmeton TV21. Si shenjë mirëpritjeje, Komuna e Tetovës në krye me Bilall Kasamin do të organizojnë koncert i cili do të mbahet në “Sheshin Iliria”, me fillim prej orës 20:30. Fjalim në koncert do të mbajnë Kurti dhe Kasami, ndërkaq të pranishmit do të argëtohen edhe me muzikën e grupit legjendar, Elita 5, me vallen e pjesëtarëve të Shoqërisë Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri”./TV21

