Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar të premten që punimet për ndërtimin e një rruge që e lidh Prizrenin me Tetovën, të nisin sa më shpejt. Duke folur gjatë një vizite për përurimin e riemërimit të një rruge më 11 gusht në Maqedoninë e Veriut, Kurti tha se rruga Prizren-Tetovë do ta ndihmonte dukshëm zhvillimin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. “Aksi që e lidh Prizrenin me Tetovën është marrëveshje mes dy qeverive tona, nga mbledhja e përbashkët, e nënshkruar nga dy kryeministrat, pra nga unë dhe nga homologu maqedonas [Dimitar] Kovaçevski. Andaj, dëshirojmë që ky studim fizibiliteti të…
Author: Jeta almakos
Sot (10.05.2023) rreth orës 16:45, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup dhe nga Njësiti policor për intervenim në Shkup, kanë privuar nga liria I.J.(36), E.D.(36) dhe M.R.(37), të gjithë nga fshati Studeniçan i Shkupit, përcjellë Klan M. Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm janë arratisur nga Burgu Idrizovës ku po vuanin dënimin . Gjegjësisht, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, të tre janë vërejtur në fshatin Lisiçe me veturë të tipit “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit. Ata nuk janë ndalur në tabelën e ndalimit të dhënë nga punonjësit e policisë dhe kanë vazhduar lëvizjen…
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një kafiteri në Skenderaj, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur. Më saktësisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt rreth orës 01:21. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi…
Qendra për Menaxhim me Kriza vazhdon të hetojë personin e zhdukur nga fshati Tenovë të Komunës së Bërvenicës. Siç njoftojnë nga QMK-ja, në terren ndodhen dy punonjës të QRMK Tetovë, 5 persona nga NJTKZ Tetotë, tre policë nga SP Zhervojan, tre persona nga Komuna e Bërvenicës si dhe kryetari i komunës dhe një zhytës. “Për zbardhjen e drunjve që ndodheshin në Lumin Vardar u angazhua një eskavator në pronësi private. Drunjtë e rënë u hoqën anash lumit në fshatin Tenovë dhe u intervenua te diga e fshatit Radiovcë. Dy zhytës kërkuan në lum. Supas të dhënave të deritashme trupi ende…
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa” ka folur në lidhje me turizmin në Shqipëri, pas postimit të fotos në rrjete sociale në lidhje me ardhjen e shumtë të tursitëve italianë në Shqipëri. Fillimisht ai shpjegon fenomenin e titullit “Maldivet e Mesdheut” të përdorur në mënyre frekuente për të përshkruar Shqipërinë, duke thënë se kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. “Ne po ecim në gjurmët që ka përshkuar vendi juaj (Italia). Por kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Kemi pasur një rritje prej 35% të turistëve, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni. Në fillim…
Ditëve të fundit janë shtuar vrasjet në Kosovë nëpër kafiteri të ndryshme. Për këtë Policia përmes planit operativ “Goditja”, ka shtuar patrullimit gjatë natës sidomos nëpër zona urbane. Përmes një njoftimi të enjten, Policia ka treguar për rezultatet e këtij plani operativ, që nisi dy ditë më parë Gjatë këtyre ditëve janë konfiskuar 19 armë, por ka pasur edhe arrestime e kontrollime. Më poshtë rezultatet nga Policia rreth këtij plani operativ: Vazhdon zbatimi i Urdhrit Operativ ‘GODITJA’ Gjatë dy ditëve (netëve) të zbatimit të Urdhrit Operativ ‘GODITJA’, i cili si qëllim kishte shtimin e aktiviteteve/patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane,…
Zhvillimet e fundit me degën e Alternativës në Tetovë ka ngritur dyshimin nëse partia e Afrim Gashit do të humb edhe deputetin Hysni Ismaili, i cili i doli në krah kryetarit të Degës së Tetovës Dritan Bexheti, të cilin partia e ka shkarkuar. Ismaili thotë se arsyetimet që ishin dhënë në vendimin për shkarkimin e Bexhetit ishin të paarsyeshme dhe shumë të dobëta. “Unë edhe më herët thash se aty ceket ndër pikat tjera se ai ja paska bllokuar organet e partisë së Degës së Tetovës, se ka bërë mallverzime, se e ka njollosur prestigjin e partisë ashtu që mendoj…
Prokurorja Fatime Fetai ngarkohet me dy procedura disiplinore, njëra për bashkëpunim me gazetarin e akuzuar Marjan Dokaz dhe e dyta për sjellje joprofesionale. Siç ka mësuar “Makfax”, përveç Fetait, dy procedura të tilla disiplinore janë edhe për një prokurori të dytë, Sasho Rajçev. Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore do të shqyrtojë provat e paraqitura. “Komisioni Disiplinor nuk ka marrë vendim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve të përmendur”, kanë thënë për “Makfax” nga Prokuroria.(INA)
Ish-nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha kumtoi në Fecebook se i ka mbledhur nënshkrimet për regjistrim të partisë së tij të re – Partisë demokratike evropiane. “përfundoi me sukses grumbullimi i nënshkrimeve për regjistrim të Partisë demokratike evropiane. Pafundësisht mirënjohës ndaj të gjithë themeluesve për përkushtimin dhe vullnetin e tyre për të hapur faqe të re të veprimit politik. Me fat!”, shkroi Hoxha në Facebook. Hoxha kohë më parë e paralajmëroi promovimin e partisë së re për të shtunën, një ditë para shënbimit të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Partia e Izet Mexhitit nga “të zjarrtit”, për të cilën ai…
A thua vallë me përdorimin e përditshëm të retorikës acaruese ndërpartiake afrohen pozicionet e dy kampeve rreth procesit të ndryshimeve kushtetuese? Edhe pse si pushteti ashtu edhe opozita bëjnë thirrje për unitet dhe konsensus në rrugën drejt BE-së, sulmet dhe akuzat e ndërsjella vazhdojnë dhe debatet deri tani nuk kanë dhënë fryte. Sipas analistit Bojan Kordalov, megjithatë, zgjidhja është e mundur. “Proverba që thotë “para se të agojë, është më errët” në politikën ballkanike është më e përdorura, të paktën këtë e tregon përvoja, dhe pikërisht në momentet kur partitë politike përhapin retorikën më të tensionuar, do të thotë se…
Ndoshta tani është më e pranueshme që të kërkohet nivelim të pensioneve se sa rritje lineare, i tha TV21 Ilija Nikollovski, kryetar i Partisë së pensionistëve. Ai zgjidhjen po e sheh në sjelljen e ligjit për pension minimal. Nikollovski dyshon se prapa protestave ka ndikim politik. “Rritjen lineare që ata e kërkojnë, një model i tillë në botë nuk ekziston, nuk ka bazë ekonomike e as juridike modeli që e kërkojnë ata. Kjo do të thotë se pensioni nuk është dhuratë por është kategori ekonomike. Kjo kërkesë nuk ka bazë ekonomike, as juridike e as logjike, që do të thotë…
Pas reagimeve nga Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike në lidhje me deklaratën e kreut të ASH-së, Arben Taravari, i cili e qaujti derivat të BDI-së frontin opozitar, kanë reaguar sërish nga ASH. Nga kjo parti thonë se s’kanë qenë, s’janë dhe s’do të jenë kurrë derivat i BDI-së. “Na mbetet vetëm ta përsërisim se partitë tjera aktuale janë derivate të BDI-së, ndërsa Aleanca për Shqiptarët s’ka qenë, s’është dhe s’do të jete kurrë”, thonë nga ASH.

