Author: Jeta almakos

Arbër Zajmi: Halil Snopçe deputeti i parë shqiptar që i bashkangjitet letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë në mbështetje të Kosovës Në një postim në rrjetin social Facebook, Arbër Zajmi nga Levizja Vetvendosje tregon se ka marë konfirmimin nga Alicia Kearns, se deputeti i Aleancës për Shqiptarët në parlamentin e RMV-së, Halil Snopçe është deputeti i parë shqiptar që i bashkangjitet letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë në mbështetje të Kosovës e kritike ndaj Serbisë. “Thirrje për deputetët që e kanë ende një fije ndërgjegje kombëtare. Sot erdhi konfirmimi nga Alicia Kearns se deputeti i parë shqiptar që i bashkangjitet…

Lexo më Shumë

Një ditë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili shprehu interesim për fillimin sa më të shpejtë të projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren nuk ka asnjë reagim nga institucionet vendase. Drejtori i Rrugëve shtetërore Ejup Rustemi, i kontaktuar nga Alsat, na tha se ndodhet jashtë vendit dhe nuk morëm as përgjigje me shkrim për pyetjet e nisura; kur do të fillojë realizimi i projektit, sa pritet t’i kushtojë vendit, a ka vonesa në fillimin e punëve dhe cilat mund të jenë pengesat eventuale që mund të zvarrisnin realizimin. Kryeministri Kurti dhe zv.ministri i Qeverisë së tij…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në ngjarjen e shënuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore Kombëtare të Shqiptarëve – Shkup, me rastin e 111 vjetorit të çlirimit të Shkupit dhe promovimi i pullës postare me figurën e Hasan Prishtinës në 150 vjetorin e lindjes së tij. Ahmeti në fjalimin e rastit u shpreh se historia shqiptare ka figura të shquara për atdhetarizëm, ndaj përjetësimi i figurës së Hasan Prishtinës në pullë postare ështe vendim që na bën krenar të gjithëve. Ahmeti shtoi se arkivat flasin se kush janë dhe çfarë bënë nder vite intelektualët shqiptarë për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Tetovë tha se atje s’ka shkuar për qëllime partiake, por për vizitën e cilësoi si kombëtare. Kurti vizitoi Tetovën dhe Çairin, dy komuna që udhëhiqen nga kryetarë opozitarë, por tha se ai atje shkoi për shkak të ftesës që ka marrë nga ata. Në një intervistë për televizionin lokal “Koha TV”, Kurti u pyet edhe për raportet e tij me Ali Ahmetin e Edi Ramën. “Kemi raporte korrekte, raporte të mira. Është çështje e përgjegjësive institucionale që kemi, por edhe politike e kombëtare, por kjo s’do të thotë që nuk kritikohemi ose…

Lexo më Shumë

Partia Politike e themeluar nga Izet Mexhiti e që do të quhet Lëvizja Demokratike, ka caktuar për ditën e diel zhvillimin e Kuvendit Themelues ku pritet të zgjidhen organet partiake, përcjell KlanM. “Mbajtja e Kuvendit themelues të Lëvizjes Demokratike erdhi pasi ditë më parë në afat rekord u mblodhën nënshkrimet e nevojshme për regjistrimin e partisë. Qindra bashkëmendimtarë të Izet Mexhitit ishin mbledhur ditë më parë në zyrat e noterëve për të dhënë firmën e tyre për Lëvizjen që premton ndryshimin pozitiv për shqiptarët në RMV. Nga ana tjetër Lëvizja Demokratike tanimë ka përzgjedhur edhe logon partiake përmes konkursit publike,…

Lexo më Shumë

Ish nënkryetari i Lëvisjes Besa, Arjanit Hoxha, sot edhe zyrtarishtë prezantoi partinë e tij të re, e cila do të quhet  Partia Demokratike Evropiane. Hoxha tha se kjo parti do të përfaqësohet edhe në Kuvend me një deputet, pasi edhe deputeti Bastri Bajrami i është bashkangjitur Arjanit Hoxhës në këtë rrugëtim. Huxha tha se sfida e parë e partisë së re PDE,  janë  ndryshimet kushtetuese. ARJANIT HOXHA,KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE EVROPIANE “Para nesh është sfida e ndryshimeve kushtetuese të cilat ne do duam që të kalojnë ngase e hapin derën për integrim në BE. Në rast të skenarit që këto…

Lexo më Shumë

22 vite pas masakrës së Lubotenit, plagët e atyre ngjarjeve janë akoma të freskëta tek banorët, e veçanërisht tek familjet që kanë pasur edhe viktima në njerëz. Futja e forcave policore në mëngjesin e 12 gushtit tw vitit 2001 në këtë fshat, i shkëputi ata nga rutina e punëve të përditshme që bënin edhe atë mëngjes, për të mos u kthyer më në gjendjen e më parshme. Mes frikës, tmerrit dhe memorieve të këqija, mbetet i paprekshëm kujtimi për 10 viktimat që humbën jetën 22 vite më parë. Për çdo vit fshatarët dhe drejtuesit e bashkësisë lokale kujtojnë përvjetorin e…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku sot gjatë ditës ka vizituar disa fshatra të komunës së Tetovës. Ndërsa, për të në mbrëmje u bë e ditur se është organizuar një koncert në këtë komunë. Në këtë koncert ku po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve, jo gjithçka është duke shkuar mirë. Vetë pak minuta më parë, sipas TV21, stafi i sigurimit ka ndaluar një qytetar i cili siç raportohet është përpjekur t’i afrohet kryeministrit Kurti. Pas pengimit nga sigurimi, i njëjti ka rezistuar me çka ka sjellë eskalimin e…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dërguar porosi të qartë deri te kreu i Maqedonisë së Veriut, që të qëndrojë sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe sa më larg Serbisë, transmeton TV21. Kjo siç tha Kurti, për arsye se kjo qasje do t’i siguronte Maqedonisë së Veriut anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe siguri në Ballkanin Perëndimor. “Maqedonia e Veriut sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, e sa ma larg Serbisë e cila nuk po distancohet as nga Millosheviçi e as nga Putini, do të jetë aq më afër anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe…

Lexo më Shumë

Sot në Prizren, pas namazit të xhumasë, është ftuar një protestë kundër DokuFestit. Thirrjes për protestë i ka bërë jehonë Besim Berisha, kryetar i BIK-ut në Prizren. Në lidhje me këtë protestë, ka reaguar edhe analistja dhe aktivistja Zana Avdiu. Ajo ka shkruar se të gjithë energjinë shoqëria e fokuson në shtypjen e tjetrit. “Nje hoxhe nga Prizreni paska thirre proteste kunder DokuFestit. Me kane me thirre kunder dhunes, vrasjeve, kunder shtypjes e diskriminimit, ma mire ish kane.” – shkroi ajo.

Lexo më Shumë

Ende nuk ka raport zyrtar mbi arratisjen e tre të të burgosurve në burgun e Idrizovës, ndërkaq drejtori i këtij burgu, Zoran Jovanovski shprehet se hetimi po vijon. “Procedura po vijon dhe në fund do të vërtetohet saktë se si janë arratisur tre të burgosurit. Më pas do të japim deklaratë zyrtare. Këto persona që u arratisën pjesën më të madhe të dënimit e kanë mbajtur dhe ndodhen në repartin e hapur ose repart që ka kushte më liberale dhe kanë të drejtë të shfrytëzojnë fundjava”, u shpreh Jovanovski i cili shtoi se tre të burgosurit kanë qenë të angazhuar…

Lexo më Shumë

Sot, rreth orës 02.40 të mëngjesit në SPB-në e Shkupit është raportuar se në komunën e Sarajit, pas një keqkuptimi në një festë ditëlindjeje është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik mes shtetasve N.I.(64), D.I. .(35), D.I.(41), E.I.(28), A.I.(66) familjarë të një fëmije të mitur dhe nga tjetër të afërmit e tyre J.E.(43), A.I.(23), D.I.(41), J.I.(18), A.I.(21), J.I.(19), Z.I.(38), të gjithë nga Saraji. Konfrontimi fillimisht ka qenë verbal, ndërsa më pas ka degjeneruar në dhunë fizike ku janë përdorur edhe sende të forta dhe për pasojë disa persona janë lënduar lehtë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia…

Lexo më Shumë