Author: Jeta almakos

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot u takuan me fëmijët në përkujdesje të shtëpisë së vogël grupore në Shkup. Kovaçevski dhe fëmijët diskutuan për sfidat shkollore dhe të përditshme me të cilat ballafaqohen, të ardhmen e tyre, si dhe ndryshimet pozitive që kanë bërë shtëpitë e vogla grupore për risocializimin e tyre. Fëmijët ndanë momente të bukura familjare me Kryeministrin, duke theksuar se të gjithë ata që janë vendosur këtu së bashku me edukatorët e tyre funksionojnë si një familje, duke marrë përkujdesjen dhe mbështetjen e duhur. Formimi i shtëpive të…

Lexo më Shumë

Para ambasadës se Serbisë në Shkup është mbajtur një protestë kundër kërcënimeve të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës. “Të mos harroj Vuçiq se shqiptarët kanë një gjuhë një histori dhe një flamur që do ta mbrojnë deri në fund. Kërkojmë nga KFOR dhe Euleks që të veprojnë në ruajtje të sovranitetit, lëvizjes së lirë në bashkëpunim me ushtrinë dhe policinë e Kosovës”, tha Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politikë, për të shtuar se Vuçiq serbët e Kosovës i përdor si vegël për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. “Edhe kjo kopje e shëmtuar e Putinit…

Lexo më Shumë

Në pranga përfunduan Erisa Fero 28-vjeç, Likë Basha 32-vjeç dhe një 17-vjeçar. Ndërkohë u shpallën në kërkim dy persona të tjerë nga fshati Piskupat i Pogradecit. Të ndaluarit po lëviznin me një makinë tip “Volksëagen” që drejtohej nga e reja Erisa Fero, punonjëse e një institucioni shtetëror ndërsa kanabisin e kishin fshehur në pjesën e bagazhit. Ata u kapën në qafë thanë pas informacioneve se nëpërmjet zonës së fshatit Lin do të trafikohej lëndë narkotike drejt Maqedonisë së Veriut. Nga hetimet e kryera rezulton se zyrtarja Erisa Fero së bashku me dy të akuzuarit e tjerë kishin kryer transportin e…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Kosovës janë më të lumturit në Ballkanin Perëndimor dhe të 32-tit në botë, sipas Raportit të Lumturisë në botë për vitin 2022. Sipas raportit, nga vendet e rajonit, pas Kosovës renditet Serbia e 43-ta, Bosnja & Hercegovina e 67-ta, Mali i Zi i 75-ti, Maqedonia e Veriut e 89-ta dhe Shqipëria e 90-ta. Për të përcaktuar vendet më të lumtura në botë, ekspertët analizuan të dhënat gjithëpërfshirëse nga 149 vende, duke ndjekur në mënyrë specifike performancën në gjashtë kategori. Kategoritë janë prodhimi i brendshëm bruto për politika sociale, jetëgjatësia, liria për të bërë vetë zgjedhjet në jetë, bujaria e…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka punësuar bashkëshorten e tij në Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, e cila është në kompetencë të drejtpërdrejtë të Qeverisë. Është e punësuar si bashkëpunëtore e lartë për zhvillimin e projekteve në sektorin e zhvillimit të projekteve dhe komunikimit me organizatat joqeveritare. Ministri i Financave Fatmir Besimi ka dhënë pëlqimin për punësimin e saj, njofton portali express.mk, nga ku kanë publikuar edhe dokumentet e punësimit. I pyetur për përgjigje, ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Admirim Aliti (Alternativa), thotë se qeveria punëson gjithmonë në bazë të meritës, ndonëse është hera e parë…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ka njofuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 59 vjeçar nga Tetova, në makinën e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar 2 thasë me cigare, disa prej tyre pa banderola. “Me datë 28.12.2022 në ora 17:30 në kryqëzimin e bulevardit “Iliria” dhe “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, zyrtarë policorë nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor-Tetovë kanë ndaluar personin I.A. (59) nga Tetova. Gjatë kontrollit në veturën e tij “Mercedes” me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, janë gjetur dy thasë me cigare me dhe pa banderola për të cilat…

Lexo më Shumë

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbrëmë në seancë urgjente të jashtëzakonshme, menjëherë pas përfundimit të seancës së rregullt, e votoi pikën për ndarjen e subvencioneve për Ndërmarrjen Qarkulluese Publike – Shkup për vitin 2023. Pas përfundimit të seancës së rregullt të Këshillit, menjëherë u thirr seancë e jashtëzakonshme, në të cilën nga 39 këshilltarë të pranishëm, 32 votuan për miratimin e pikës për ndarjen e subvencioneve për NQP Shkup për vitin 2023.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në takim me gazetarë, të fundit për këtë vit nuk ka thënë se kur do të fillojë procedura për ndryshime kushtetuese, duke theksuar se ai si kryetar i komitetit amë, është gati sapo të marrë propozimin ta fillojë këtë procedurë. Për zgjedhje të mundshme të parakohshme në pranverë në favor të ndryshimeve kushtetuese, Xhaferi mendon se duhet parë interesimi i procesit. Xhaferi nuk është përgjigjur se kur do të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese dhe thotë se nuk ka pasur nevojë për një takim të drejtpërdrejtë mes kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit për të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë Propozim-buxhetit elaboroi Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2023 që është përgaditur sipas ligjit dhe është 1.257.300.000 denarë. “Buxheti për kryetarim e Komunës së Gostivarit në vitin 2017 ka qenë 15.150.000 denarë, ndërsa sivjet është 8.230.000 denarë ose 45.6%% më pak se viti 2017. Prej këtyre mjeteve, 10% do të ndahen për kategoritë e rezikuara sociale”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Taravari shtoi se gjatë vitit 2022, realizimi i buxhetit në komunës ishte 96.5 për qind. Buxheti është përgaditur në bashkëpunim me punonjësit e komunës, qytetarët, OJQ-të…

Lexo më Shumë

“Më mirë është të punohet në ndryshimin e Kushtetutës dhe pastaj të diskutojmë për zgjedhjet dhe të mbahet përkushtimi strategjik, sepse qytetarët. “Më mirë është të punohet në ndryshimin e Kushtetutës dhe pastaj të diskutojmë për zgjedhjet dhe të mbahet përkushtimi strategjik, sepse qytetarët duan të jenë në BE, ndërsa Mickoski nuk duhet ta neglizhojë këtë”, tha zv. kryeministri Mariçiq. Mariçiq për “Sitel” sqaroi se ne nuk mund të hyjmë në BE ekskluzivisht me kushtet tona dhe se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të rrezikojë në asnjë mënyrë identitetin tonë. “Nëse i shikojmë gjërat në mënyrë racionale, përfitimet…

Lexo më Shumë

Gjatë periudhës së ardhshme duke llogaritur edhe natën e Vitit të Ri, si dhe javën e parë të vitit 2023, do të vazhdojë moti stabil me diell, veçanërisht në vendet më të larta dhe mallet. Nëpër luginat e lumejve, kryesisht rrjedhës së lumit Vardar, sic percjell KlanM, do të paraqitet mjegull e dendur dhe vranësira të ndryshueshme, me cka edhe ajri do të jetë dukshëm I ndotur. Temperaturat do të shkojnë deri në 0 gradë, kurse ato të ditës do të jenë të larta, kryesisht gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme. Tempreraturat maksimale do të shkojnë nga 10 deri 17…

Lexo më Shumë

Ivan Xholev u rizgjodh kryetar i Gjykatës Penale. Ai ishte i vetmi kandidat i paraqitue për këtë pozicion.  Ky është mandati i dytë i Xholevit, i cili ishte ushtrues detyre për më shumë se gjashtë muaj.  Këshilli Gjyqësor e zgjodhi pasi fitoi pikët maksimale në vlerësimin nga Komisioni. Xhilev u zgjodh për herë të parë për kryetar në vitin 2017.  Sipas anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ai ka njohuri dhe ekspertizë për këtë pozitë dhe është zgjedhur unanimisht.

Lexo më Shumë